Durrës, 14 Maj 2020:
PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRRESA SHQIPTARE” I AUTORIT SHABAN BRAHA, Nr. 7
Viti 1918
Në një evidencë të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës jepen të dhëna për mizoritë sërbe në dhjetor 1918:
Më 2.12.1918 në Voksh u plaçkitën 18 bagëti të trasha. (f. 258)
Imer Bakës, Kamber Elezit, Daut Elezit iu grabitet me dhunë, me rrahje, pasuri në vlerën 23000 korona. (f. 258)
Ismail Hoxhën në Libozhdë e lidhin, e rrahin dhe i rrëmbejnë 18000 korona pasuri. (f. 258)
Adem Imerin në Lubeniq, e lidhin, e rrahin dhe i rrëmbejnë 20000 korona pasuri. (f. 258)
Në Poçest të Pejës masakrojnë një plak 80 vjeç dhe një djalë 12 vjeç. (f. 258)
Bajram Ramës në Lubozhdë i plaçkitin 16000 korona pasuri. (f. 258)
Mahmut Alisë në Muzhevinë, 13000 krona. (f. 258)
Ilustrimi © Pashtriku.org
Te Tafë Zymeri dhunojnë burra e gra dhe marrin 6000 korona të holla dhe 22000 korona mall. (f. 258)
Te Ukë Musa marrin 19000 korona mall. (f. 258)
Te Murat Bajrami marrin 7000 korona. (f. 258)
Nga 17.12.1918 deri më 31.12.1918 sërbët plaçkitën 346000 korona pasuri dhe 20000 krerë bagëti. (f. 258)
(Gj. D. Shënim: Bota i quan Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, dy shtetet ekonomikisht më të prapambetur. Por a i di shkaqet bota dhe sidomos Evropa?!)
“Vrasjet ishin në plan të parë dhe të vazhdueshme.
Më 21.12.1918 sërbët vranë 4 mërturas, i nxorën nga burgu i Gjakovës, i grinë afër qytetit, burgosën dy djem, Kolë Çetën dhe Lazër Çetën, vranë Jonuz Halilin e Tomofcit në Llukavc, Ali Shabanin e Vrellës e mbytën, kufoma e tij u gjet në një llugë pas dhjetë ditësh”. (f. 258)
“Më 2 dhjetor 1918, kur protestohej në Konferencën e Paqes në Paris, theksohej se forcat malazeze në Podgoricë (Podgorica në atë kohë nuk ka qenë kryeqytet i shtetit malazias, Gj. D.) pa përjashtuar as gra, as fëmijë, rrahën me rreptësi krejt popullsinë myslimane dhe bënë këta akte barbarë:
Vranë me pushkë dhe therën me thika 11 vetë, ndër këta edhe gruan Hatixhe Lumahin, plagosën Sanije Shabën e Islam Delasin, ndërsa Pashkë Llukaçevin e torturuan tue ia vu kambët në zjarr. Plaçkitën e grabitën teshat e pasuninë që gjetën nëpër shtëpia dhe në magazinat e myslimanëvet e të katolikëvet e që kishin një vleftë prej 3 milionë koronash”. (f. 259)
“Burimet dëshmojnë: Sërbët, të cilët më 1918 e pushtuan Kosovën për së dyti, kanë bërë mizori në popullin shqiptar: Kanë Mbytur e Vrarë 30000 (tridhjetë mijë) vetë, kanë djegur 168 katunde me 4869 shtëpi e një numër të madh shqiptarësh i kanë detyruar të ikin”. (f. 271)
Në Dibër e në rrethina të Shkodrës sërbët kanë djegur 7800 shtëpi e kanë mbytur (mijëra) vetë dhe më se 4500 vetë i kanë shtërnguar të ikin në Tiranë ose (brenda) në Shkodër… (f. 271)
“Qeveria e Beogradit, duke zbatuar planin që ka për t’i vrarë shqiptarët e për t’i shfarosur, ka vendosur instalimin e 7000 familjeve emigrante kozakësh vrangelistë, në Drenicë, Pejë e Gjakovë”. (f. 271)
* * *
Ushtria sërbe po rikthehej në atdheun e vet nëpërmjet Frontit të Selanikut dhe dukej sikur s’kish punë tjetër më të rëndësishme se me vra shqiptarë dhe me plaçkitë pasuritë e shqiptarëvet. Antanta i rrinte Sërbisë në mbrojtje dhe puna shkonte deri atje, sa të firmosej një traktat i fshehtë, për ta zhbërë edhe atë pak shtet shqiptar që e kishin miratuar në vitin 1913. Antanta! Anglia, Franca dhe Rusia! Jo se nuk shihnin, por nuk donin të shihnin që këtu, në Gadishullin e Ilirikut, po shkohej drejt asgjësimit të një kombi shumë të lashtë dhe me vlera jo të pakta për kulturën evropiane. A i shkonte, vallë, kujt ndërmend të kërkonte humanizëm në këtë Evropë të quajtur të re që po krijohej?!
Epo, nëse Evropës së atëhershme nuk i shkonte mendja për të marrë në mbrojtje fëmijët dhe gratë e veta (Sepse shqiptarët janë evropianë njësoj si francezët, anglezët dhe rusët.), përse të mos ia kujtojmë sot Evropës, 102 vjet më vonë, atë mungesë humanizmi të asaj kohe?!
Gjokë Dabaj, Durrës 13 Maj 2020
_____________________
GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 – 1915
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978
***
GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991
***
GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 – 1879
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002
***
GJOKË DABAJ: ‘GENOCIDI SËRBOMADH…’, 1878 – 1886
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10017
***
GJOKË DABAJ: GERNOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1914
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10021