SHERADIN BERISHA: MASAKRA ME PËRMASA GJENOCIDALE NË KRUSHË TË VOGËL – KRIM I PANDËSHKUAR!

Pashtriku.org, 25. 03. 2016 – (Në 17 vjetorin e Masakrës në Krushë të Vogël) – Dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, dhe 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur. Vetëm në fshatin Krushë e Vogël, që para luftës kishte 850 banorë shqiptarë, më 25/26 mars 1999, u vranë e u dogjën pamëshirë 112 mashkuj, ndërsa në tetor 1999 nga minat e këmbësorisë serbe u mbyt edhe një fëmijë 13 vjeçar. Nga kjo masakër gjenocidale rezulton se kanë humbur jetën rreth 70% e mashkujve, nga mosha 13 – 77 vjeç. Ndërkaq, sot në Krushë të Vogël jetojnë 82 gra të veja me 145 fëmijë jetimë, ndërsa 10 familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi! Në varrezat e fshatit (afër Tyrbes) prehen 26 martirë, ndërsa 87 të tjerë konsiderohen të zhdukur! Krusha e Vogël deri në vitin 1999 kishte 145 shtëpi banimi, dhe vetëm 8 prej tyre kanë shpëtuar pjesërisht nga djeg’ja dhe shkatërrimi. Këto janë disa të dhënë të evidentuar në raportin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer “26 Marsi 1999” – Krushë e Vogël. Shoqata “26 Marsi 1999”, pas përfundimit të luftës ka mbledhur dëshmi rreth masakrës së 25/26 marsit 1999 në Krushë të Vogël, dhe ato ia ka dorëzuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë, si:
Prokurorisë Publike në Prizren, (më 24.01.2003);
Prokurorisë Publike në Prishtinë, (më 02. 04. 2003 dhe më 06. 11. 2003);
Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t në Prishtinë, (më 27.11.2003);
Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte – Prishtinë, (më 02.04.2005 dhe 14.06.2005);
Prokurorëve të UNMIK-ut, Michael Hartmann dhe Robert Dean (më 14.06.2005 dhe 22.06.2005);
Kreut të policisë, Kai Vittrup – komisar i policisë së UNMIK dhe
Sheremet Ahmetit – komandant i SHPK-ës (më 10. 05. 2005);
Njësisë së Tribunalit të Hagës-Prishtinë, Lubomir Jozefciak-hetues (më 30. 07. 2005), EULEX-it etj.
Edhe pse, përgjegjësit e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, policia, prokuroria dhe gjykata e UNMIK-ut (nga viti 1999 – 2008) dhe këta të EULEX’it (2008 – 2016), si dhe policia, prokuroria dhe gjykata e Kosovës, kishin në dorë dosjen e Krimit të kryer në Krushë të Vogël, deri më sot duket se askush prej tyre nuk ka marrë veprime konkrete për t’i sjellur përpara drejtësisë vrasësit e 112 mashkujve të këtij fshati. Madje as institucionet shtetërore të Kosovës: qeveria, presidenca, kuvendi, partitë politike, as shoqëria civile, nuk kanë bërë asnjë përpjekje serioze në këtë drejtim. Pra, edhe pas 17 vjetësh nga Masakra e kryer në Krushë të Vogël, krimi ka mbetur i pandëshkuar!

Dëshmitari Bajram R.Zylfiu, rrëfen për ngjarjen e 26 marsit 1999, kur u krye krimi në Krushë të Vogël.

(***)

Përmbajtja:
– KU SHTRIHET REGJIONI I ANADRINIT
– RRETHIMI I ANADRINIT PJESË E OPERACIONIT SERB “PATKOI”
– MË 25 – 26 MARS 1999 NË KRUSHË TË VOGËL U VRANË – MASAKRUAN DHE U DOGJËN MIZORISHT 112 SHQIPTARË!
– KRUSHA E VOGËL – MË 25 MARS 1999…
– SI U EKZEKUTUAN NËNTË KRUSHJANËT E PARË NË PARADITEN E 25 MARSIT 1999

– K25: “POLICËT LOKALË SERBË VRISNIN NJERËZIT NË KRUSHË TË VOGËL”
– SI U VRA PLAKU HYSEN RAMADANI NË OBORRIN E SEJDI BATUSHËS DHE KUSH I PLAҪKISTE DHE I DIGJTE SHTËPITË E KRUSHËS SË VOGËL
– HANËMSHAHE BATUSHA: “SERBËT NA THANË: “ECNI, TASH, N’DAҪI MBYTUNI N’DRI, N’DAҪI SHKONI N’ALLBANI”
– BAJRAM R.ZYLFIU – JU RRËFEJ MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL
– BAJRAM ZYLFIU: SI SHPËTUAM NGA VENDI I KRIMIT
– DËSHMITARËT LUTFI RAMADANI DHE MEHMET KRASNIQI, RRËFEJNË PËR MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL
– MEHMET UKË KRASNIQI: SI I SHPËTOVA VRAJES, MË 26 MARS 1999?!
– QAMIL HAKI SHEHU: SI SHPËTOVA NGA MASAKRA E 26 MARSIT 1999
– PETRIT RASHKAJ: NJË MILIC XHIRONTE GJITHË NGJARJEN E NDODHUR!
– ANI ZYLFIU: SI SHPËTOVA NGA MASAKRA SERBE, MË 26 MARS 1999 – NË KRUSHË TË VOGËL
– XHAFER HAJDARI: SI I SHPËTUAM VRASJES – NË HYRJE TË KRUSHES SË VOGEL
– SI U DOGJË KAMIONI ME KUFOMA TË BANORËVE TË KRUSHËS SË VOGËL, NË LUMIN DRINI I BARDHË
– ZAHRIJE RASHKAJ: “SERBËT NA THANË – TË GJITHË DJEMTË MBI 10 VJEҪ TË NDAHEN NGA GRATË!”; LETAFETE BATUSHA: NA VRANË E NA DOGJËN SERBËT E KRUSHËS SË VOGËL!
– LETAFETE BATUSHA: NA VRANË E NA DOGJËN SERBËT E KRUSHËS SË VOGËL!
– LETAFETE BATUSHA: VISARIN DHE ENVERIN MI MORËN, GJORGJE DHE BORISLLAV CVETKOVIQI!
– NEXHMIJE HAJDARI: “SI I LAMË TË RRESHTUAR BURRAT DHE DJEMTË, SKAJ MURIT”
– NAXHIJE SHEHU: ZLLATKOJA I SPIROS DHA URDHËR QË TË NDAHESHIN GRATË, FËMIJËT DHE BURRAT NË GRUPE!
– AJSHE SHEHU: “FQINJËT SERBË – BURRAVE DHE DJEMVE TANË JU KANË THËNË, NËSE SULMON ‘NATO’ NUK DO TË KALONI LEHTË”!
– SI E PËRJETOJ DRITA HAJDARI – TRAGJEDINË E 25 – 26 MARSIT 1999, NË KRUSHË TË VOGËL
– ZEҪIR SALLAUKA-BUDAKOVA: JU RRËFEJ SHPËTIMIN E FAMILJES SIME, NGA MASAKRA
– SI U VRANE DHE U DOGJËN – GJASHTË KRUSHJANËT – NË SHTËPINË E SELIM ҪOLLAKUT, MË 25 MARS 1999
– ESAT GUTA: “JOVAN NIKOLIҪI MË THA – TË GJITHË SHQIPTARËT E KRUSHËS SË VOGËL I KEMI VRA DHE I KEMI BA SAPUN!”
– SI U ZHVARROSËN KUFOMAT NGA VARRET E KRUSHËS SË VOGËL?!
– SHABAN AVDYL KRASNIQI: SI SHPËTUAM NGA MASAKRA?!
– SI U MBYT FËMIU MUHAMET A.EMËRLLAHU, NGA MINAT SERBE, AFËR SHTËPISË SË TIJ NË KRUSHË TË VOGËL.
– GAZETARI ANGLEZ JOHN SWEENEY – ZBARDH MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL.
– MË 25 – 26 MARS 1999 NË KRUSHË TË VOGËL U VRANË, U MASAKRUAN DHE U DOGJËN MIZORISHT – 112 SHQIPTARË!
– LISTA E SERBËVE TË FSHATIT KRUSHË E VOGËL, QË MORËN PJESË NË MASAKRIMIN E 112 MASHKUJVE SHQIPTARË (MË 26 MARS 1999), DJEG’JEN E SHTËPIVE DHE PLAҪKITJEN E PASURISË SË SHQIPTARËVE TË KËTIJ FSHATI.
– LISTA E GRAVE TË KRUSHËS SË VOGËL, QË HUMBËN BASHKËSHORTËT DHE BIJTË E TYRE, MË 25/26 MARS 1999.
– EKSPERTIZA E POLICISË METROPOLITANE NË KRUSHË TË VOGËL (PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS).
– ҪKA THONË BANORËT E KRUSHËS SË VOGËL, NË APELIN – DREJTUAR: “INSTITUCIONEVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE NË KOSOVË, ORGANIZATAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHOQËRISË CIVILE”, LIDHUR ME MASAKRËN E 25/26 MARSIT 1999 DHE PROVOKIMET E UNMIK-ut&EULEX-it, ME VIZITAT E KRIMINELËVE NË KRUSHË TË VOGËL)
***
Në vazhdim lexoni 11 pjesë të studimit për Masakrën në Krushë të Vogël:
PJESA E PARË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1424
***
PJESA E DYTË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1426
***
PJESA E TRETË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1429
***
PJESA E KATËRT:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1436
***

PJESA E PESTË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1443
***
PJESA E GJASHTË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1446
***
PJESA E SHTATË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1452
***
PJESA E TETË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1456

PJESA E NËNTË
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1459
***
PJESA E DHJETË
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1467
***
PJESA E NJËMBËDHJETË
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1471

====================================

Dokumentari kushtuar Masakrës në Krushë të Vogël:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura