(Durrës, 26 korrik 2012) – Pyetja më e drejtpërdrejtë do të ishte: Ku po fluturojnë Kombet e Bashkuar? Z.Ban Ki Mun erdhi në Ballkan dhe, me atë rast, fluturoi edhe deri në Kosovë. U ul në aeroportin e Prishtinës, thirri aty presidenten dhe kryeministrin e Rep.së Kosovës. Nuk shkoi te ata, por i thirri. Pastaj SHKOI te kleriku Sava Janjiq. Nuk e thirri t’i vinte në aeroport, por i shkoi atje. Pra, e konsideroi Sava Janjiqin zot shtëpie.
Tani unë po bëj këto pyetje: 1.Nëse z.Ban Ki Mun do të kish fluturuar deri në aeroportin e Romës, t’i kish thirrur aty në aeroport presidentin dhe kryeministrin e Rep.së Italisë, pastaj t’i kish shkuar për vizitë papës, si do të komentohej ky gjest? Jo t’i kish shkuar për vizitë një kleriku të rendomtë, siç është S.Janjiqi, një brigand anti-NATO, por vetë papës t’i kish shkuar në atë mënyrë, ç’do të thoshin opinioni italian dhe shteti italian?!
Fjalimi i Ban’it në Aeroport dhe takimi i tij me Atifeten dhe Hashimin!
………………………………………
2. Nëse z.Ban Ki Mun do të kish fluturuar deri në aeroportin e Londrës, t’i kish thirrur aty në aeroport mbretëreshën dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, pastaj t’i kish shkuar për vizitë një hoxhe, qoftë edhe kryehoxhës së Londrës, si do të konsiderohej ky gjest?
3.Nëse z.Ban Ki Mun do të kish fluturuar deri në aeroportin e Stambollit, t’i kish thirrur aty në aeroport presidentin dhe kryeministrin turk, pastaj t’i kish shkuar për vizitë patriarkut ortodoks, i cili e ka selinë aty në Stamboll, si do të komentohej ky gjest? Jo t’i kish shkuar për vizitë ndonjë kleriku të rëndomtë dhe brigand, por vetë patriarkut t’i kish shkuar në atë mënyrë, ç’do të thoshin opinioni turk dhe shteti turk?!
Madje pyetja shtrohet edhe kështu: A do t’i kishin shkuar për takim, në aeroportet përkatës, presidenti e kryeministri i Rep.së Italisë, mbretëresha e kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe presidenti e kryeministri i Rep.së Turqisë? Përgjigje nuk kemi, por mund të merren me mend reagimet. Unë, të isha në vend të z.A.Jahjaga dhe në vend të z.H.Thaçi, në të atillë kushte, nuk do t’i kisha shkuar në takim z.Ban Ki Mun. Do të kisha heshtur deri sa ai të zbriste në aeroportin e Prishtinës, pastaj do t’i kisha thënë: Selitë presidenciale dhe qeveritare i kemi në Prishtinë. Të presim, me të gjithë nderimet që të tajkojnë, në selitë tona. Çfarë do të bënte z.Ban Ki Mun më shumë se ç’bëri?! E shumta, do të deklaronte, ashtu siç ka deklaruar edhe miku i tij, bankimunoidi Vuk Jeremiq: Sa të jem gjallë unë, Kosova nuk pranohet në OKB. Punë e madhe! Në anë tjetër, çfarë do të thoshte Bota, Bota e madhe demokratike, bota e guximtarëvet, kur të merrte vesh që në krye të shqiptarëvet të Kosovës qëndrojnë burrnesha dhe qëndrojnë burra?!
Në mbyllje të kësaj serie pyetjesh, komplekset e të cilavet hyjnë në vetëdijet tona me një dozë jo të pakët indinjate e revolte, unë do të shtoja edhe këto: Aleatët tanë, SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja, si i komentojnë të këtillë gjeste të një personaliteti, i cili normalisht nuk duhej të shkelte në këtë mënyrë mbi dinjitetin e një kombi?! Ky zotëri, duke shkelur kështu dinjitetin e një kombi, nga më të lashtët në Europë, ka shkelur pamohimisht edhe dinjitetin e vetë Evropës! Ka shkelur interesat strategjikë të SHBA-së, ka shkelur interesat dhe politikën e NATO-s, sepse dihet cilat janë prapaskenat e të këtilla akrobacive politike.
Dua të them, nëse akrobacira të këtilla kalojnë pa reagime nga ana e aleatëvet tanë, të cilët e kanë njohur Rep.e Kosovës, tanë edhe të gjithë kombevet të tjerë, mos do të thotë kjo që Organizata e Kombevet të Bashkuar PO FLUTURON drejt një Organizate të Kombevet TË PABASHKUAR?!
…………………………………………………
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
PRISHTINË, 24 KORRIK 2012 – PROTESTA E LËVIZJES VETËVENDOSJE!
………………………………………………..
OKB-në Kosova po e njeh përmes UNMIK-ut, dhe UNMIK për popullin tonë ka sjellë këto padrejtësi:
1.UNMIK-u nuk dëshiron të na njohë,ai do vetëm të na qeverisë.
2.UNMIK-u nuk e njeh Republikën e Kosovës, ai e njeh veç Beogradin.
3.UNMIK-u ka investuar në ndarjen e Kosovës.
4.UNMIK-u nuk na ka ndihmuar të zhvillohemi ekonomikisht.
5.UNMIK-u pranohet vetëm prej strukturave kriminale të Beogradit dhe nga Qeveria e Thaçit.
6.UNMIK-u e ka filluar procesin e privatizimit kriminal që na lan pa pasuri publike.
7.UNMIK-u i kanë rrogat nga 5.000-20.000 euro; pensionet në Kosovë janë 45-80 euro.
8.UNMIK-u mund të bëjë vepra kriminale, por nuk përndiqet sepse ka imunitet prej ligjeve
tona.
9.UNMIK-u i ka vrarë 2 dhe i ka plagosur 82 demonstrues paqësorë më 10 shkurt 2007 dhe ende askush nuk u dënua.
10. Dhe më së fundi, kryetari i asamblesë së OKB-së ka paraqitur 6 pikat famëkeqe për vendin tonë, që na kthejnë hapa pas në rrugën tonë për pavarësi.
……………………………………………..