GJOKË DABAJ: MË 28 NËNTOR – DUKE KUNDËRSHTUAR ‘ZAJEDNICËN’ NE MBROJMË INTERESAT E BE’së DHE TË SHBA’së

Durrës, 24. 11. 2015: Ne shqiptarët, pjesëmarrës në manifestimin e 28 Nëntorit në Prishtinë, i ftojmë, ambasadorin e SHBA-së, ambasadorin e BE-së dhe të gjithë ambasadorët e shtetevet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, të marrin pjesë në atë manifestim dhe të dalin në mbrojtje të kërkesavet tona. Ne u bëjmë thirrje Amerikës dhe Evropës t’ua mbushin mendjen edhe qeveritarëvet aktualë të Kosovës, të vijnë në atë manifestim (sepse 28 Nëntori është edhe festa e tyre) dhe t’i premtojnë popullit të vet se do t’i tërheqin të gjithë nënshkrimet që i kanë hedhur në dëm të të gjithë shtetasvet të vet, përfshirë aty edhe sërbët, banorë aktualë në Republikën e Kosovës. Edhe vetë sërbët duhet ta kuptojnë që „Zajednica“ është totalisht në dëm të tyre, pasi ata s’i duhen për tjetër Sërbisë, veçse si MISH PËR TOP.
***

Ditën e shtunë, më 28 Nëntor 2015, në Sheshin „Zahir Pajaziti“ në Prishtinë, do të mblidhemi mijëra shqiptarë nga Republika e Kosovës, nga Republika e Shqipërisë dhe nga gjithë Shqipëria. Manifestimi do të bëhet për t’i thënë JO „Zajednicës“ sërbe në territorin e Republikës së Kosovës dhe për t’i thënë JO kufirit të padrejtë antishqiptar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Sqarimi ynë i parë, lidhur me organizimin dhe legjitimitetin e këtij manifestimi, është, që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës duhet ta kuptojnë që ne shqiptarët po mbrojmë këtu interesat më jetikë të Shtetevet të Bashkuar të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. E kemi konstatuar dhe po e konstatojmë, me keqardhje të madhe, që, as Bashkimi Evropian marrë në tërësi, as shtete të veçantë të Evropës, as Shtetet e Bashkuar të Amerikës, NUK E KANË KUPTUAR që ne jemi duke mbrojtur këtu edhe interesat e tyre.

Duke pranuar dhe duke miratuar tekat e politikanëvet destruktivë, 2 e 3-fytyrash, të Sërbisë e të Malit të Zi, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës po bëjnë GABIMIN MË TË RËNDË, jo vetëm në dëm të shqiptarëvet, por edhe në dëm të vetëvetes.
E quajtura „Zajednicë“ e sërbëvet brenda shtetit të Kosovës mbart me vete pasoja krejt të ngjashme me Krimenë dhe me Ukrainën Lindore. Sot sërbët po kërkojnë „engjëllisht“ këto gjoja „të drejta“, që s’u kanë takuar kurrë dhe që s’u takojnë as sot, por po këta sërbë nesër do të ndezin LUFTË TË ARMATOSUR në këto hapësira. Për këtë duhet të jenë mijë për qind të sigurtë, si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja.
– A duan luftë në Ballkan BE-ja dhe SHBA-ja?!
– A duan përballje midis NATO-s dhe Rusisë BE-ja dhe SHBA-ja?!
Miratimi i një së quajture “Zajednicë”, s’është tjetër, veçse preludi i asaj përballjeje.
Forcat e NATO-s janë në Republikën e Kosovës. Baza e Bonstillit është e instaluar në Republikën e Kosovës. Por, ju zotërinj të Evropës dhe të Amerikës, duhet ta kuptoni një herë e mirë që, me krijimin e së quajturës „Zajednicë“, po ia përgatitni vetes terrenin për t’u LARGUAR një ditë, madje shumë shpejt, nga Republika e Kosovës e ndoshta edhe nga Republika e Shqipërisë. Një konflikt i armatosur në Kosovë midis simulantëvet sërbë dhe shqiptarëvet atdhembrojtës, do të bëjë që Rusia t’i kërcënojë Brukselin dhe Vashingtonin me goditje bërthamore dhe atëherë ju do të detyroheni ta lëshoni Bonstillin.
Kjo është e ardhshmja e sigurtë e juaja në Kosovë e, si pasojë, në krejt Ballkanin, nëse do ta detyroni Republikën e Kosovës për ta pranuar të ashtuquajturën „Zajednicë“, aq „të përvuajtur“ e aq „të pafajshme“.
Prandaj, ne shqiptarët, pjesëmarrës në manifestimin e 28 Nëntorit në Prishtinë, i ftojmë, ambasadorin e SHBA-së, ambasadorin e BE-së dhe të gjithë ambasadorët e shtetevet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, të marrin pjesë në atë manifestim dhe të dalin në mbrojtje të kërkesavet tona. Ne u bëjmë thirrje Amerikës dhe Evropës t’ua mbushin mendjen edhe qeveritarëvet aktualë të Kosovës, të vijnë në atë manifestim (sepse 28 Nëntori është edhe festa e tyre) dhe t’i premtojnë popullit të vet se do t’i tërheqin të gjithë nënshkrimet që i kanë hedhur në dëm të të gjithë shtetasvet të vet, përfshirë aty edhe sërbët, banorë aktualë në Republikën e Kosovës. Edhe vetë sërbët duhet ta kuptojnë që „Zajednica“ është totalisht në dëm të tyre, pasi ata s’i duhen për tjetër Sërbisë, veçse si MISH PËR TOP.
Durrës, 24 nëntor 2015 – Gjokë Dabaj –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura