Durrës, 24. 09. 2013 – Doli këto ditë në sipërfaqe një kërkesë absurde për një lloj unioni a konfederacioni midis Rep.së Bosnjë-Hercegovinës, Rep.së Kosovës, Rep.së Malit të Zi, Rep.së Maqedonisë, Rep.së Sërbisë dhe Rep.së Shqipërisë. E them që në fillim: Autori i një të këtillë projekti është, ose shkurtpamës, miop, qorr, ose luftëkërkues, luftëdashës dhe luftënxitës, këtu në Ballkan.
Përballë një të këtillë kërkese, absurde në shekullin XXI, kur kurrsesi nuk duhet t’i kemi harruar shekujt XIX e XX, unë po them prerë dhe besoj e shpresoj që nuk jam vetëm: “Shqiptarët të mos pranojnë vdekjen, kur mund të kërkojnë jetën! Shqiptarët të mos pranojnë robërinë, kur mund të kërkojnë larinë!”
Por unë po them në vazhdim edhe këtë, duke shpresuar prapë që ne shqiptarët të mos jemi vetëm: “Myslimanët e Bosnjë-Hercegovinës të mos e pranojnë një të këtillë vdekje, kur mund të kërkojnë jetën në liri! Kroatët e Bosnjë-Hercegovinës të mos e pranojnë vdekjen, kur mund të kërkojnë dhe fitojnë më shumë liri! Sllavomaqedonët të mos e pranojnë vdekjen, nën krahët e Sërbisë, kur mund të realizojnë një jetë shumë më të mirë ndryshe! Malazezët të mos e pranojnë vdekjen si komb, ndër nofullat e një Sërbie, mohuese permanente të kombit malazias!”
I mora simbas alfabetit: Myslimanët e Bosnjë-Hercegovinës do t’i nënshtroheshin sërish një diskriminimi, si nga ana e sërbëvet, ashtu edhe nga ana e të gjithë sërbadhuruesvet luftëkërkues, luftëdashës dhe luftënxitës.
Konfederata: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi.
Për ta ilustruar këtë, po tregoj një barcoletë që qarkullonte misis sërbëvet dhe sërbadhuruesvet në Kohën e Ish-Jugosllavisë. Në sërbisht i thonë MASHINË edhe makinës qethëse, edhe lokomotovës. Një boshnjak, duke e marrë lokomotivën si makinë qethëse, zbriti tatëpjetë malit, vuri perçen e flokëvet mbi shinën e hekurudhës dhe i tha lokomotivës që po vinte duke fërshëllyer: “Shishaj, majku ti shisham!” (“Qethmë, nënën ta qethsha!”) Kjo ka qenë “konsiderata” cinike për myslimanët e bosnjës e Hercegovinës, e cila, në vitet 1990, çoi në 250 mijë civilë të masakruar.
Kroatët e Bosnjë-Hercegovinës do ta gjenin veten përsëri përballë shprehjevet përbuzëse sërbe: “llacmani” dhe “shvabe” (“latinë, gjermanë”) Vetëm kroatë nuk do t’i quanin.
Malazezët, në fare pak muaj, pas krijimit të një të tillë “unioni”, do ta riemërtonin veten sërbë, ndërsa pjesa e malazezëvet që nuk do të pranonte të quhej sërbe, do t’I nënshtrohej këtë here një presioni të trefishuar.
Sllavomaqedonët, në Kohën e Ish-Jugosllavisë, konsideroheshin prej sërbëvet “Makedonci su udërkani, pa ubaçeni”. Kjo barcoletë në shqip kërkon shpjegim pak më të gjatë, sepse nuk mund të përkthehet me 3-4 fjalë. “Makedonci su udërkani,pa ubaçeni”, do të thotë: “Maqedonët janë krijuar duke e nxjerrë spermën nga organi mashkullor me anë të masturbimit dhe duke e hedhur në vaginë me dorë ose me ndonjë lloj hinke.” Kjo ka qenë “konsiderata” cinike sërbe për kombi sllavomaqedon. Nëse politikanët e Shkupit duan ta vënë kombin e vet prapë në po atë pozitë, le ta pranojnë ribashkimin me sërbinë. Le pastyaj ç’do të ndodhte me kishën pravosllavomaqedone, me tregtinë, me ekonominë. Krejt kapitali i atij shteti do të shkonte drejt Beogradit.
Shqiptarët, edhe kështu si janë, nuk po i lënë rehat sërbët e Sërbisë. Ata po duan Mitrovicën, ata po duan Zveçanin, ata po duan Zubin Potokun, edhe Shatërvanin e Prizrenit, Brezovicën, Graçanicën, Hoçën, krejt Kosovën. Të gjitha po duan t’ia rimarrin Rep.së Kosovës me anë të lloj-lloj subversionesh. 1000 mënyra po përdorin. Por jo vetëm kaq. Ata po çojnë Amfillohien në Shkodër, për t’u thënë shkodranëvet: “Ne ju kemi çliruar! Për çlirimin tuaj kanë dhënë jetën 10 mijë sërbë.” Ata po veprojnë përditë për të bërë të vetin Durrësin, me forma që mund t’i shikojë kushdo, përveç durrësakëvet të verbër.
Nëse do të ndodhë ai lloj “bashkimi”, shqiptarët shumë shpejt do ta ripërsëritnin marrëveshjen që ka bërë Ahmet Zogu me Pashiqin në vitin 1924 dhe do ta zbatonin atë në të gjitha pikat. Ose do të rifillonin luftërat.
Prandaj po them edhe një herë: Autori i një të këtillë opcioni është: ose shkurtpamës, miop, qorr, ose luftëdashës, luftëkërkues, luftënxitës, jo veç këtu në Ballkan, po edhe më gjërë.
Unë, autori i këtij shkrimi, e kam parashtruar me kohë një opcion TË PRANUESHËM, jo TË PAPRANUESHËM si ky, për një konfederatë midis Rep.së Shqipërisë, Rep,.së Kosovës, Rep.së Maqedonisë dhe Rep.së Malit të Zi. Mund të shikohet për këtë libri im “Strategjia e shqiptarëvet”, f.180-198. Nuk e di nëse autorët e kësaj kërkese, që sapo u parashtrua dhe u vrapua me ngut për t’u biseduar në SHBA, e kanë lexuar apo jo parashtrimin tim, por mund të pohoj me siguri që teza për të konfederuar 6 shtete të Ballkanit Perendimor, është një sfidë nga më flagrantet kundër çdo lloj prosperiteti në këto hapësira.
Për ata që s’e kanë lexuar tezën time, fillimisht te gazeta “Koha jonë”, Tiranë, 2 maj 2005, pastaj te libri “Strategjia e shqptarëvet”, Tiranë, 2011, po bëj një përsëritje fare të shkurtër.
Një konfederatë midis shqiptarëvet, sllavomaqedonëvet dhe malazezëvet, do t’u sillte këtyre popujve shumë të mira: Mundësi të mëdha të bashkëzhvillimit në pikëpamje ekonomike, afirmim ndërkombëtar si një faktor-shembull për paqen në këto hapësira, ku liria e secilit etnitet do të ishte e garantuar në radhë të parë, sepse ne shqiptarët jemi jashtzakonisht tolerantë, qoftë ndaj besimevet të ndryshëm, qoftë ndaj kombevet.
Duke qenë në një konfederatë me shqiptarët, sllavomaqedonët do të shpëtonin një herë e mirë, qoftë nga rrëziku i të tërhequrit drejt Bullgarisë dhe zhdukjes si etnitet më vete, qoftë nga rrëziku i denigrimit dhe poshtërimit nga ana e sërbëvet.
Malazezët do të shpëtonin një herë e mirë nga rrëziku i sërbizimit dhe i të përdorurit prej sërbëvet si majë shpate për të shpuar të tjerët. Pra, do të mund ta zhvillonin kombin e vet në mënyrë fare të lirë e të pavarur. Përvoja e “të vëllazëruarit” të kral Nikollës me sërbët, i cili, si pasojë e atij “të vëllazëruari”, la kockat rrugëvet, besoj se duhet t’u shërbejë mirë malazezëvet të sotëm.
Sërbët e Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, nëse vendosin të rrinë urtë, do ta ndienin veten shumë mirë, duke komunikuar në të gjitha fushat, si me malazezët, ashtue edhe me sllavomaqedonët.
Shqiptarët do ta largonin mundësinë për të rikthyer në shtetin e vet, nga jugu: Çamërinë, Janinën, Konicën, Kosturin, Follorinën dhe, nga lindja: Anamoravën. Kjo do të përbënte një sacrificë për ne shqiptarët, por, nga ana tjetër, duke qenë në konfederatë, do të mund t’i mbronim më mirë të drejtat e të gjithë shqiptarëve, kudo që të ndodheshin.
Në qoftë se Evropa, SHBA-ja, OKB-ja, duan vërtet ta rregullojnë Ballkanin Perendimor, ata nuk duhet ta përziejnë Sërbinë në këto punë. Sërbia le të rrijë aty ku është. (Madje edhe Sanxhakun e Vojvodinën i ka tepër.) dhe le të mundohet për t’u EVROPIANIZUAR.
Ndërkaq, Bosnja dhe Hercegovina do të duhej dhe do të mund të konfederoheshin me Kroacinë. Kroatët janë një komb me kulturë bashkëkohore të spikatur, prandaj, qoftë myslimanët e Bosnjë-Hercegovinës, qoftë boshnjako-hercegovasit pravosllavë, në do të donin të rrinin urtë, do ta ndienin veten shumë më mirë në një konfederatë me Kroacinë, se sa me Sërbinë. Veç kësaj, në pikëpamje gjeografiko-ekonomike, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina përbëjnë një tërësi, e cila në të gjithë shekujt ka pasur tendencë natyrale për të bashkëvepruar e për të bashkëjetuar. As Mostarit, as Banja Llukës, madje as Sarajevës, nuk do t’u vinte kurrë për mbarë të lidheshin institucionalisht me Beogradin, kur i kanë fare afër Zagrebin, Dubrovnikun e Splitin dhe krejt Dalmacinë dhe Adriatikun, në prag të derës.
Në këtë mënyrë, jo vetëm shqiptarëvet nuk u levërdis të kërkojnë e të gjejnë VDEKJEN, duke u konfederuar me Sërbinë, por as popujvet të tjerë nuk u levërdis ky lloj vetëmbytjeje.
Edhe Evropës gjithashtu do t’i krijoheshin premisa të mira për një unifikim më të suksesshëm të këti rajoni në të gjithë aspektet, për një mbarëvajtje ekonomike e, mbi të gjitha, për një largim më afatgjatë prej traziravet.