SOT U SHUA NGA JETA ATDHETARI I SHQUAR, REMZI LUSHI

Pashtriku.org, 20 prill 2017: Sot në orën 5 të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë u shua nga jeta, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Remzi Lushi. Me Remziun i kemi kaluar vitet më të vështira të rinisë sonë, në Kampin famëkeq të Goli Otokut (shtator 1982 – tetor 1984). Ishte shok i dashur, i guximshëm dhe shumë i vendosur për kauzën tonë kombëtare!
Me këtë rast i shprehi ngushëllime familjes së tij, shokëve të burgut dhe gjithë dashamirëve të Remziut!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Remzi Lushin!

***
Të gjithë miqtë i njoftoj se, mbledhja përkujtimore kushtuar Remziut organizohet të shtunën, më 22 prill 2017, në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, ndërsa varrimi i tij bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Babush i Muhaxherëve të Lipjanit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SAMI BABA!

SAMI BABA! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021 Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon…