GJOKË DABAJ: TONI BLER I OFRON ‘ASISTENCË PROFESIONALE’ KRYEMINISTRIT TË SERBISË ALEKSANDËR VUҪIQIT!!! FOTO+VIDEO

Durrës, 12. 02. 2015 – Më habiti lajmi që ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, z.Toni Bler, i paska ofruar “asistencë profesionale“ edhe qeverisë së Beogradit. Përkrahja që i pat ofruar, krahas z.Bill Klinton, edhe z. Toni Bler, luftës sonë në Kosovë, pat ngjallur tek unë pothuaj një ndjenjë adhurimi ndaj atij lideri të një shteti të madh. Të mos ishin ata, z.Bill Klinton dhe z. Toni Bler, kushedi ç’do të ish bërë me fatin tonë! Në një kohë kur UÇK-ja jonë e kish tepër vështirë të përballej me ushtrinë e madhe sërbe, të kompletuar me të gjithë llojet e armëvet dhe të indoktrinuar deri në shkallën e sadizmit, ndihma e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar, ishte për ne e pazëvendësueshme.
I miratoja deklaratat e tija shumë shpresëdhënëse në përkrahje të shqiptarëvet, e simpatizoja karizmën e tij prej politikani prezentabël dhe thosha: “Sa mirë që Britania po i korrigjon më në fund qëndrimet e saj të gabuar ndaj shqiptarëvet! Por edhe ndaj vetëvetes, fundja, sepse mospërkrahja e shqiptarëvet i dëmton rëndë interesat e krejt Perendimit në këto hapësira.”
Por njëkohësisht më pat lënë një përshtypje të hidhur fakti që, as z.B.Klinton, as z.T.Bler, nuk e çuan deri në fund çlirimin e Kosovës. I lanë në duart e sërbëvet Mitrovicën e Veriut dhe vise të tjerë të Kosovës Veriore, përfunduan një marrëveshje as mish as peshk me Sërbinë, në atë kohë të kapitulluar, dhe u bënë kështu shkaktarë që krejt historia e Gadishullit të Ballkanit, pas vitit 1999, të vazhdojë të ecë mbi binarë tepër të pasigurtë.

“Miku” i shqiptarëve dhe serbëve – Toni Bler, në takim me vrasësin e shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, Aleksandër Vuçiq!!!

Por prapëseprapë, kam vazhduar t’i jem mirënjohës z.T.Bler, duke u munduar që t’i justifikoj edhe lëshimet që ai mund të jetë detyruar t’u bëjë atyre që i kish aleatë, por që e përkrahnin Sërbinë.
Lidhjet e kohëvet të fundit midis z.T.Bler dhe Ed Ramës sonë, gatishmeria e tij për të na ofruar asistencë profesionale në punët e doganavet, ishin për mua shenja të mira. Z.T.Bler, sado që tashmë nuk është kryeministër dhe sado që, për asistencën, shteti ynë e paguan, do të mbetej në sytë e mi një personalitet i respektuar.
Mirëpo, lajmi që ai u paska ofruar të njëjtën “asistencë profesionale” edhe neoshovinistëvet të Beogradit, më habiti shumë dhe më detyroi të ndalem e t’i rishikoj, si mirënjohjen, ashtu edhe simpatinë për atë njeri.
A nuk e di z.T.Bler që, në krye të ushtrisë sërbe janë po ata gjeneralë, hartues të operacionit “Patkoi”, të cilët ai i ka bombarduar më 1999-n?! A nuk e di z.T.Bler që, në krye të shtetit sërb të sotëm janë bashkëpunëtorët më besnikë të S.Millosheviqit, njerëz që nënat e dëshmorëvet tanë i quajnë kafshë?! Z.T.Bler duhet ta dijë që këta udhëheqës të sotëm sërbë nuk do ta përdorin “asistencën e tij profesionale” për asgjë tjetër, veçse për hartimin e “Patkonjvet” të tjerë kundër shqiptarëvet.
Çfarë do të thoshin gjermanët, në qoftë se z.T.Bler do t’u ofronte sot “asistencë profesionale” neonazistëvet të Gjermanisë?! Në qoftë se do t’i kërkonin “asistencë profesionale”, kundrejt çfarëdo pagese, ISIS-ët e Kalifatit të Irakut, a do ta plotësonte atë kërkesë z.T.Bler?! Ka edhe në Greqi një grupim politik që quhet “Agimi i Artë”.
E unë tani shtroj pyetjen: Ku është dallimi, ku qëndron dallimi midis neonazistëvet të Gjermanisë, terroristëvet të ISIS-it, udhëheqësvet të “Agimit të Artë” dhe pushtetarëvet të sotëm neoshovinistë të Sërbisë?!
Dallimi qëndron vetëm në deklaratat e njërës apo tjetrës palë. Ndërsa 3 të parët janë më të drejtpërdrejtë dhe më të sinqertë në programet dhe deklaratat e tyre, këta të Sërbisë, ndonëse as këta nuk fshehin asgjë, dinë të shtiren dhe janë demagogë dhe mashtrues nga më të përçudnuarit. A vërtet nuk i di këto gjëra z.T.Bler, apo bën sikur nuk i di?!
Kur një T.Bler na del i këtillë, po për një shumicë politikanësh tanë, një grusht qyqarësh, që s’pyesin as për dinjitetin e nënës së fëmijëvet të vet, le më të pyesin për dinjitetin e kombit të vet, ç’mund të thuhet?!
Megjithkëto, unë prapë do të nund ta ndryshoja opinionin tim për z.T.Bler, por vetëm me një kusht: Me kushtin që Sërbia, nën ndikimin e tij, dukshëm nën ndikimin e tij, ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda vitit 2016.

===============
DËSHMI ARKIVORE!
IZGUBLJENI SNIMAK: Vučić plače tokom Šešeljevog govora

ТОМИСЛАВ НИКОЛИЋ ПОЛАЖЕ ЗАКЛЕТВУ ЗА ЧЕТНИЧКОГ ВОЈВОДУ НА РОМАНИЈИ 1993

Сарајево 1995 – Војислав Шешељ – Томислав Николић – Александар Вучић

Aleksandar Vučić – Vojislav Šešelj je veliki srpski junak! (2004)
……………………………………………………..
(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura