GORE VIDAL: JUNTA E PRESIDENTIT BUSH FAJTORE E SULMEVE TË 11 SHTATORIT 2001!

Pashtriku.org, 15. 9. 2016: Shkrimtari, Gore Vidal ka qënë zëri që ka kërkuar një investigim për ngjarjen e 11 Shtatorit 2001 për të zbuluar nëse administrata e George Bushit zgjodhi për të mos vepruar mbi paralajmërimet e planeve të Al-Qaedas.
Botimi polemik i Vidal me titull “The enemy within”, ngre debatin se si ajo që ai e quan “Junta e Bushit” i përdori sulmet terroriste si një pretekst për të vënë në skenë një axhendë para ekzistuese për të pushtuar Afganistanin dhe goditur liritë civile në shtëpinë amerikane.
Vidal thotë se motivi i vërtetë për luftën në Afganistan, ishte për të kontrolluar portën e Euroazisë dhe pasurinë energjitike të Azisë Qendrore.
Shkrimtari argumenton se administratat amerikane, si demokrate ashtu edhe republikane ishin të vetëdijshme se publiku amerikan do t’i rezistonte çdo lufte në Afganistan, nëse do të mungonte një kërcënim masiv dhe i përhapur gjerësisht, që të ngjallte frikë.
Në këtë rast: “Osama Bin Laden ishte zgjedhur për të qënë logoja e frikshme për pushtimin tonë afatgjatë të Afganistanit…, sepse administrata ishte e bindur se amerikanët janë kaq mëndje lehtë sa ata nuk mund të bien dakort me asnjë skenar më kompleks veç atij të një vrasësi të çmendur, të vetmuar që vepron keq vetëm për argëtimin e tij, sepse ai na urren ne si popull, sepse ne jemi të pasur dhe ai jo.”-shkruan Vidal.

Vidal gjithashtu sulmon dështimin e medias amerikane për diskutuar në mënyrë të shëndoshë 11 Shtatorin dhe pasojat e kësaj gjëme:
“Me sa duket, “materialet e konspiracionit”, janë tani stenografia për të vërtetën e patregueshme.”
Dhe për këtë Vidal fajëson edhe median, e cila sipas tij ka kontribuar në ngritjen e “Shteteve të Bashkuara të Amnezisë”.
Ai i quan kështu SHBA-të, duke sqaruar se amnezia publike nuk është diçka që vjen nga geni i popullit amerikan, por nga udhëheqësit.
“Ata nuk duan që ne të dimë çdo gjë. Kur kemi një shtyp e media të tillë si kjo që kemi, nuk ka më qytetarë të informuar. Në vend që të gjendet pse-ja e çdo ngjarje, media nxiton për të demonizuar çdo personazh që për ligjvënësit është i keqi.”
“Keni rastin e Saddam Hussein. Media amneziake e jona ka harruar që dikur ai ishte mbështetës i SHBA në luftën kundër Iranit. Por brenda natës, ky njeri u shndërrua në Satanin e ligë për amerikanët. Një numër i madh amerikanësh besojnë së Saddam Hussein ishte përgjegjës për 11 Shtatorin, sepse gënjehen nga politika, nga media”.
Ja kalkulimi që bën Vidal lidhur me rrethanat që tregojnë se 11 Shtatori nuk ishte një sulm nga “Satanët” por i mirëplanifikuar nga “armiku brenda shtëpisë”:
Vidal pyet se pse Bushi, si komandat i përgjithshëm qëndroi në një klasë shkolle të Floridas teksa lajmi i sulmeve shpërtheu?
“Sjellja e Presidentit Bush në 11 Shtator sigurisht krijon dyshime të natyrshme”- deklaron ai.
Për të, “Amerikanët nuk e kanë idenë e shtrirjes së dinakërisë së qeverisë së tyre… të sulmeve të mëdha ushtarake që ne kemi ndërmarrë pa na provokuar, kundër shteteve të tjera, numër i cili që prej 1947 shkon në 250 sulme”.
Ndërsa për individët terroristë ai ka një qasje tjetër, duke cituar kështu profesorin e Historisë Arno J.Mayer që thotë:
Deri tani, në kohërat moderne, aktet e terrorit individual kanë qënë arma e të dobëtit dhe të varfrit, ndërsa aktet e terrorit ekonomik dhe shtetëror kanë qënë arma e të fortit”. /sh.b/

___________

Burimet:
GORE VIDAL on 911

Gore Vidal- “Perpetual war for Perpetual Peace”

Gore Vidal- “The United States of Amnesia”

Gore Vidal 9/11, war, etc. Part 1

Gore Vidal 9/11, war, etc. Part 2

The Guardian: Vidal Claims “Bush Junta complicit in 9/11”
https://www.theguardian.com/world/2002/oct/27/books.featuresreview
***
US writer claims ‘Bush junta’ complicit in 9/11
http://mg.co.za/article/2002-01-01-us-writer-claims-bush-junta-complicit-in-911

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura