GREKËT E SOTËM JANË PASARDHËS TË SHQIPTARËVE, SLLAVËVE DHE BIZANTINËVE! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 25. 07. 2015 – Në një shkrim të redaktorit për historinë kulturore në gazetën “Die Welt”, z.Berthold Seewald, me titull “Historia para Cipras: Greqia e ka shkatërruar dhe një herë më parë rendin në Evropë” (“Geschichte vor Tsipras: Griechenland zerstörte schon einmal Europas Ordnung”), thuhet se grekët e sotëm janë pasardhës të shqiptarëve, sllavëve dhe bizantinëve. Berthold Seewald, ka theksuar se Greqia “prishi” rendin e paqes të vendosur në Evropë në Kongresin e Vjenës (në vitin 1815) pas rrëzimit të Napoleonit. Ai thotë se, një nga arsyet e kësaj sjelljeje nga grekët është se ata nuk janë evropianë të vërtetë.

“Ideja se grekët modernë janë pasardhës të Perikliut apo Sokratit dhe jo një miks të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve është një dogmë në sistemin arsimor në Evropë”, shkruan z.Seewald. Analiza e tij për çështjen greke bazohet tek libri i Jakob Philipp Fallmerayer, i cili ka konstatuar se, bazuar tek emrat sllavë dhe shqiptarë – mes të dhënave të tjera – “raca helene është zhdukur nga Evropa” dhe se “asnjë pikë e pastër gjaku helene nuk rrjedh në venat e popullsisë kristiane të Greqisë moderne”.
”’

Më gjerësisht lexoni artikullin në origjinal:
GESCHICHTE VOR TSIPRA’S: GRIECHENLAND ZERSTÖRTE SCHON EINMAL EUROPAS ORDNUNG
http://www.welt.de/geschichte/article142305296/Griechenland-zerstoerte-schon-einmal-Europas-Ordnung.html

…………………………………………………………….

DOKUMENTAR, GREQIA SHTET I SHQIPTARËVE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura