Nëntë vjet më parë, më 14 qershor 2016
GUXIMI INTELEKTUAL, INTELEKTUALËT FRIKACAK DHE KËRKUESIT E SË VËRTETËS!
Suksesi ka qenë dhe mbetet gjithmonë pjellë e guximit!
Nga Sheradin Berisha, FB, më 14 qershor 2016
“Unë jam në favor të guximit intelektual. Ne nuk mund të jemi njëkohësisht frikacakë intelektualë dhe kërkues të së vërtetës. Kush kërkon të vërtetën duhet të guxojë për të qenë një revolucionar në fushën e MENDIMIT”, kështu ka thënë filozofi austro-britanik: Karl R. Popper [1902 – 1994].
Në këtë kontekst themë se, shoqëria shqiptare ka nevojë për intelektualë të guximshëm, të cilët pa hezitim e thonë të vërtetën në çdo aspekt, dhe mbi të gjitha i mbrojnë interesat e qytetarëve, e jo interesat e pushtetarëve!
Rrjedhimisht në këtë drejtim fizikanti i shquar, Albert Ajnshtajni [1879 -1955] thotë: “Respektimi jo kritik ndaj autoriteteve është armiku më i madh i së vërtetës”!
Ndërsa studiuesi amerikan, Robert Lee Frost (1874 – 1963) ka deklaruar se: “Liria bazohet në guximin tonë”! Prandaj guxo e fol pa frikë!