HALIL SELIMI: ÇLIRIMTARËT E VJETËR DHE KOMITETLINJTË E RINJË!

(Prishtinë, 08. 10. 2012) – Pas luftës, në liri, shumëkush mendonte se koha e komitetlinjëve kishte ikur. Pikërisht tani, u gjend “i forti” i luftës dhe fitores, kundrejt tyre edhe kundrejtë vetë shokëve të tij dhe ju jep dorën, për t’i ringritur deri në kulmin e hierarkisë pushtetare, triumfalisht! Ndërsa, çlirimtarët vazhdojnë të vetëflijohen dhe vetësakrifikohen nga mjerimi edhe në liri!… Dhe, Kosova, sot, në vend se ta gëzojë, po e vuan lirinë! Jo nga pushtimi klasik i Serbisë, por nga pushtimi i pushtetarëve të rinjë, mjerisht! Dheu i lirë i Kosovës po i hanë bijtë e vetë, ndërsa Kosovën, po e hanë maskarenjtë, MEDET!
UÇK’ja ishte e të gjithëve…

…………………………………………………

Na ishte njëherë një UÇK, e cila luftoi robërinë dhe e fitoi luftën e na e solli lirinë!
Por, UÇK-ja nuk do të jetë as kësaj radhe temë e këtj shkrim-shqetësimit tim.
As kur, ku dhe kush e ideoi;
as kur, ku dhe kush e themeloi;
as kur, ku dhe kush e ndërtoi;
as kur, ku dhe kush e emroi;
as kur, ku dhe kush e deklaroi;
as kur, ku dhe kush e masovizoi;
as kur, ku dhe kush e financoi;
as kur, ku dhe kush e komandoi;
as kur, ku dhe kush e përvetësoi,
as kur, ku dhe kush e demobilizoi,
as kur, ku dhe kush e shfrytëzoi,
as kur, ku dhe kush e politizoi…

UÇK’ja ishte e të gjithëve dhe të gjithë i gëzojmë, sot, frutet e saja të përgjakura, në lirinë tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë, përjetësishtë.
Por, edhe çlirimtarë më të vjetër se themeluesit, nuk mund të ketë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë! Ata janë pak (!) 2-3-4… dhe varësisht nga vetë të deklaruar, në rastet afirmative të luftës për liri!
Komitetlinjtë e rinjë në veprim!
Na ishte njëherë edhe një Komitet krahinor, që vrante e kthjellte për mëse 50 vjet në Kosovë! Por, janë edhe sot, deri në majat më të larta të pushtetit tonë, popullor!
Një komitet sllavo-shiptar që udhëhoqi pushtimin e Kosovës, për pesë dekada me radhë! Pushtet, kundër të cilit luftoi dhe UÇK-ja jonë, e cila, fatmirësisht, luftën e fitoi.
Tani Kosova është e lirë dhe UÇK-ja i takon të kaluarës së lavdishme, përgjithmonë! Ndërsa përfaqësuesit e saj pushtetarë, nuk ia kanë ngenë as ta kujtojnë.
Por ka ish-ushtarë që vetëvriten jo rrallë dhe nostalgjikë të saj që nuk shikohen me sy të mirë, as nga ish-drejtuesit bashkëluftëtarë, tani edhe drejtues pushtetarë.
As komitet Krahinor tani nuk ka më në Kosovë (posi!)
Por, nostalgjikët e tij gjetën rrugën e rikthimit, fill pas humbjes së luftës, në liri! Fillimisht, të druajtur, hapën një pikë referimi, sa për të gjetur ngushëllim. Një komitet kafiteri, në qendër të Prishtinës së lirë! Aty afër ish-komitetit krahinor të ish-Jugosllavisë! Edhe emrin mbrapsht ia vunë, për kamoflim, si të mbrapshtë që ishin edhe gjatë gjithë kohës së tyre nën pushtim!
Një qendër referimi dhe rekrutimi edhe për komitetlinjtë e rinjë! Pinjollë të komitetlinjëve të Serbisë. Pretendentë të pasardhësve për në pushtetin tonë të ri!

Rekrutimi i komitetlinjëve të rinjë! Erdhi dita e tyre për t’u rikthyer deri në majat e piramidës së një pushteti të ri. Tani të fituar nga çlirimtarët, në politikë!!!

………………………………….

Dhe, vërtetë erdhi dhe dita e tyre për t’u rikthyer deri në majat e piramidës së një pushteti të ri. Tani të fituar nga çlirimtarët, në politikë. Çlirimtarët e vjetër, që kishin fituar e përfituar luftën dhe tani po vinin, me fitoren e radhës, edhe në pushtetin politik. Të cilët, pushteti po i largonte nga bashkëluftëtarët, drejt komitetlinjëve të rinjë. 
Dhe, nisi distancimi nga lufta dhe rikthimi i komitetlinjëve në pushtetin e fituar nga çlirimtarët dhe tani të përfituar nga ish-komitetlintë në rikthim dhe pinjollët e tyre të rinjë. Tani dhe emrin e komitetit të tyre kafiteri e kthyen mbar e mirë. Ngaqë, nuk ju duhej më asnjë kamoflim.
Portën e ngritjes, lartë e më lartë, në hierarkinë e një pushteti të ri, ua hapën vetë “luftëtarët” e lirisë. Nga maja e piramidës së pushtetit ku kishin mbrri! Ata që gjakun e derdhur për liri e shndërruan edhe në një fitore të dytë. Tani edhe me votë, kundrejtë kundërshtarëve të hapur dhe të kamofluar politikë.
Pas luftës, në liri, shumëkush mendonte se koha e komitetlinjëve kishte ikur. Pikërisht tani, u gjend “i forti” i luftës dhe fitores, kundrejt tyre edhe kundrejtë vetë shokëve të tij dhe ju jep dorën, për t’i ringritur deri në kulmin e hierarkisë pushtetare, triumfalisht! Ndërsa, çlirimtarët vazhdojnë të vetëflijohen dhe vetësakrifikohen nga mjerimi edhe në liri!
Dhe tani, gjithandej Kosovës së lirë, dëgjojmë lajme plotë trishtim, për vetëvrasje të çlirimtarëve nën mjerim! Por, edhe lajme të “mira” për rikthimin masovik të komitetlinjëve, të vjetër dhe të rinjë, në pushtetin e fituar me mund, gjak e sakrificë, po nga ata që edhe sot po bien viktimë e pushtetit dhe pushtetarëve komitetlinjë!
Dhe, Kosova, sot, në vend se ta gëzojë, po e vuan lirinë! Jo nga pushtimi klasik i Serbisë, por nga pushtimi i pushtetarëve të rinjë, mjerisht!
Dheu i lirë i Kosovës po i hanë bijtë e vetë, ndërsa Kosovën, po e hanë maskarenjtë, MEDET!
P.S. Këmbana e alarmit po bie! Shpëtimi nuk është në ikje!

======================================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
BATON HAXHIU, KY BASHKËPUNËTORI I SHËRBIMIT SEKET SERB!

Në mars 2006, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq i pakënaqur me disa emërime në Qeverinë e Kosovës kishte ngrirë përkohësisht funksionin e tij, dhe me këtë rast në një prononcim publik, (më 23 mars 2006) z.Petkoviq ka demantuar edhe disa shkrime në të përditshmen Express.
Sipas një lajmi të botuar në “Kosovapress”, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, i ka quajtur akuzat e gazetës Ekspress kundër tij si shpifje, ndërsa ka akuzuar drejtorin ekzekutiv të saj, Baton Haxhiun (djal i një ish’komitetliu) se përmes gazetës po tenton ta kthejë kohën e Millosheviçit. Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Baton Haxhiun. Baton Haxhiu, aktualisht është drejtori i Përgjithshëm i “TV – KLAN KOSOVA”, i themeluar në dhjetor të vitit 2008, dhe zyrtarisht nis transmetimet më 17 shkurt 2009.

Xhavit Haliti, Baton Haxhiu, Hashim Thaçi

dhe Blendi Fevziu – drejtuesi i emisionit “Opinion” në TV KLAN.

……………………………………….

“Keni dëgjuar kush jam unë, ndërsa tani po ju tregoi kush është Baton Haxhiu?”, kështu ka nisur rrëfimin e tij Sllavisha Petkoviq, dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur Sllavisha dhe ka vazhduar: “Ndoshta dëshiron që në mënyrë eksprese ta kthejë kohën e Millosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq. 
Për të forcuar këtë që po thoshte, ai ka shtruar edhe disa pyetje tjera. Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?
“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm, – sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar me bindje të thellë Petkoviq, duke shtuar se përveç këtyre që tha, ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme”. Ai madje është shprehur i gatshëm të ballafaqohet publikisht me vetë z. Haxhiun. “Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, ka thënë në fund Sllavisha Petkoviq!!!!

………………………………

(Shtojcën dhe ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura