HAZIR MEHMETI: PIKTORI GAZMEND FRAITAG EKSPOZON NË VJENË

Vjenë, 27. 06. 2013 – Ditë më parë piktori i njohur i cili jeton në Austri, Gazmend Fraitag, hapi ekspozitën e radhës në kryeqytetin austriak e cila me sukses po vizitohet nga shumë dashamirë të artit pamor. Vjena është vend ku vlerësohet arti dhe ekspozimi artistin e ngritë para përgjegjësisë dhe kritikës së mirëfilltë. Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum” në qendër të qytetit punimet në pikturë do qëndrojnë për vizitor më shumë se një muaj – deri më 7 korrik. Ishte kjo ekspozitë e iniciuar nga piktori austriak Eddie Mülller nga Linci e organizuar nga reporteri për kulturë Joe Leiner. Në hapje të ekspozitës ishin prezent shumë figura arti dhe mërgimtarë shqiptarë nga shoqatat dhe klubet e ndryshme shqiptare dhe vendore. Hapjen e ekspozitës e bëri krijuesi z Hubert Thurnhofer, autori i veprës “Das Testament des Damien First” e cila e kishte edhe ditën e promovimit. Në mbrëmjen e hapjes ishin të pranishëm mbi 80 mysafirë nga të gjitha zhanret e krijimtarisë dhe mërgimtarë shqiptarë artdashës. Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Anton Marku, këshilltar i cili i përshëndeti të pranishmit.

– Piktori i njohur, Gazmend Fraitag në atelien e tij – 

…ekspozitat
Pas disa sukseseve me ekspozitat e tij në Gjermani që nga vitet nëntëdhjeta, serinë e ekspozitave në Austri e fillon në vitin 2008 në Peuerbach e në “Atrium” Bad Schallerbach, duke vazhduar me sukses në disa qytete tjera. Këtë vit ekspozoi në “Galerie – Halle” në Linz, në “Café Kronberg” (2013) në Scharten dhe kjo tani e hapur në Vjenë. Gazmendi është prezantuar me sukses me punimet e tij në antologjinë e krijuesve shqiptarë në Austri “Iliricum”, vepër e Shoqatës Kulturore “Aleksandër Moisiu”në Austri.
…motivi
Motivet në krijimtarinë artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçan Prizreni me urat e vjetra nga guri, ku piktori kaloi një pjesë të jetës së tij rinore si gjimnazist. Ai e preferon pikturimin me ngjyra vaji në kanavac, në grafikë dhe disa me laps. Talentin e tij gjithmonë e ka shprehur me pikturë që nga fëmijëria e tij në Prizren, ku mësoi në shkollën fillore dhe në gjimnaz, muret e të cilave ishin të zbukuruara me pikturat e tij. Kjo e mbushi krijuesin me besim në artin e tij dhe e bëri të lumtur në rrethin shoqëror. Tani krijimtarinë e tij e realizon me sukses në Austri. Ekspozitat e tij gjithnjë në rritje në cilësi e sasi e shprehin shpërthimin e energjisë së autorit me vrull të pandalshëm. Në shaka piktori do shprehet: “Unë kam aq shume motive dhe energji të akumuluar në mua saqë me duhet ndoshta edhe një jetë e dytë për t’i realizuar ato.. Ura e gurit në Prizren më ka fascinuar, të cilën unë dy here në ditë e kaloja përderisa isha gjimnazist në Prizren. Ndërsa Kalaja e lashtë në prapavijë dhe qielli i kaltër në horizont, janë motiv shumë i preferuar edhe sot për mua. Fytyrat e njerëzve dhe karakteristikat e tyre janë shumë prezent në vizatimet e mia. Ato i punoj me ngjyra vaji në kanavace, tush dhe laps të thjesht. Aktet nudo janë domosdoshmëri thuajse për çdo piktor”. Ky është Gazmend Freitag, njeriu ynë i cili imazhin tonë e ngritë përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do jeton gjatë. Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe artisti ynë.
Kush është Gazmend Freitag
Gazmendi lindi në vitin 1968 në fshatin Pataqan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Aslan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet UN e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990 duke u vendosur fillimisht në Gjermani e pastaj në Linc të Austrisë. Në mërgim i hynë fushës së artit pamës, ku piktura është prirja e tij. Ai do vazhdon mësimet tek artistët e njohur austriak, piktori Erich Ruprecht dhe Mag.art.Judith Goetzloff në Linz. Krahas kësaj Gazmendi iu rreket punëve në pikturim, në grafikë, ngjyra vaji në kanavace. Piktura me motive nga bukuria e femrës dhe peizazhi janë dominuese në punën e tij artistike.

*  *  *

Hapja e ekspozitës me figurat e njohura nga arti, Gazmend Freitag – në Vjenë.

“Ura e Gurit- Prizren” (2012), Motiv nga vendlindja.

Edhe shtypi vendor i kushton publicitet artistit shqiptar.

——————————————————–

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura