ZEQIR HERENI: SHKOLLA 9 VJEҪARE ‘VEHBI SHEHU’ E BICAJT NË VITET 1991 – 2014

Kukës, 17. 10. 2014: – (Me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shkollës së parë shqipe në Bicaj) – Më datën 18 Tetor 2014, Shkolla 9 Vjeçare «Vehbi Shehu» e fshatit Bicaj, shenon 100 vjetorin e krijimit të saj. Ajo u ngrit në një periudhë të vështirë të epokës së luftës për mbrojtjen pavarësisë dhe të trojeve tona nga coptimi. Orekset e fqinjve pushtues po kristalizonin mbështetje nga kancelaritë e Europës së padrejtë të asaj kohe. Një nga planet e asaj kohë ishte shtrirja e kufijve të Sërbisë mbi Kosovë dhe mbi Lumë. Patriotët lumjanë me mbështetjen e Hasan Prishtinës nxituan që përveç shkollës së parë të Kolesjanit të themeluar më 14 tetor 1911, të themelonin shkollën shqipe në Bicaj që daton më 18 tetor 1914, fshat – qendër i krahinës së Lumës, si një nga format e rezistencës kundër aneksimit dhe përhapjes së gjuhës së shkruar kombëtare.
Kjo Shkolle ka kaluar në tri faza kryesore:
U ngrit si shkolle fillore
U bë Unike, (1946) 7 vjeçare, 8 vjeçare dhe 9 vjeçare
U bë Shkollë e Mesme ( bujqësore dhe tani gjimnaz) më 1971.
Mësuesi i parë i saj ishte Ibrahim Gota nga Prizreni.
Mësues të tjerë: Kel Vila (1922), Ndreke Cukali,Ferit Imami ,Niman Ferizi, “Mesues i Popullit”, Beqir Spahiu “Mësues i Popullit”, Xhaferr Korbi, Qamil Hoxha, Ibrahim Kolci, Sabri Repishti (1946),Nush Tukja (1946) etj. Nga 1914-1944 mbaruan mesimet 370 nxene, tw cilet u shquan ne veprimktarite patriotike, kulturore e profesionale, ne vecanti ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare, ne te cilen ra edhe deshmori Vehbi Shehu emrin e te cilit mban Shkolla pas Clirimit.

Pas luftes se II-te boterore, me çlirimin e Shqiperise, pas viteve 1945, aresimi ne Bicaj si ne gjithe Shqiperine pati nje zhvillim te konsiderueshëm. Arsimi fillor u shtri në të gjithë fshatrat e treves, ku mund te permenden; lufta kunder analfabetizmit, nepermjet kurseve ku merrnin pjese edhe gra dhe te rinj dhe te reja por edhe mosha deri ne 40 vjec, krijimi i nje sistemi parashkollor me zhvillim ne rritje ku u përfshinë fëmijë të moshës 6-7 vjeçare, me pas hapja e disa disa shkollave fillore ne fshatrat e tjera te zones dhe zhvillimi ne sistemin 7 vjecare me tej 8 vjeçar, e deri ne sistemin e sotem 9 vjeçar. Zhvillimet pozitive dhe rritja sasiore dhe cilesore e shkolles, bazuar edhe ne kerkesen e nxenesve dhe te komunitetit te Bicajt, çoi ne hapjen e shkolles se mesme bujqesore në shtator 1971 e me vone te pergjithshme ne shtator 1984, te cilat nxoren nga bankat e tyre studente qe ishin konkurent edhe ne rrafshin kombetar.
Ndryshimet e sistemeve pas vitit 1990, sollen një frymëmarrje të re edhe për arsimin ne pergjithesi po ashtu edhe ne shkollën e Bicajt. Kalimi nga nje sistem totalitar ne ate demokratik u shoqerua me vështirësi e pengesa, problematika te zhvillimit që jane te natyrshme ne tranzicion, levizja e lire, pershtatja me programet dhe korrikulat, reformat ne tekste etj. Programi shkollor do te clirohej nga teorite ideo-politike dhe nisi nje epoke e re e demokratizimit te aresimit. Kjo faze tranzicioni ne aresim pati problematikat e saj si ne qendrimin ndaj shkolles, ashtu edhe ne sfidat e reja qe hasën mesuesit ne marrëdheniet e reja ne sistemin arsimor si ne kuptim ashtu edhe ne veprim. Por depolitizimi i shkolles , qe ishte nje nga sukseset e sistemit, u shoqerua shpesh me nderhyrjet politike deri ne percaktimin dhe levizjet e stafeve te arsimtareve dhe kjo menyre veprimi dobesoi ne nje fare mase zhvillimin normal, cilesine dhe traditen e mire te shkolles. Komuniteti i Bicajt eshte nder komunitetet me aresimdashese te treves por edhe ne rrafshin kombetar. Ky ka qene gjithmone nje çeles suksesi ne marrëdheniet shkolle-prinder qe edhe pse ka pesuar nje fare terheqje, ka rendesi paresore ne procesin e pervetesimit të dijeve nga nxenesit dhe të ecurise normale procesit mesimor.
Ne vitin 1991 shkolla ka patur 720 nxenes ne ndare ne 24 klasa. Me nje staf pedagogjik orej 30 mesues, ne varesi te shkolles kane qene, 4 grupe te edukimit parashkollor.
Sot në Bicaj funksionojnë 5 kopshte nga keto 3 ne qender,1 ne Osmanaj dhe 1 ne Mholaj. Shkolla 9 vjecare ka nje kapacitet prej 450 femijesh. Tkurja demografike e levizjeve ka patur ndikim ne uljen e numrit te nxenesve. E vecante per ngritjen e nivelit cilesor te marrjes se dijeve ne periudhen 2009-2010, ishte futja ne procesin mesimor e sistemit te internetit, (laboratorit kompjuterik), nepermjet te cilit femijet perfitonin njohuri dhe informacione te shpejta, te sakta dhe bashkekohore. Ne periudhen 1990-2014, shkolla 9 vjecare e Bicajt u drejtua nga Halil Palushi,deri ne shtator 1991, Zeqir Hereni (1991-1993), Naim Tafhasi (1993-1997), Zeqir Hereni(1997-2007), Dritan Halilaj(2007-2012) dhe Alfred Dogjani, 2012 e ne vazhdim. Gjate periudhes 1991-2014, shkolla 9 vjeçare “Vehbi Shehu” Bicaj ka patur ne stafin e vet mesues të aftë dhe te perkushtuar si, Halil Palushi, Fuat Fejzollari dhe Enver Palushi, te cilet u ndane para kohe nga nxenesit e tyre, duke lene pas kujtimin e mire tek komuniteti aresimdashes i Bicajt, te figures se tyre dhe punes se madhe mesimdhenese ne dobi te nxenesve. Gjithashtu gjate kesaj periudhe u pensionuan mesues te nderuar si: Violeta Halili, Fadil Halili, Selman Palushi, Shuaip Palushi, Nesim Ramallari, Farie Palushi, Hazbie Braha, Feime Sinamati, Arze Hoxha, Ilir Halili, Mahmudie Cenaj, Feride Braha, Islam Bilali, Hyrie Nuhiallari, Sherife Guri, Selvie Fejzullari, etj
Renien e shtetit ne vitin 1997, shkolla e Bicajt i kaloi me pak probleme. Shkolla vazhdoi mesimin normalisht. Stafi pedagogjik u mobilizua per ruajtjen e shkolles duke u angazhuar per te minimizuar demtimet nga keqberesit. Bashkepunimi me komunitetin e Bicajt ishte faktor i rendesishem per vijueshmerine normale ne kushte anormale te funksionimit te shtetit.
Shkolla e Bicajt, stafi pedagogjik dhe nxenesit, treguan vlerat bujare dhe vellazerore ne periudhen e eksodit masiv te shqiptareve te Kosoves, ne Prill te vitit 1999. Ambjentet e shkolles sherbyen si strehe edhe per rreth 50 familje, ne pritje te ngritjes se kampeve te strehimit. Gjithashtu ne baze te udhezimeve te Ministrise se Aresimit te asaj periudhe, femijet kosovare do te vazhdonin rregullisht shkollen pas mbylljes se vitit shkollor ne fund te Majit 1999. Ne ate vit shkollor, shkolla 9 vjecare e Bicajt kishte 630 nxenes, kurse femije kosovare te regjistruar ishin 840. U moren masat qe mesimi te vazhdonte normalisht. Mesimin do ta realizonin 40 mesues te ardhur nga Kosova, kurse drejtori i shkolles, do te qendronte ne detyre per te drejtuar stafin pedagogjik. Mesimi filloi rregullisht me 3 Qershor 1999. Data 12 Qershor 1999, kur forcat e Nato-s u futen ne Kosove per te spastruar perfundimisht Kosoven nga pushtuesit serbe, ishte nje moment shume emocional per ta. Nxenesit kosovare qe vazhduan mesimin per rreth 15 dite ne bankat e shkolles se Bicajt do te kujtojne me respekt bujarine dhe predispoziten e komunitetit dhe te stafit drejtues te shkolles per mundesite qe u rezervuan qe edhe ne dite te veshtira te vazhdojne mesimin e gjuhes amtare, si nje nga armet e qendreses ne vite.
Ne kete 100 vjetor, shkolla 9 vjecare “Vehbi Shehu” e Bicajt, ka me se te ndjehet krenare. Ajo u ngrit mes veshtiresish te mbijeteses kombetare dhe rriti braza te tere nxenesish me dije dhe dashuri per vendin, per njerezit, lirine dhe demokracine. Ne keto vite ka vazhduar traditen e mire te krijuar duke qene vazhdimisht nder shkollat me te mira te rrethit e më gjërë.. Nxenesit qe kane dale nga bankat e kesaj shkolle, kane dhene kontributet e tyre te vyera ne te gjitha aspektet e jetes se komunitetit te Bicajt, ne shkalle lokale dhe kombetare. Pjese e kesaj tradite jane edhe stafi i mesuesve te perkushtuar dhe skrupuloze ne punen e tyre ,sa te veshtire po aq fisnike si, Remzie Halili, Feride Domi, Shefqet Cena, Sadete Beqiri, Lumturie Kerxhaliu, Vera Braha, Aferdita Halili, Zoje Hoxha si dhe me te rinjte, Anita Spahiu, Anilda Onuzi, Zamira Bileri, te drejtuar me profesionalizem nga drejtori Alfred Dogjani.
Kjo tradite e mire e krijuar nder vite eshte shpresedhenese ne rrugen e te ardhmes per trupen pedagogjike dhe drejtuesit per te tejkaluar sfidat e kohes, per te çuar deri ne fund misionin e madh qe kane ata, paisjen me dije dhe kulture te brezave te se ardhmes.
*) Autori është Drejtor i shkollës së Mesme «Bajram Abdiu» Bicaj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura