HAZIR MEHMETI: TIRANA NIKOQIRE E SEMINARIT TË MESUESVE NGA DIASPORA

Vjenë, 24 qershor 2018: Seminari i katërmbëdhjetë me radhë do të mbahet prej 31 korrik deri më 3 gusht në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Ky Seminar në kryeqytet përkon me 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, i shpallur Viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Në seminar do marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve evropiane ku mbahet mësimi shqip. Seminari organizohet nga Ministria e Arsimit e Kosovës, Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Bashkia e Qytetit të Tiranës. Struktura programore u hartua nga përfaqësuesit e dy ministrive tona, Anila Ferizaj dhe Nuhi Gashi, të cilët do moderojnë punimet e seminarit. Mysafir i veçantë Prof. Dr. Dr. Basil Schader nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Zürichut. Kërkohet mbështetje financiare nga qeveritë tona të Shkollës Shqipe në Diasporë. Çdo vonesë me pasoja kombëtare.
Këtë verë seminari i mësuesve nga diaspora do mbahet për herë të parë në Tiranë pas udhëtimit katërmbëdhjetë vjeçar qyteteve brenda trevave etnike shqiptare. Tirana ka çfarë të ofroj për 160 seminaristët pedagogë mërgimtarë nga shumë vende. Kryeqyteti i Muzeut Kombëtare, Bibliotekës, Operës e objekte tjera kulturore e historike dhe mbi të gjitha kultura dhe miqësia vëllazërore e kryeqytetaseve ndaj mërgimtarëve.
Rëndësia e seminarit është komplekse dhe shumëdimensionale: shkëmbim përvojash, ligjërata nga pedagog ekspertë të kulturës e gjuhës, promovime tekste mësimore e artistike, njohje me trashëgiminë historike e kulturore të kryeqytetit shqiptar.
Prof.Dr. Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut në Zvicër do paraqitet me ligjëratën “Prezantimi i uebfaqes http://hlt.cwd.gr/ me materiale multimediale didaktike për mësimin plotësue”. Gjithashut grupi nga Zvicra: Prof. Dr.Basil Schader, Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, dhe Arjan Polisiddo do mbajnë ligjëratën: “Udhëzime për punën në grupe (organizimi, detyrat, formimi i grupeve)”.
Në historikun e shkollës shqipe në diasporë do shënohet përfundimi i projektit në botimin e 19 teksteve mësimore për tri nivelet mësimore. Projekt nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë nën koordinimin e z. Nuhi Gashi dhe i mbështetur nga Prof. Dr. Basil Schader, i cili projekt fitoj edhe çmimin evropian “Projekt i Shkëlqyer” në Grac të Austrisë me rastin e Ditës së Gjuhëve Amtare, me karakter gjithë evropian.
Krahas ligjëratave trajnuese nga ekspert nga lëmi i didaktikës e metodikës në mësimdhënie, në seminar do këmbehen përvoja nga praktika mësimore mes mësuesve vendesh të ndryshme, njohja me rrethanat specifike të mësimit shqip, njohja me format e reja të mësimdhënies bazuar në arritjet elektronike e teknologjike. Në seminar do paraqiten me kumtesat e tyre: Vllaznim Haziri, Majlinda Hala, Prof.Dr. Naxhi Selimi, Dorina RaptiArbër Salihu, Feime Llapashtica, Shqipe Gashi-Ramadani, Driton Kajtazi, Vera Shkurti, Agime Lajci, Kristina Gega, Ariana Kosova Hoxha, Albana Tahiri, Miradije Berishaj e Osman Ademi, Rovena Vata, Xhevat Isuf, Kledi Shegani, Eva Gugu, Rifat Hamiti, Aurela Konduri, Hazir Mehmeti, Agim Paçarizi, Janë paraparë edhe promovime letrare publicistike: Hazir Mehmeti “Kohëthyerja”, Abdurrahim Ashiku “Dashmir Zaçe, një rilindës i kohës sonë”, Hazbi Lalinca “Tri tekste mësimore”.

Krahas seminarit tradicional në vendlindje, tani disa vjet me radhë në disa vende po mbahen seminare trajnuese rajonale. Këtë vit shkollor seminare u mbajtën në Kroaci, Gjermani, Greqi, Suedi, Zvicër etj. Këto seminare u përkrahen nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe Ministria e Diasporës së Kosovës, kurse jo edhe nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë. Premtimet e pa realizuara për ndihmë në financimin e Mësimit Plotësues në Diasporë nga kjo ministri seminareve të më parme, janë vetëm premtime. Shumica e këtyre seminare u përkrahen nga afarist e veprimtarë patriot që punojnë për ruajtjen e qenies kombëtare përndryshe asimilimi është i pamëshirshëm.
Këto seminare janë shembuj e përvojë edhe për shumë vende tjera, se si duhet shkëmbyer përvojat në mësimdhënie, aktivitete kulturore, qëndrim ndaj shkollës shqipe, ndaj integrimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Mësimi në gjuhën amtare ka rëndësi të madhe në formimin e plotë të personalitet tek fëmijët me identitet kombëtar.
Sipas orarit do të kemi punë në grupe ku mundësia e ofrimit të përvojave mes mësueseve nga vende të ndryshme dhe shkëmbimi i tyre, pastaj prezantimi i materialeve mësimore, faqet e internetit, krejt kjo në shërbim të pasurimit të përvojës profesionale nga vende të ndryshme ku shumëgjuhësia është realitet.
Mësuesit në diasporë shpresojnë se Ministritë tona do duhej të ishin në vijën e strategjisë kombëtare në përkujdesje ndaj mësimit shqip në diasporë. Deri tani nuk mund të jemi të kënaqur nëse vetëm 5% apo më pak nxënës shqiptarë mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip, kur dihet se shumica absolute e mësueseve nuk kanë paga të rregullta, disa paguhen vullnetarisht nga prindërit, disa punojnë falas. Është urgjente dora e shteteve tona në financimin e mësimit shqip në mërgatë pa marr parasysh çmimin. Veçan duhet dhen dora mësuesve në Greqi e Itali. Kjo po zvarritet me vite, kurse çmimin do e paguaj kombi me humbjen bijve e bijave të tij.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura