HIPOKRIZIA E KRYEMINISTRIT RAMA …

Hipokrizia e Kryeministrit Rama me “lavdërimet” për artistet e xhudistet e Kosovës

Nga Skënder S. KAPITI, Durrës – 30 korrik 2021

Kombin e lartësojnë sakrificat e antarëve të tij, e lartësojnë talentet e tij si dhe burrështetasit e mëdhenj të tij.

Por mjerisht vetëm burrështetas të lavdishëm prej 100 vitesh nuk ka nxjerrë akoma Shqipëria.

Do të ishte mirë që “burrështetasit”p.sh. si Berisha, Nano, Rama e Meta të kishin qenë shëmbull pergjegjshmërie, morali e pastërtie dhe patriotizmi kombëtar , të kishin qenë vetë së pari shëmbull e kampion të tillë, dhe pastaj edhe “lavdërimet”, mirënjohjet e dekoratat e lëshuara prej tyre do të kishin pasur nënshkrimin dhe autoritetin serioz e të duhur të tyre për të vlerësuar e dekoruar të tjerët.

“Lavdërimet ” e Edi Ramës  për Dua Lipën, Distria Krasniqin e Nora Gjakovën janë hipokrizi për Kosovën, pasi nuk është vështirë për ta kuptuar se sa e do dhe se sa e ka respektuar Kosovën Edi Rama, pasi realiteti e faktet flasin të kundërtën, atë se ai ka vepruar, shprehur dhe është deklaruar  në disa raste kundër Kosovës duke shkaktuar edhe ftohje me politikën e Prishtinës,por edhe rënien e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Me shpërndarje dekoratash  kanë spekuluar  për interesa   personale  politike edhe  Presidentët   Ilir Meta dhe  Hashim Thaçi.

Po ta shohim Presidentin Ilir Meta vërehet se nuk ka ditë që nuk jep  fleta lavdërimi dhe që shpërndan e akordon dekorata gjithkujt dhe githfarëshe, duke ia kaluar edhe kohës së diktaturës e cila shpërndante dekorata besnikëve të partisë komuniste dhe  për merita socialiste.

Edhe sot në demokraci dhënia e dekorarave bëhet për merita preferenciale  partiako-politike nga  presidentët politiko-partiakë, por jo se nuk edhe shiten dhe nuk bëhet edhe korrupsion me to.

Aq shumë është ekspozuar në publik kjo veprimtari “patriotike” prsidenciale  e Metës  sa që edhe ata të cilët me të vërtetë i meritojnë mirënjohjet shtetërore sikur nuk emocionohen kur merr ndonjëri prej tyre dekoratë nga Presidenti ,pasi thonë se: ja more se edhe filani apo fisteku është dekoruar pa asnjë meritë.

Po kështu ka vepruar edhe ishPresideti i Kosovës HashimThaçi, por dhe prandaj shumë kush në Kosovë Hashimit edhe ia kanë refuzuar mirënjohjet dhe dekoratat e akorduara prej tij..

Edhe veteranët e vërtetë të UÇK-së nuk e ndjejnë veten mirë kur mësojnë se edhe shumë e shumë individë të tjerë pa asnjë kontribut për luftën janë shpallur veteranë.

Tani le të shohim se si do të sillet Presidentja Vjosa Osmani në respekt të atyre që kanë kontribuar realisht , me të vërtetë dhe sinqerisht për Kosovën dhe për të mirën publike e kombëtare, ndaj atyre të cilët ishët e pushtetit e të politikës në Kosovë janë treguar indiferentë djallëzorë e pse jo edhe deri amoralisht të paturp e të paskrupullt, arrogantë dhe mosmirënjohës të mëdhenj.

Nuk besoj se Znj. Osmani do akordojë dekorata nisur nga preference personale e politikisht të korruptuara si paraardhësi i saj.

Por nuk qëndron pas as Kryeministri Edi Rama, por i cili ka nja dy tre specifika në lidhje me atë se cfarë atij i pëlqen dhe  kur e kë e sheh të arsyeshme që ta lavdërojë e t’i thur ndonjë konsideratë, pavarësisht se e ka shumë të vështirë që të tregojë respekt e mirënjohje për talentin dhe për dhuntinë e të tjerëve,pasi ai shquhet se e urren suksesin e të tjerëve.

Dhe  ashtu si pothuajse edhe paraardhësit e tij , edhe kryeministri i sotëm Edi Rama i cili është kampion i manipulimeve mediatike dhe publike , i cili është kampion i dukjeve, retorikave dhe publicitetit e reklamave qeveritare te aktiviteteve boshe e pa rezultat por vetëm sa për simbolika pseudopatriotike sic ka bërë edhe me të famshmet mbledhje te të dy qeverive shqiptare. Nga këto mbledhje simbolikash ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë as nuk u prodhua dhe as nuk rezultoi ndonjë gje me rëndësi, ashtu sikurse edhe pati deklaruar se do jipte edhe nja 50 mije euro për një spital në Preshevë.

Kryeministrit shqiptar Edi Rama i pëlqen vetëm vetja e tij, është egoist dhe urren talentin e dhuntinë e të tjerëve, vuan nga deliri dhe nga sëmundja e inferioritetit.

Ai shquhet për arrogancë dhe për përdorim edhe të fjalorit banal kundër të tjerëve e madje edhe në mjedise mediatike e publike. Edhe   batutat i ka dhe i përdor djallëzisht me qëllim  për të tallur, përbuzur e përqeshur të tjerët.

Ai, si i tillë tashmë është i dalë boje dhe nuk ua vë askush veshin edhe kur përdor e thotë ndonjë lëvdatë apo konsideratë të thatë për të tjerët, pasi edhe ato i bën se ia imponon rasti e momenti për interes e për dukje “inteligjente” dhe për hipokrizira  politiko-patriotike.

Me të njëjtin avaz e  hipokrizi manipulative e deklarative mashtruese  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka “lavdëruar” Lipën, Krasniqin e Gjakovën për sukseset e tyre si këngëtare dhe si fituese e Medaljeve të Arta në Lojrat Olimpike në Japoni.

Por ky lavdërim nuk është bindës,por është një farë maske mashtrimi  pseudopatriotizmi me anë të së cilës ai don të tregohet sikur është njeri që ka respekt për Kosovën, pasi detyrimisht  as Rama  nuk mund të qëndrojë “indiferent”pa lavdëruar, pasi artistëve dhe sportistëve që kanë bërë dhe bëjnë epokë u është mirënjohës i gjithë opinioni publik e gjithkombëtar.

Nëse Rama ka respekt pë sportin dhe sportistët ai duhet që t’i mbështesë financiarisht sportet në Shqipëri nga buxheti i shtetit, pasi jo vetëm të gjejë e t’ua mbushë xhepat PPP-ve.

Edi Rama se sa pro Kosovë është, e kanë treguar “veprat” e tij, e  tregoi me vendosjen e Taksës gjobitëse për shqiptarët e Kosovës të “Rrugës së Kombit”; se sa proKosovë e tregon fakti se cfarë lobimi ka bërë deri me sot Edi Rama për njohjet ndërkombëtrare të Kosovës prej shteteve dhe organizmave ndërkombëtarë; se sa ai, ia dëshiron të mirën Kosovës Edi Rama e ka treguar fakti se ai ka qenë dhe mbetet aleat i projektit serb për ndarjen e coptimin e Kosovës, dhe kulmi është se ai është  edhe bashkëideator me Presidentin e Serbisë për Minishengenin Ballkanik, i cili është dhe ka një prapavijë thellësisht antiKosovë.

Pra me këtë veprim të tij të fundit ai dakordësohet me Serbinë e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, duke i bërë thirrje por edhe presion sa mundet që Kosova të hyjë në një organizim ballkanik  ku lider i saj është Serbia e cila nuk e njeh shtetin  e Kosovës.

Pra, këto janë disa veprime të cilat nuk kanë nevojë për koment, ashtu sikurse edhe tjetra, ajo që po ta shikosh hollë-hollë, pothuajse asnjë shqiptar me origjinë nga Kosova që në Shqipëri janë mbi 200 mijë, nuk e gjen deputet, as në Këshillat vendor Bashkiak e rrallë rastësisht ndoshta e gjen ndonjë në administratën e tij.

Sa të vlefshme dhe sa të mirëpritura publikisht janë p.sh. lavdërimet dhe mirënjohjet për familjet e dëshmorëve, herojve si dhe për  sportistët e artistët shqiptarë kur ato bëhen nga personalitete dhe burrështetas si Albin KURTI e Vjosa OSMANI.

Edhe familja jonë, familja e Sadri KAPITIT, që kemi kontribuar aq shumë për Kosovën gjatë luftës në vitet 1998-1999, dhe e meritojmë një dekoratë nga Kryeministri  dhe Presidenti i Kosovës pasi një propozim të tillë e kanë bërë shume personalitete, intelektualë e shoqata patriotike, dhe do të ndjeheshim shumë e shumë herë më mirë e  krenar që këtë dekoratë ta merrnim nga Z. Kurti, Znj. Osmani dhe nga Z. Konjufca dhe jo nga paraardhësit e tyre.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura