HISTORIA E ILIRËVE (7)

Nga Aleksandër Stipçeviq

Lufta kundër dalmatëve

Shkatërrimi i shtetit ilir, në jug, nuk do të thoshte se ishte edhe fund i rezistencës ilire kundër Romës. Duke shkelur një herë në Siujdhesën Ballkanike Roma qe përfshirë shumë shpejt në grindjet dhe luftimet midis fiseve të ndryshme të lira ilire dhe kështu duke intervenuar me mjeshtri herë kundër një fisi e herë kundër një tjetri, i forcoi gjithnjë e më tepër pozitat e veta dhe e zgjeroi sferën e interesave. Një politikë e tillë pak nga pak do t’i bëjë të mundsur që të mbizotërojë tërë territorin ilir. Mirëpo, derisa arritën këtë romakët u detyruan të zhvillojnë edhe shumë luftëra, sidomos kundër dalmatëve, fisi që mori mbi vete barrën kryesore të luftës kundër Romës në kohën mbas Gencit.

Kur dalmatët gjatë shekullit III dhe II para e.re. populluan viset midis Kërkës dhe Cetinës, gjetën kolonitë Tragurion, Epiton dhe Salonën të rrethuara me fise të cilët nuk nguronin t’i sulmonin herë pas here. Ata gjithashtu i sulmonin edhe fqinjët e vet daorsët, të cilët atëherë kishin njohur pushtetin suprem të Romës. Kundër dalmatëve në Romë arrinin edhe ankesat e isejve dhe të daorsve, kështu që senati romak vendosi që dalmatëve t’ua dërgojë përfaqësuesit në mënyrë që me mjete paqësore t’i zgjidhë konfliktet e shkaktuara. Të deleguarit në krye me Gaj Fanin arritën në kryeqytetin dalmat, Delminium, në vitin 158 para e.re., mirëpo dalmatët nuk deshën as t’i pranojnë e as t’i gostisin, e jo më të zhvillojnë bisedime me ta. Delegacioni, si duket është sulmuar, kështu që u vranë edhe përcjellësit e daorsve dhe të isejve. Një sjellje e këtillë e dalmatëve i konvenoi senatit romak dhe ai vendosi t’i fillojë operacionet luftarake kundër dalmatëve. Kështu romakët filluan një varg luftërash kundër këtij fisi trim, të cilat vazhduan më se një shekull e gjysmë – derisa legjionet romake i nënshtruan plotësisht ilirët.

Në vitin 156 para e.r. operacionet kundër dalmatëve i filloi konsulli Gaj Marc Figuli i cili me ushtrinë e vet zbarkoi në Naronë (Vidi i sotëm afër Metkoviqit). Në fillim pësoi disfatë në përleshje me dalmatët, kështu që u detyrua të tërhiqet në Naronë. Shpejt e mori veten dhe përsëri u nis kundër Delminiumit, ku ishte përqëndruar ushtria kryesore e dahnatëve. Qyteti ishte fortifikuar mirë dhe mbrohej, kështu që Figuli nuk mundi ta pushtojë. Vitin tjetër atë e zëvendësoi konsulli Kornel Scipio Nazika, i cili më parë sulmoi qytetet e tjera dalmate, e mandej edhe vetë Dehniniumin. Mbas luftimeve të rrepta Delminiumi ra.

Lufta kundër Adriejve dhe Plerejve

Nja njëzet vjet pas luftës së parë romake-dalmate, romakët ndërmorën aksionin vendimtar kundër ardiejve dhe fqinjëve të tyre, plerejve. Ardiejt, të cilët në kohën e lulëzimit të shtetit ilir luajtën rolin dominues (Polibi, Livi, e autorë të tjerë antikë përmendin se disa nga sundimtarët ilirë sipas përkatësisë fisnore ishin ardiej), pas rënies së Gencit u shtynë në bregun e djathtë të Neretvës. Mirëpo, ata vazhduan përsëri zejen e tyre të luftës – piraterinë, për çka patën punë shumë herë me Romën gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më të pranishme në Ballkan. Ata tani sulmojnë bile edhe ato vise të cilat tashmë gjendeshin nën sundimin romak, prandaj kjo edhe shkaktoi reagimin e Romës. Dhe vërtet këtë reaksion të Romës nuk u desh shumë të presin. Në vitin 135 para e.re. konsulli Serv Fulv Flaku në krye të 10.000 këmbësorëve dhe të 600 kalorësve sulmoi qendrat e tyre dhe theu rezistencën e tyre. Për të penguar piraterinë e tyre të mëtejshme romakët i transferuan në brendësi dhe, si na njofton Straboni, i detyruan të merren me bujqësi. Të pamësuar me mënyrën e re të jetës dhe për shkak të klimës së ashpër ata vdiqën dalëngadalë dhe në kohën e Pliniut Plak (shek. I para e.re.) i cili shkruan për ta, kishin mbetur ende fare pak.

Luftëtar kundër Istëve

Luftërat me këtë fis u bënë të paevitueshme qyshse romakët nënshtruan Italinë Veriore dhe tokën e venetëve. Kështu romakët në të njëjtën kohë kur po zhvillonin luftime kundër shtetit ilir në jug, filluan operacionet luftarake edhe kundër ilirëve që jetonin në brigjet veriore të Adriatikut dhe në Alpet lindore. Në mes tyre të parët u goditën istrët – fis i njohur nga autorët antikë për shkak të aksioneve të tyre të piraterisë. Romakët kundër tyre ndërmorën aksionin e parë luftarak qysh në vitin 221 para e.re. për shkak të konflikteve të përkohshme midis romakëve dhe fiseve ilire. Romakët vendosën të themelojnë koloninë Aquilea, në mënyrë që të forconin vijën e tyre mbrojtëse kundrejt ilirëve. Edhe pse qyteti u themelua për shkaqe të mbrojtjes, istrët, me të drejtë atë e shihnin si rrezik për pavarësinë e tyre, prandaj në vitin 181 para e.r. u orvatën të pengojnë ndërtimin e këtij qyteti. Kundër tyre u nis pretori Q. Fab Buteoni dhe përsëri i mundi. Paqja nuk zgjati shumë sepse atëherë në krye të istrëve qëndronte mbreti EpuL Ky ishte një sundimtar luftarak dhe pa kompromis. Sa e mori fronin nisi të përgatitet për luftë kundër romakëve. Megjithatë, romakët nuk lejuan befasira dhe më 178 para e.re. kundër tij dërguan ushtrinë me në krye konsullin A. Manli Vulzonin. Lufta u zhvillua me kthesa në dobi të të dy palëve. Për këtë shkak vitin vijues, romakët sulmuan përsëri Epulin me forca shumë më të mëdha. Epuli i mundur u tërhoq në veri të Istrisë me luftëtarët e vet në Nesactiumin e fortifikuar, që ishte seli fetare e politike e fisit. Për të pushtuar qytetin romakët kthyen shtratin e lumit të vogël që rridhte pranë mureve të qytetit, duke ua prerë ilirëve ujin e pijshëm. Duke parë se nuk do t’u qëndrojë shumë sulmeve të legjionarëve romakë, mbrojtësi vendosi që më parë të vdesë, se sa t’ia dorëzojë qytetin armikut. Gjatë kohës kur luftëtarët romakë po pushtonin qytetin istrët i vrisnin gratë e femijët e tyre dhe i hidhnin nga muret e qytetit, ndërsa vetë luftonin deri në vdekje. Vetë Epuli, duke parë katastrofen e popullit të vet, e vret veten me shpatë.

Mbas rënies së Nesactiumit bien nën pushtetin romak edhe qytetet e tjera të Istrisë. Së shpejti tërë territori i istrëve ra në duart e romakëve. Ishte ky fundi i lirisë së këtij fisi, i cili para luftërave me romakët kishte ngritur shtetin e vet dhe qysh më herët kishte arritur një zhvillim të madh kulturor e ekonomik.

Me luftën kundër istrëve dhe me pushtimin e siujdhesës së Istrisë, romakët u forcuan në Adriatikun Verior, e pak më vonë pushtuan edhe shtetin e Gencit në jug, duke e kontrolluar tërë detin Adriatik. Mirëpo, midis këtyre dy rajoneve në të cilat sundonin, jetonin shumë fise të lira ilire, kundër të cilave romakët do të detyrohen të luftojnë edhe një kohë të gjatë. Megjithatë fati i këtyre fiseve qe vulosur: rëndësia e bregut lindor të Adriatikut dhe viseve në brendësi, në të cilat jetonin ilirët, ishte shume e madhe që Romatë mund t’i linte jashtë kufijve të perandorisë së vet. Pasuritë nimera ® në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni, të cilat u ishin të njohura popujve itali ë qysh nga koha parahistorike, kullotat e pasura në rrafshnaltat ballkanike, fushat e gjera të Panonisë në të cilat kultivohej drithi, rëndësia e bregdetit lindor të Adriati ut si rrugë detare – të gjitha këto ishin shkaqe që pushtuesit romakë sa më parë t i nënshtronin pushtetit tëtyre të gjitha tokat ilire. Prandaj nuk u desh shumë të pritet qe legjionet romake të përfundojnë atë që e filluan me suhnin kundër shtetit të Teutes. Radhën e kishin tani japodët dhe fiset e tjera të cilat me kohë e kishin ndier presionm e pranisë romake në kufijtë e tyre.

Luftërat e Oktavianit kundër Ilirëve

Që t’i nënshtronte definitivisht dalmatët dhe fiset e tjera ilire të cilat nuk e njihnin ende pushtetin romak, Oktaviani vendosi që vetë t’i prijë ushtrisë kundër tyre. Lufta filloi në stil të madh në vitin 35 para e.re. me suhnin nga veriu, së pari kundër tokave të japodëve. Njëra mbas tjetrës ranë në duart e Oktavianit qendrat e rezistencës së japodëve, Monetium, Avendo, Arupium dhe Terponus, e mandej Oktaviani sulmoi Metulin, ku, si duket, gjendej edhe kryeqendra e këtij fisi. Në sulmin kundër këtij vendbanimi të fortifikuar lokacioni i të cilit me siguri nuk ka mundur ende të caktohet, u plagos edhe vetë Oktaviani. Megjithatë romakët arritën ta pushtojnë dhe në këtë mënyrë të thyejnë rezistencën e mëtejshme të japodëve. Oktaviani mbas kësaj vazhdoi në drejtim të Siscit dhe e pushtoi këtë qytet me qëllim që ta krijonte si qendër për luftë kundër dakëve dhe fiseve të tjera panone. Vetë Oktaviani u kthye në Romë ndërsa në Sisci la Fuf Geminin. Pas disa muajsh Oktaviani u detyrua të kthehet përsëri, sepse në Sisci shpërtheu kryengritja kundër romakëve. Kryengritjen arriti ta shuajë vetë Gemini, kështu që Oktaviani mundi të nisej menjëherë kundër dalmatëve (viti 34 para e.re.).

Duke parë se e kishin të vështirë t’u bënin rezistencë forcave superiore të armikut, dalmatët vendosën që në luftë të zbatonin taktikën e dyfishtë: të fortifikohen në kështjellat e tyre dhe të bëjnë rezistencën e tyre më të madhe të mundshme, e njëkohësisht të zhvillojnë luftë partizane kundër armikut, duke e pritur dhe duke e sulmuar gjatë kalimeve të tij nëpër viset e vështira. Prijësi ushtarak i dalmatëve, Verzi, u fortifikua me 12.000 ushtarë në Promon, qytet që ua mori liburnëve, me qëllim që t’ia presë rrugën ushtrisë së Oktavianit. Duke ardhur para Promonës Oktaviani së pari mori kodrinat për rreth dhe mandej e filloi sulmin kundër qytetit. Prijësi tjetër ushtarak i dalmatëve, Testimosi, deshi t’i shkojë në ndihmë qytetit të rrethuar, mirëpo romakët ia prenë rrugën dhe e detyruan të tërhiqet. Së shpejti Verzi u detyrua të dorëzohet dhe kështu Oktavianit t’ia hapë rrugën nga zemra e tokave dalmate. Luftën kundër tij e zhvilloi më tutje Testimosi, duke zbatuar taktikën e luftimeve partizane: me sulme të shpeshta dhe të befasishme e trazonte ushtrinë romake. Mirëpo kjo nuk e ndali Oktavianin të përparonte me ushtri të madhe duke mos i lejuar armikut ta befasojë. Duke përparuar ngadalë ai pushtoi qytetet Synodium dhe Andetrium, kështu arriti edhe nën Setovi, ku ishte përqëndruar pjesa kryesore e ushtrisë dalmate, e vendosur që ta mbrojë me të gjitha forcat që kishte në dispozicion. Nën muret e këtij qyteti filloi beteja e fundit, vendimtare e dalmatëve për pavarësinë e tyre. Në një përleshje qe plagosur vetë Oktaviani, kështu që një kohë ia la udhëheqjen e luftës Statil Taurusit, ndërsa vetë u tërhoq në Romë. Mirëpo në fillim të vitit 33 para e.r. kthehet përsëri te Setovia. Qyteti nuk kishte shpëtim: në të mbretëronte uria dhe sapo u kthye Oktaviani, dalmatët vendosën të dorëzohen. Oktaviani u vuri kushte shumë të rënda: duhej të paguanin tribut, t’ua kthenin shqiponjat që ua kishin marrë kur e mundën Aul Gabinin dhe t’i jepnin si peng 700 djelmosha. Ky ishte fundi i pavarësisë dalmate dhe fundi i pavarësisë së ilirëve në përgjithësi. Me 40 deri 50 mijë ushtarë të stërvitur mirë Oktavianit i shkoi definitivisht për dore të nënshtrojë tërë pjesën perëndimore të Ballkanit, ndoshta tërë atë pjesë deri te Danubi dhe Drina. Duke i dhënë fund kështu okupimittë vendeve ku jetonin ilirët, ai mundi që definitivisht t’ia dorëzojë senatit në vitin 27 para e.re.

Duke u kthyer në Romë nga plaçkat që solli prej Ilirisë urdhëroi të ndërtohet një bibliotekë e madhe publike, të cilën për nder të motrës së tij Oktavisë, e quajti “Oktaviana”.

Luftëra sporadike kundër sundimit romak në Iliri u zhvilluan edhe mbas luftërave të Oktavianit, mirëpo këto kryengritje nuk kishin suksese të mëdha. Një kryengritje të këtillë e organizuan dalmatët në vitin 12 para e.r. dhe atëherë e morën edhe Salonën, mirëpo rendi qe vënë shumë shpejt.

Kryengritja e Batos

Orvatja e fundit për të përzënë romakët nga Iliria u bë midis vitit 6 e 9 mbas e.re. Kjo përpjekje është e njohur simbas emrit të prijësve të cilët e zhvilluan, si kryengritja e Batos.

Shkak për kryengritje ishte rekrutimi në mesin e desidiatëve të cilin e urdhëroi Tiberi për shkak të luftës që po përgatiste kundër germanëve. Në krye të kësaj kryengritje ishte prijësi i desidiatëve, Bato. Fiset e tjera ilire iu bashkuan së shpejti kryengritësve, e në mesin e tyre u dalluan veçanërisht breukët me mbretin e tyre Pinnesin dhe me prijësin ushtarak, i cili gjithashtu quhej Bato. Këto dy Bato janë personalitete qendrore në këtë kryengritje të lavdishme, në të cilën një numër i madh fisesh ilire për herë të parë në historinë e tyre u bashkuan kundër armikut të përbashkët.

Batua i breukëve me ushtrinë e vet u nis kundër Sirmiumit (sot Sremska Mitrovica), mirëpo qe mposhtur. Batua i desidiateve ndërkohë u nis kundër Salonës, mirëpo as ai nuk pat fat të mirë. I plagosur rëndë nën muret e këtij qyteti u detyrua të heqë dorë nga plani për marrjen e Salonës dhetë niset ngajugu, duke arritur deri në Apolloni në Shqipërinë e mesme.

Kryengritja shkaktoi turbullira të mëdha në vetë Romën. Simbas Svetonit, kjo ishte lufta më e rëndë që Roma kishte zhvilluar ndonjëherë mbas luftërave kundër Kartagjenës. Në Romë flitej se ishin 800.000 kryengritës, prej të cilëve 200.000 luftëtarë dhe 9.000 kalorës. Perandori August i ballafaquar me rrezikun që kjo ushtri të nisej nga Italia dhe që fushën e betejës ta transferojë në truallin italik, i urdhëroi Tiberit që të lidhte menjëherë paqen me markomanët dhe me kuadët me të cilët deri atëherë luftoi dhe që me ushtrinë e vet të nisej në Ilirik. Tiberi arriti së shpejti në Sisci dhe aty u përqendrua. Megjithatë, e shtynte sulmin kundër kryengritësve, duke besuar se uria dhe vështirësitë e tjera, si pasoja të shkatërrimit të vendit, do t’i dobësonte forcat e tyre. I pakënaqur me këtë taktikë të Tiberit, Augusti i dërgoi si ndihmës të tij Germanikun. Shpejt filluan aksione ofensive në përpjesëtime të gjera. Një nga betejat vendimtare u zhvillua në lumin Athinus86 në të cilën Batua i breukëve pësoi disfatë të rëndë. Kjo shkaktoi mospajtime në taborrin ilir. Mbreti i breukëve Pinnes, kërkonte që të vazhdojë lufta kundër romakëve, mirëpo kështu nuk mendonte edhe prijsi i tij ushtarak Bato, i cili nuk shihte se si do të fitonin ilirët kundër një ushtrie aq të fortë si ishte ajo romake. Për këtë shkak u propozoi ushtarëve që t’u dorëzohen romakëve, gjë që ata e pranuan. Mbretin Pinnes gjithashtu ua dorëzuan romakëve, kurse romakët në shenjë mirënjohjeje e njohën Baton prijës të breukëve.

Batua desidiat, duke dëgjuar për tradhëtinë u vërsul në Panoni, e zuri rob Baton e breukëve dhe e nxori para gjyqit fisnor, i cili e dënoi me vdekje. Ky aksion i Batos së desidiatëve, megjithatë, nuk i ktheu breukët e Panonisë në radhët e kryengritësve kështu që u detyrua të kthehet në Dalmaci që të vazhdonte luftën kundër romakëve.

Kundër tij u nis Germaniku me një ushtri të madhe dhe të stërvitur mirë. Mbas luftërave të rrepta në të cilat dalmatët dhe ilirët e tjerë shfrytëzuan shumë terrenin e vështirë duke kaluar në luftë guerrile, arriti t’ua pushtojë romakëve qytetet Splonum, Seretium e të tjera. Ushtria e Germanikut pësoi edhe një disfatë të rëndë të Raetiniumi (ndoshta Golubiqi i sotëm afër Bihaqit). Shpejt në Ilirik u kthye edhe Tiberi, i cili së bashku me Germanikun ndërmori një sulm vendimtar kundër kryengritësve. Qytetet ilire ranë njëri mbas tjetrit në duart e romakëve, e mandej i erdhi radha edhe Andetriumit (MUçi i sotëm midis Splitit dhe Dërnishit) ku ishte fshehur Batua me luftëtarët e vet. Në muret e këtij qyteti u zhvilluan luftime të rrepta. Mbas humbjeve të mëdha nga të dy anët, Tiberi e pushtoi qytetin.

Rezistencën e fundit heroike kundër romakëve ilirët e bënë në qytetin Arduba (Vranduku i sotëm?). Kur legjionarët romakë vërsuleshin në muret e qytetit, gratë ilire që të mos binin në robëri, hidheshin me fëmijët e tyre në flakën që kishte përfshirë qytetin.87

Batua kur e pa se rezistenca e mëtejshme ishte e pamundur, hyri në bisedime me armikun. Duke iu dorëzuar romakëve për vete nuk kërkoi asgjë, por vetëm ushtarëve të tij t’u kursehej jeta. Pyetjes së Tiberit se pse ai, Batua, ishte ngritur kundër romakëve, sipas fjalëve të historianit Dion Kasit, ai iu përgjigj se këtë e bëri për shkak se Roma në mesin e ilirëve nuk kishte dërguar barij që të udhëheqin, por ujq. Tiberi nuk lejoi të vritet, por e dërgoi në mërgim në Ravenë, ku edhe vdiq.

Flaka e cila e përpiu Ardubën i varrosi përgjithmonë shpresat e ilirëve që të rifitojnë lirinë. Mbas dy shekuj e gjysmë luftë kundër të huajve, gjatë së cilës disa herë ditën edhe të ngadhnjejnë ilirët, më në fund, iu nënshtruan legjioneve superiore, më të organizuara të Romës. Gjatë atyre viteve të gjata e të përgjakshme, ilirët vetëm një herë e kuptuan – në kryengritjet e Batove – se vetëm të bashkuar dhe me aksion të përbashkët mund të kundërshtojnë armikun superior. Mirëpo, kjo fatkeqësisht, ishte vonë.

Me okupimin definitiv përfundon njëra dhe fillon epoka tjetër në historinë e ilirëve. Të përfshirë në kuadrin e perandorisë romake ata do të kenë fatin e kësaj perandorie. Jo rrallë, madje, në territorin e tyre do të zhvillohen ngjarje me rëndësi vendimtare për Romën, në të cilat ata do të kenë rolin vendimtar.

VIJON

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
2 comments
  1. прогон сайта хрумером что это
    Если Вы хотите, чтоб Ваш сайт привлекал как можно больше посетителей,
    то нужно, чтоб он был не только полезным и
    удобным, но и хорошо оптимизированным для поисковиков.

    то потребует немало усилий
    и затрат,однако если хотите здорово ускорить
    процесс и ощутимо поднять сайт в результате выдачи,
    то можно использовать. Таким образом Вы можете не только быстрей получить желаемый результат, но и даже сэкономить
    время и деньги.

    ДЛЯ СВЯЗИ С НАМИ ПИШИТЕ В СКАЙП ЛОГИН POKRAS7777
    ЛИБО В логин @pokras777 НАША ГРУППА В ТЕЛЕГРАММ

    b5JjiwV5-3

  2. https://natumbe.ru
    I was wondering if you ever considered changing the layout of your
    blog? Its very well written; I love what youve got to say.
    But maybe you could a little more in the way of content so people could connect
    with it better. Youve got an awful lot of text for
    only having 1 or two pictures. Maybe you could space it out better?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura