Nga Ali Sh. Mehmeti, 12.05.2024
Rrjetet sociale, për shqiptarët fejsbuku para së gjithash, janë bërë medium i pa shmangshëm, jo vetëm për informim të publikut të gjerë, por edhe për edukim dhe krijim të opinionit publik. Ndër temat e preferuara kohëve të fundit është edhe tema e lashtësisë dhe origjinës së gjuhës shqipe.
Derisa shumica pajtohen se është gjuhë e vjetër, disa të tjerë pohojnë se është gjuha më e vjetër dhe këtu lind polemika deri në “konflikt intelektual”, sepse nuk ka kurrfarë dëshmie shkencërisht të pranueshme se është më e vjetra. Të parët, duke u thirrur në citate dhe autorë të përzgjedhur sipas qëllimit të fundit, kurse të dytët duke marrë parasysh edhe autorë tjerë dhe mungesën e provave; njëkohësisht duke i akuzuar të parët se zgjedhja (e argumenteve, citateve dhe autorëve) nuk është zgjidhje! Nuk mungojnë as ata që e kontestojnë edhe vjetërsinë, duke venë në pikëpyetje edhe gjuhën me të cilën ka folur vet kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu; sikur nuk i kanë para syve arbëreshët, sikur dëshmi e gjallë sesi kanë folur bashkëkohanikët e tij që u tërhoqën përtej Adriatikut pas vdekjes së Zotit të tyre, ku edhe konservuan gjuhën e Skënderbeut gjer në ditët e sotme.
Dhe ky konflikt do të zgjas deri në pafundësi, nëse në të do të marrin pjesë edhe profesionistët edhe “folkloristët”, nga ata dashamirës deri te ata shpirtrat e shitur për interesa të ndryshme dhe nëse në ndërkohë nuk del na pah ndonjë zbulim i ri, i cili do t’ua mbyll gojën të gjithëve. Në mungesë të këtij zbulimi, duhet kursyer energjinë, kurse polemikat duhet mbajtur brenda qarqeve profesionale dhe shkencore, pa ndërhyrjet a atyre që “historinë, nga formë studimi e njohjeje, sot e kanë kthyer në mall” (Malsor Korbi, arkitekt, pedagog në Shkollën Politeknike Federale të Llozanës)
Në vend të temave të lashta që nuk kanë përgjigje përfundimtare në mungesë të provave të pakontestueshme, por bazohen në hipoteza të ndryshme, dhe që nuk kanë kurrfarë ndikimi në situatën aktuale shoqëroro politike të kombit shqiptar, do ishte më mirë që publiku i gjerë të informohet, edukohet dhe sensibilizohet me historinë e më pak se dy shekujve të fundit, të përqendruar para së gjithash në raportet e shqiptarëve me fqinjët e tyre. Në mungesë të këtyre diturive për publikun e gjerë, sidomos andej Drinit, Armando Dukës – kryetarit të Federatës së Futbollit Shqiptar – nuk do guxonte as mendja ti shkonte të bashkë-organizonte një kampionat futbolli me Serbinë, as Edi Ramës – kryeministrit të Shqipërisë – t’i bashkëngjitet iniciativës së Ballkanit të hapur, për kundër interesave personale që i kanë që të dy, sepse reagimi i popullit do ishte shkatërrues, pikërisht për interesat e tyre. Për arsye të njëjta, as këndej Drinit, Luan Shllakut dhe Shkelzen Gashit, nuk do i shkonte mendja të përkthejnë nga serbishtja librin me titull “Serbia tjetër”, sepse Serbia tjetër nuk ka ekzistuar asnjëherë, por ajo që e njohim prej krijimit të saj, nga gjenocidi i ushtruar mbi shqiptarët në Serbinë e sotme jugore nga gjysma e dytë të shekullit XIX, gjer te gjenocidi i ushtruar në Kosovë viteve 90ta të shekullit XX.
“HISTORIA NGA FORMË STUDIMI- NË MALL!”; PISTO MËRIA NGA NORMË TUNDIMI- TË KALL!!
KRYE KRYELEGJENDA- HYE HYEREGJENDA
Krye kryelegjenda më mbara ou, Shqiptaria,
Hye hyeregjenda më para or shkripka vërria;
Koka me trurin mu kjo mendje o terë njeriut,
Toka tek prurin ah, kjo rendje e gjerë ndjeriut;
Rilindja nga hiri që zemrat ah, po na vyshkën,
Ringritja nga gjiri që sedrat q’po na dryshkën;
Yje plot qielli që pritej ikja o more, përtej territ,
Hyje o plot dielli që ngritej hej ore përtej ferrit;
Elegjia e nënës oh, për birin e vetë të humbur,
Energjia e gjenës a, për hirin tretë shkrumbur;
Liria më zemër buron o nga gjaku i dëshmorit,
Iliria më ëmër kuron a, nga pragu kreshmorit;
Rëndë që frenonin hore horrzi edhe rëndonin,
Endë që kërkonin more, porsi edhe tentonin;
Gjaku i dëshmorit kurrë nuk do behëj dot ujë,
Pragu i kreshmorit gurrë nuk do ngrehej bujë;
Ëh, nënë dhe babë o tok me fëmijë sëbashku,
Hë, gjene dhe shkabë tok më kërdie ke ashku;
Ou, nenë e babë vallë, a jeni kund endë gjallë,
Gjene dhe shkabe mall a keni tund rende kallë;
Demokracia fituar vetëm nga gjaku i theronjve;
Demonkracia sfiduar mbetëm pragu i heronjve;
Anakendi i hyeregjendës na fare shkripka vrria,
Amanati i kryelegjendës nga mbarë Shqiptaria!.
Mani N. J. USA nga Kryelegjenda Shqiptare III