Autore Shaqe Gjini
PO MË KËRKON?
Eja të ulemi të mbushim një got
Jo më verë siç e ka zakoni jo
Ta mbushim me kujtimet që kemi tok
Ato kujtime, që nga memorja s’mund t’i fshehim dot!
….
Nuk kam qenë kurrë mendjeleht
As vehten nuk e kam shitur kurrë
U mësova me vuajtjet e një pasnjëshme
Me vehten ballë, çdo vështirësie kalova!
…..
Pse po më kërkon a mund ta di?
Jam unë e nënvlerësuara gjithmonë nga ti
Jam unë ajo që lotë kam ngrënë çdo ditë
Jam unë ajo që sot, e gëzoj vehten time çdo ditë!
….
Jeta është e bukur, dhe e vështirë njëkohësisht
Përse duhet të vuaj, por të gëzoj dhe unë ca ditë
Kujtime që po kujtojmë i kemi lënë në të shkuarën
Falen momentalisht, por nuk harrohen nga memorja…
@Shaqe Gjini @
***
I BESOJ VETES!
Në këtë botë të keqe
Ka humbur njerëzimi
Në besim të vetvetes
Çdo gjë në djall të veni!
….
Përse të besoj tek bota
Dhe vetes mos t‘i besoj
Kur mosmirënjohësi të injoron
Të ofendon, e kërcënon?
…..
Ah kjo botë mizore, e mbushur me maska
Nuk duhet i drejti, por duhet burracaku
Në sy të bëjnë furça, edhe të ledhatojnë
Sytë duhen bërë katër, kë afrojmë edhe largojmë!
…..
Duke i besuar vetes, forcë dhe mbështetje gjenë
S’duhet pritur nga të tjerët, që veten e tyre gënjejnë
Ata janë mësuar me frymën e urrejtjes të reagojnë
Prandaj i besoj fortë vetes që kurrë s’do e lëshoj!!
…..
Gjithmonë e kam adhuruar çiltërsinë time
Edhe pse emrin të keq ma kanë vendos
I kam thënë me parë, edhe sot e themë
Unè jamë unë, që i besoj vetes time më parë!
@ Shaqe Gjini @
***
JU DUA TË GJITHËVE!!
I dua të vegjël, edhe të mëdhenjë i dua
Si lumenj që rrjedhin të keqen më rrëmbejnë
Qafën le të thyejnë të shkretët të mjerë
Mbreti nuk merrë, as nuk jep!
…..
Ndonjëherë e shkujdesur gjendem në ditë
Pa pare në xhep, me gjenë ky agim
Edhe kur në xham e derë me trokasin
I themë mirësevini një sofër kam!
….
Edhe pse nuhatje jo të mirë kam
Për disa kokrra njerëz, që larg dua ti mbaj
Por dhe kur trokasin, në xham a derë qoftë
Hajde urdhëroni me një kafe t’ju shoqëroj!
….
Në ditët me shi, qetësia mbizotëron
Filloj t’i bëjë qejfin vetes, një got marrë në dorë
E pij një gllënjkë raki, e ndjej që paskam etje
Filloj gllënjkat me radh, derisa ngopem duke qeshur!
……
I dua njerëzit të vegjël, e të mëdhenjë
T’i shoh të gëzuar, mirësia t’i rrethoj
Edhe pse paraja gjithçka në jetë s’qenka
Jeta shëndeti, lumturi gëzofshi….
……
Mund të jetë një imazh i një personi
@ Shaqe Gjini @
***
SI U BËMË NE KËSHTU!
Si u bëmë ne kështu
Ngushtuar shpirti sa një dorë
Mbledhur zemra sa një rruzë
S’vjenë kërkush në derë t’rokas!
……
Edhe lulja kur ka çelë
S’ka aromë duket e vyshkur
E mërzitur që s’ka vizitorë
Të kujdesen, për ta ujitur!
…..
Edhe në shtëpi kur ne mblidhemi
S’ka muhabet, apo buzëqeshje
Në celular kohën e kalojmë
Na shpëton, dhe ndonjë e qeshur!
……
Ah çfarë kohe, po jetojmë
Është e zymt, dhe e vështirë
S’vjen kërkush të bisedojmë
Që ta heq këtë vetmi!
……
Në nevoj, dimë të lutemi
Dimë të bëhemi dhe aktor
Një, dy, a tre do të eci
Për më shumë s’të garantoj!
@ Shaqe Gjini @
***
SHUMË RACISTË KA NË BOTË ….
Botën kurrë nuk e kuptova
U përpoqa kotë më kotë
Vehten time e përqafova
Dhe i thash bëhu e fortë, e mos ki frikë!
……
Shumë racistë ka Gjermania
Kur u thua jam Shqiptare
Me buzeqeshje unë ju flas
Kujdes me mua, mos bëni hajgare!
……
Kur më thonë jeni bandit
Bëni krime, ditë për ditë
Më vjen keq, kur i dëgjoj
Që Shqipërinë tonë e përçmojnë!
……
O Gjerman ti nuk na njeh
Jemi me halle, e zemërgjerë
Duam prindër e farefis
Nuk jemi si ju, që plasni në azil!
……
Kur ju them, për gjuhën tonë
Është e ëmbël, me alfabetin tonë
Kur i thua shkronjës Q mbetet Q
Jo si ju që i thoni Ku!
……
Nuk na duan këtë e dimë
Zgjuarsia s’na mungon
Jemi të fortë si luan
I bëjmë ballë ngado që shkojmë!
@ Shaqe Gjini @
________________
SEÇ KISHA NJË NDJESI …