Prishtinë, 28 mars 2017: (Në 54 vjetorin e lindjes së Veprimtarit të Lëvizjes, Behajdin Aallaqi / 7 prill 1963 – ?.?.1998) – Gjaku nuk humbet kurrë! Për vrasjen tinzare të Behajdin Allaqit, para popullit dhe para ligjit duhet të japë llogari gjithë shtabi i UҪK-së që ishte në qërshor të vitit 1998, ata që urdhëruan vrasjen, ata që kryen ekzekutimin dhe ata që kanë dijeni për krimin dhe nuk tregojnë. Eshtrat e Behajdinit duhet t’i kthehen popullit dhe familjes Allaqi.
Behajdin Allaqi (07.04.1963 – ?.?.1998)
__________________________
Në 54 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (07.04.1963 – ?.?.1998) /
Kërkojmë nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli – ndriçimin e rrethanave të vrasjes së Behajdin Allaqit, vendrënien dhe eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët! /Nga editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha/