DASHAMIR ALIU: KUFIRI I VDEKJES

Librazhd – Hotolisht, 23. 09. 2013 – A ka ardhur koha, momenti tashmë i vonuar, që të vrarëve, ekzekutuarve, me gjakftohtësi kriminale-banditeske [nga ish-ushtria serbo-sllave, dhe nga ushtria-policia sllavo-maqedonase] nga Rrethi i Librazhdit-Përrejasit-Pogradecit, Korçës, dhe më gjerë, Tu ngrihet, Dedikohet një Pllakë, Obelisk – Përkujtimor. Ku në atë pllakë përkujtimore, të shkruhen të gjithë emrat e këtyre të ekzekutuarve, në Qytetin e Prrejasit të Strugës ose në vijën e Pik-kalimit Kufitar-Doganor të Qaf -Thanës, si shenjë respekti përkujtimor dhe mos-harrimi kundrejt tyre, se pse i vranë dhe kush ishin xhelatët ekzekutorët e tyre.
Dhe konkretisht, lexues i nderuar që jeni të painformuar më detalisht, për këto vrasje-ekzekutime kriminale, të bëra me paramendim – vetëdije gjak-ftohësi kriminale [nga ish-ushtria serbo-sllave e ish-Jugosllavisë, dhe nga ushtria dhe policia sllavo-maqedonase] në këto vitet e pas 90-ve, në vijën kufitare të vendosur padrejtësisht nga sllavët, në mes territoreve dhe kombit shqiptar. Konkretisht, Rrethin e Librazhdit, Përrejasit, Pogradecit, Korçës, e ka ndarë dhe vazhdon ti ndaj shqiptarët nga njëri-tjetri, në të dy anët e kufirit, një kufi i padrejtë i dhunshëm, i vendosur betonuar dhe kontrolluar nga sllovo-maqedonët tashmë, edhe pas shkatërrimit, shpërbërjes së ish-krijesës artificiale ingsistente, monstruoze, të ashtuquajturën Jugosllavi. Dhe pas viteve të ‘90-ta, pas rënies së regjimit diktatorjal monist, dhe vendosjen e sistemit pluralis-shumë partiak në Shqipërinë tonë Londineze, hapen rrugët dhe mundësit ligjore edhe të lëvizjes së lirë të ne shqiptarëve Londinez, por edhe mundësitë të lëvizjes ilegale jo ligjore të kalimit në shtete të ndryshme të Evropës-Botës, por edhe në shtetet tanë fqinj, grabitqar që na rrethojnë që i kishim dhe vazhdojmë ti kemi. Dhe kjo lëvizje e mohuar [për ne si komb nga diktatura moniste] për një periudhë pothuajse 5O-vjeçare, eufori-lëvizje e pakontrolluar-menaxhuar nga ne si shtet shqiptar dhe popull, të asaj Shqipërie Londineze, pas viteve të ‘90-ta, bëhej për të shuar kureshtjen-interesimin se si jetohej, punohej në këto shtete fqinje. Sepse për 5O-vjet ne si komb ishim të izoluar nga pjesa e tjetër e botës, por me kalimin e viteve kjo popullsi shqiptare në Shqipërinë Londineze, që ndodhej në këto Zona kufitare me popullsinë shqiptare të Strugës, Ohrit, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës etj., për shkak e arsye ekonomike [por, kishin edhe far e fis dhe të afërmit e tyre në të dy anët e kufirit, të cilët i kishte ndarë për një kohë të gjatë kjo vije kufitare e vdekjes] për të punuar dhe mbajtur familjet e tyre, kalonin këtë vij kufitare mes shqiptarëve, ilegalisht [sepse shteti sllavo-maqedon nuk i lejonte në atë periudhë kohore të kalonin në mënyrë të rregullt ligjore në pikë-kalimet kufitare konkretisht në pikën doganore të Qaf-Thanës, Tushemishtit], pas viteve të ‘90-ta në vijën e vdekjes kufitare, mes fshatit, Komunës Rrajc fushë-Sutaj, Rrajc Skënderbe, fshatit Qarrisht, fshatra të cilët ndodhen nën juridiksionin territorial, të Komunave, Bashkive, Qytetit të Prrejasit dhe Librazhdit, dhe fshatrave shqiptare të Strugës, Ladorishtit, Kalishtit, Frëngovës, Zagorçanit, Belicës, Veleshtës, Llabunishtit etj.

Dhe ushtria, policia vrastare maqedone i ka ekzekutuar [ jo më pak se 18-të djem nënash. Ku njëri nga këta të ekzekutuar ka qenë minoren-fëmijë, sepse i ka pasur vetëm 12-të vjeç kur e kanë ekzekutuar në këtë kufi] të cilët kanë qenë-baballarë, bashkëshort të cilët i lan grat vejusha dhe fëmijët e tyre jetim, me të vetmin qëllim kalonin atë kufi të vdekjes ilegalisht, që tu siguronin duke punuar me krahët e tyre bukën e gojës familjeve – fëmijëve të tyre. Tek bashkëkombësit -vëllezërit e tyre shqiptar në Maqedoninë okupatore-pushtuese-sllave në këto territore me popullsi shqiptare. Por janë plagosur me armë zjarri nga ushtria dhe policia sllavo-maqedonase dhe kanë ngelur invalid dhe me pasoja të tjera shëndetësore të meta fizike-psikike mendore, por edhe kanë humbur jetën e tyre në etapat e mëvonshme, si pasoj e plagosjes nga këto armë zjarri, jo më pak se 14-të persona. Dhe këta të ekzekutuar nga ushtria, policia sllavo-maqedonase e meritojnë ta kenë një Pllakë-Obelisk-Përkujtimor, pikërisht në mes të Qytetit të Strugës Shqiptare. Sepse këta shqiptar u vranë dhe u ekzekutuan me gjak-ftohësi, paramendim, vetëdije-kriminale nga ushtria dhe policia sllavo-maqedonase. Pikërisht kur këta kalonin vijën kufitare mes shqiptarësh dhe shikonin Ohrin dhe Strugën SHQIPTARE në horizontin përball, nga ajo lartësi malore mbidetare kufitare, ku jeta ëndrrat dhe shpirti i tyre u prenë në mes nga plumbat vrastar paragjykues sllavo-maqedon. Dhe kjo ngritje e kësaj Pllake-Obelisku-Përkujtimor dedikuar këtyre shqiptarëve të ekzekutuar padrejtësisht, pabesisht nga sllavo-maqedont nuk është diçka e pamundur, kërkesë ekstreme apo e pa-realizueshme, e pa-pakonkretizueshme në Qytetin e Strugës .Vetëm mjafton të jenë Vullnet-mirë, këshilltarë shqiptarë, vendimmarrës të Bashkisë, Qytetit të Strugës, dhe kryetarit të kësaj Bashkie të Strugës, z. Zijadin Selës, dhe shumë shpejt kjo iniciativë-ide e munguar deri tani, mund të konkretizohet në teren, në një nga parqet-sheshet e Strugës shqiptare.
Sa i përket për sigurimin e anës financiare të ngritjes së kësaj Pllakë-Obelisku-Përkujtimor [për këta të ekzekutuar shqiptar padrejtësisht nga sllavo-maqedont] duhet të kontribuojnë financiarisht Bashkitë, Komunat e Librazhdit, Prrejasit, Pogradecit, sepse pikërisht nga këto Fshatra, Komuna, Qytete, Bashki janë këta të vrarë dhe ekzekutuar nga ushtria dhe policia sllavo-maqedone. Nëse ngritja e këtij Obelisku-Përkujtimor, dedikuar këtyre të vrarëve nuk përkrahet, mbështetet për tu ndërtuar në Strugë, nga këshilltarët vendimmarrës shqiptarë të këtij Qyteti-Bashkie shqiptare, dhe kryetari i kësaj Bashkie z. Zijadin Sela, atëherë kjo nismë-iniciativë-ide, dhe ngritje e këtij Memoriali-Obelisku-Përkujtimor, duhet të financohet, mbështetet, konkretizohet dhe ndërtohet në konsultim-bashkëbisedim edhe me familjarët të afërmit e këtyre të vrarëve në një nga sheshet, parqet e qytetit të Prrejasit, ose në pikën Doganore të Qaf-Thanës. Sepse kjo është më e pakta, por edhe e detyrueshmja e vonuar, që na ka ngelur të bëjmë kundrejt kujtimit të tyre. Sepse ushtria dhe policia sllave-maqedonase nuk i vrau, ekzekutoi këta shqiptarë sepse këtë ishin Terroristë të armatosur me armët më të sofistikume dhe kishin vënë në rrezik integritetin dhe sovranitetin e Pseudo-shtetit Ingsistent fallco sllavo-maqedon [armët e tyre të vetme kur ata i vranë, ekzekutuan me gjak-ftohësi kriminale sllave, ishin këmbët për të ecur dhe duart për të punuar]. Por nuk kanë qenë edhe kontrabandist, trafikant, pirat, dhunues. Ata thjesht, u ekzekutuan në mënyrën më kanibaleske-antinjerëzore nga ushtria dhe policia sllavo-maqedonase, vetëm për faktin e vetëm paragjykues Pseeee – ishin – SHQIPTARË.
Gjithashtu, shteti shqiptar, por edhe familjarët të afërmit e këtyre të vrarëve, nuk duhet të neglizhojnë dhe lënë në harresë edhe faktin dhe të drejtën e tyre ligjore, që nga shteti maqedon të kërkojnë sqarim pse i ekzekutuan baballarët, djemtë, fëmijët e tyre dhe të kërkojnë edhe dënim dhe kompensim financiar për vrasjen e të afërmeve të tyre, dhe nëse shteti maqedon e refuzon një dënim dhe kompensim të tillë, atëherë shteti shqiptar dhe të afërmit e këtyre të vrarëve ti drejtohen gjykatës së Strasburgut dhe të Hagës. Arsye, argument tjetër kuptimplotë pse kjo Pllakë-Obelisk-Përkujtimor, dedikuar këtyre të ekzekutuarve shqiptarë nga ushtria dhe policia sllavo-maqedone, duhet të ngritët pikërisht, në një nga sheshet, parqet kryesore qendrore të qytetit shqiptar të Strugës. Është për faktin e vetëm, që popullata shqiptare, por edhe ajo sllave-maqedone, e qytetit të Strugës dhe e fshatrave shqiptar rreth saj, të njihet konkretisht ata vet personalisht dhe pasardhësit, fëmijët e tyre, me këto vrasje ekzekutime kriminale-banditeske jo njerëzore kundrejt këtyre të vrarëve shqiptar, nga ushtria-policia sllavo-maqedone.
Gjithashtu unë si autor, iniciator, ideator i këtij shkrimi, opinionit, deklarativ, denoncus, nuk mund të neglizhoj, anashkaloj dhe të lë pa përmendur edhe krimet torturimet ndalimet, burgosjet çnjerëzore, që i kanë bërë ish-ushtria serbo-sllave dhe ushtria policja maqedonase kundrejt këtyre personave, individëve , të cilët gjatë kalimit ilegal të këtij kufiri, janë kapur nga ushtria-policia sllavo-maqedonase, dhe janë rrahur, torturuar, burgosur, keqtrajtuar në mënyrën dhe metodat më çnjerëzore, edhe kur i kanë burgosur në qelit e tyre me vendime të gjykatave maqedone të Strugës dhe Ohrit, dhe këta të burgosur shqiptarë me akuzën për kalim ilegal të kufirit shqiptaro-shqiptar, policia maqedone gjatë periudhës që këta shqiptar kanë qenë të burgosur në qelit e tyre, i kanë detyruar që të punojnë punë të rënda fizike të ndryshme, në qytetin e Ohrit dhe më gjer.
Dhe si pasoj e këtyre torturave barbare jo njerëzore, këta persona të arrestuar ndaluar me akuzën për kalim ilegal të kufirit, shqiptaro-shqiptar, një pjesë e tyre kanë ngelur me trauma mendore-psikike, por një pjesë e këtyre personave nga këto tortura, eksperimente, rrahje me mjete të forta, nga këta ushtarë dhe policë sllavo-maqedon, kanë ngelur dhe invalid me të meta-dëmtime trupore për gjithë jetën e tyre.
Por ka pasur dhe raste të tilla të shumta, që për shkak të mos lejimit të qarkullimit të kësaj lëvizje të lirë të pas ‘90-ta [Nga sllavo-maqedonasit] në këto zona kufitare ndarëse mes kombit shqiptar. Shumë individ nga këto fshatra kufitar të Librazhdit-Prrejasit-Pogradecit etj., të cilët shkonin tek bashkëkombësit e tyre shqiptar në rrethinat, fshatrat e Strugës, Ohrit, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës etj., dhe më gjer, për të punuar, kanë humbur jetën e tyre të re djaloshare në male, gjatë kalimit ilegal, të këtij kufiri të vdekjes, për shkak të kushteve klimaterike, lodhjes fizike, nga kafshët e egra etj., dhe për vdekje të tilla kemi edhe emra konkret: Bujar Harun Roçi nga Fshati-Komuna-Hotolisht (Rrethi i Librazhdit), ka humbur jetën në malin e Shebenikut, gjatë kthimit për në shtëpinë e tij me një bashkëfshatarin e tij, P. Hoxha, nga një fshat i Strugës, ku kishte punuar. Po në të njëjtin mal të Shebenikut kanë humbur jetën e tyre, gjatë kthimit të tyre për në shtëpi nga Struga, për shkak të lodhjes fizike, mos ushqyerjes, dhe kushteve klimaterike në vitin 91-92 dy djem të rij nga fshati Dragostuj i rrethit te Librazhdit. Emrat e tyre nuk kam mundur ti siguroj për momentin. Por ka pasur raste të tilla të shumta, në këtë vij kufitare të vdekjes.
Dhe emrat, mbiemrat e këtyre të vrarëve, ekzekutuarve nga ish-ushtria serbo-sllave dhe nga ushtria-policia sllavo-maqedone, në kufirin shqiptaro-shqiptar, janë këta si më poshtë:
1. Erigert IZELLARI, vjeç 12 nga fshati Lin, Rrethi i Pogradecit.
2. Musa ÇOKU, vjeç 30 nga fshati Rajc i Prrejas.
3. Fatmir RRENGA, vjeç 28 nga fshati Dardh, Komuna Hotolisht, Rrethi i Librazhdit.
4. Kujtim ISUFI, vjeç 25 nga fshati Rrajc i Prrejas.
5. Nexhat SPAHO, vjeç 20 nga fshati Kotodesh i Prrejas.
6. Një i paidentifikuar, vrarë, ekzekutuar në vitin 1994.
7. Agim ÇOKA, vjeç 23 nga fshati Rrajc i Përrejas.
8. N. BALLSHKASHI, vjeç 29 nga fshati Kotodesh i Përrejas.
9. Kujtim SHKALLA, vjeç 23 nga fshati Rrajc.
10. Fluturim BEQO, vjeç 23 nga fshati Rrajc.
11. Lefter ÇUKU, vjeç 20 nga fshati Rrajc.
12. Xhetan LAÇKA, vjeç 29 nga fshati Rrajc Sutaj – Përrejas.
13. Shpëtim TARUSHI, vjeç 19 nga fshati Rrajc.
14. Diktim HALILI, vjeç 32 nga fshati Rrajc.
15. Enver BEQO, vjeç 19 nga fshati Rrajc, Përrejas.
16. Altin TARUSHI, vjeç 23 nga fshati Rrajc Sutaj.
17. Dritan RIZA, vjeç 23 nga fshati Rrajc Sutaj.
18. Gëzim HALLIDRI, vjeç 34 nga fshati Rrajc Sutaj.

I paharruar, i përjetshëm, qoftë kujtimi për ta.
Janë të plagosur me armë zjarri nga ushtria-policia sllavo-maqedonase edhe këta persona si më poshtë:
1. Gani ÇUKU, vjeç 19 nga fshati Rrajc, Prrejas.
2. Fatmir ÇUKU, vjeç 29 nga fshati Rajc.
3. Lulzim ÇAKO, vjeç 26 nga fshati Rrajc.
4. Saimir ÇUKU, vjeç 15 nga fshati Rrajc.
5. Përparim BOGDANI, vjeç 30 nga fshati Rrajc.
6. Fatos BOGDANI, vjeç 30 nga fshati Rrajc.
7. Flori ÇOLLAKU, vjeç 25 nga fshati Rrajc.
8. Luan SADIKU, vjeç 40 nga fshati Rrajc.
9. Mahir ÇOLLAKU, vjeç 30 nga fshati Rrajc.
10. Eduart HALLIDRI, vjeç 19 nga fshati Rrajc.
11. Saimir SULO, vjeç 21 nga fshati Rrajc.
12. Rexhep STOJNA, vjeç 34 nga fshati Rrajc.
13. Festim ÇUKU, vjeç 34 nga fshati Rrajc.
14. Durim ÇUKU, vjeç 32 nga fshati Rrajc.

Mund të ketë [dhe ka në realitet] edhe të tjerë persona që e kanë humbur jetën në këtë kufi të vdekjes nga plumbat vrastar, të ushtrisë dhe policisë maqedonase, por për momentin unë si kryetar i shoqatës Atdhetare “Zyber Alliu-Hotolisht” vetëm këta emra të këtyre personave të vrarë dhe të plagosur kam arritur të mbledh dhe siguroj, nga shtypi i shkruar dhe mediat televizive të ndryshme, që i kanë denoncuar këto vrasje kriminale-banditeske.
Por këto të dhëna i kam siguruar edhe nga bashkëbisedime të ndryshme që i kam pasur dhe vazhdoj ti kem, me të afërmit e këtyre të vrarëve të këtyre të plagosurve, të arrestuarve keqtrajtuarve, burgosurve nga ushtria dhe policia sllavo-maqedonase. Gjithashtu, në këtë shkrim-opinion timin informues, denoncues, ndaj lexuesit mbar-shqiptarë të kudo-ndodhur, por edhe kundrejt publikut dhe lexuesit sllavo-maqedon që të njihen me të vërtetën dhe realitetin e këtyre vrasjeve që i kanë bërë institucionet e tyre të ushtrisë dhe policisë.
Unë jam bazuar edhe tek vetvetja në atë çfarë kam trajtuar, shtjelluar më lart, sepse edhe unë personalisht me shok dhe bashkëfshatar të mi nga rrethi i Librazhdit, Pogradecit, Dibrës, etj., i kam kaluar këto peripeci arrestime keqtrajtime policore, burgosje nga gjykatat maqedonase të Strugës dhe Ohrit, me akuzën e kalimit ilegal të kufirit shqiptaro-shqiptar. Fillimisht kam qenë i arrestuar porsa jemi futur disa qindra metra në brendësi të ish-krijesës artificiale Jugosllavi, në territorin e sotëm të Strugës, nga ushtria serbo-sllave e ish-Jugosllavisë, në vitet 1990-91, edhe pse ishim minoren në ato vite, me disa shokë, bashkëfshatarët e mi, na kanë keqtrajtuar torturuar fizikisht dhe psiqikisht.
Por pas viteve të 90-ta, jam arrestuar, e keqtrajtuar, e dënuar tri herë nga policia e pseudo-gjygjësia sllavo-maqedonase me akuzën e kalimit ilegal të kufirit, një herë më kanë dënuar me dhjetë ditë burgim në Ohër. Herën e dytë më kanë dënuar më shtatëmbëdhjetë ditë burgim, kurse herën e tret gjykata maqedone e Ohrit më ka dënuar me 25 dit burgim në burgun e Ohrit, dhe sa kemi qenë të burgosur në burgun e Ohrit, na nxirrnin nga qelit e tyre dhe na detyronin të punonim si skllevër [nën përcjelljen dhe sigurimin policor] punë të rënda fizike, në Qytetin e Strugës dhe të Ohrit.
– Autori është Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Zyber Alliu, Komuna Hotolisht, Rrethi Librazhd”, dhe nip i Zyber Alliut ish-vullnetar në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – UÇK.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura