ILAZ KADOLLI: SYRI I SHQIPONJËS – KUJTIME E PËRJETIME HISTORIKE

Pashtriku, 29 Mars 2020: Në vitin 2017, në Shtypshkronjën ‘Blendi’ – Prizren, Shoqëria ‘Lëvizja’ ka botuar librin: “Syri i shqiponjës – Kujtime e përjetime” të autorit Ilaz Kadolli. Recensues i librit është Emrush Xhemajli, ndërsa redaktor Abdyl Kadolli. Libri ka 231 faqe. Në vijim ju ftojë të lexoni hyrjen e librit, ndrësa në fund mund të lexoni librin në formatin elektronik PDF:
****
Hyrje
Rrëfimi im në këtë libër është vetëm një fragment i luftës sonë të lavdishme. Lufta e UÇK-së 1994 – 1999 dhe çlirimi i Kosovës përbëjnë periudhën më të lavdishme të historisë sonë të re kombëtare.
Rrëfimin e fillova në qytetin e bukur Besanson të Francës, në janar 2015. Deri atëherë nuk kam pasur mundësi të shkruaj, ngase gati gjithë jeta ime ishte angazhim e veprim konkret.
Këtu erdha për t’i shëruar plagët e luftës dhe të burgut, kur në gusht 1993 qenë burgosur shumë veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Më me dëshirë do ta vizitoja Francën për t’u njohur me gjithë ato mrekulli kulturore dhe me bukuritë e saj natyrore. Parisi është edhe djep i kulturës europiane. Thuhet se origjina e francezëve të lashtë, ajo e pararomanizimit të popullsisë së galëve, i përket substratit të moçëm europian kelto-pellazgo-ilir.
Viteve të fundit janë botuar dhjetëra shkrime të autorëve të ndryshëm, si i historianit francez Roberto d’Angelo, që vërtetojnë se edhe Napoelon Bonaparti vinte nga një familje arbëreshe e Korzikës.
Francezët janë një popull i qytetëruar, që çmon lirinë. Franca ishte edhe aleate e UÇK-së, që me Aleancën e NATO-s ndihmoi popullin e Kosovës për t’u çliruar nga pushtimi i gjatë serbosllav.
Disa ngjarje të përjetuara dhe të papërsëritshme, kur nuk shkruhen, edhe mund të harrohen fare. Së këndejmi porosis bashkëluftëtarët e mi, që për jetimet e tyre nga lufta e UÇK-së, si periudhë më e ndritshme e historisë sonë të re, t’i shkruajnë ashtu siç dinë dhe siç i kanë përjetuar vetë. Ne jemi fitues të luftës çlirimtare dhe na takon ta shkruajmë historinë tonë të re. Duke kujtuar historinë tonë, ne freskojmë mendjen e shpirtin dhe u tregojmë të tjerëve se kush ishim, çka kemi bërë si brez për vendin dhe çka ka mbetur për t’u bërë nga brezat e ardhshëm.
Shkrimet tona për Luftën tonë çlirimtare, të dëshmuara me vepra e flijime sublime, do t’u shërbejnë artistëve, shkrimtarëve, historianëve e kineastëve të krijojnë vepra të denja të artit, të shkencës e kulturës.
Brezat e ardhshëm duhet ta njohin e vlerësojnë historinë tonë dhe të mësojnë sa e shtrenjtë është liria dhe si duhet të ruhet e mbrohet atdheu.
Përpjekjet për liri dhe ribashkim kombëtar nuk janë ndalur e nuk do të ndalen kurrë derisa atdheu ynë Shqipëria të jetë Një dhe e ribashkuar.
Tani, kur po shkruaj këtë rrëfim, Kosova është e pavarur e sovrane, falë luftës së lavdishme të UÇK- së dhe flijimeve sublime të popullit tonë për liri.
Ky moment historik më bën krenar dhe më jep forcë për ta përballuar edhe këtë betejë të vogël me shëndetin.
Falë përkrahjes morale e materiale të bashkëveprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, bashkëluftëtarëve të UÇK- së, miqve e familjes sime, si dhe mjekëve të mrekullueshëm francezë, më 20 janar 2016 bëra me sukses transplantin e veshkës në Klinikën e nefrologjisë në qytetin Besancon të Syri i Shqiponjës 7 Francës. Kjo ishte edhe një betejë e fituar në jetën time.
Besancon, janar 2016
***
Në vijim lexoni librin: “Syri i shqiponjës – kujtime e përjetime” të autorit Ilaz Kadolli, në formatin elektronik PDF:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/ilaz%20kadolli%20syri%20i%20shqiponjes.pdf


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura