ILAZ HYSAJ: HARMONIA DHE DISPERSIONI ENERGJETIK

Lille, 15. 03. 2015 – Ku gjendemi si komb në stadin aktual? Që nga BIG-BANGU, universi është në ekspansion energjetik. Ne jemi pjesë e pandarë e këtij procesi dhe do ta ndjekim këtë kurs në mënyrë të paevitueshme. Zbulimet e 20 viteve të fundit nga mekanika kuantike, ato mbi ADN-në, teknikat e reja exploruese të funksionit cerebral (MRI, PET SCAN,etj) kanë konfirmuar atë që predikonte dhe aplikonte mjekësia e vjetër e orientit të largët. Të jesh mirë me shëndet, në të vërtetë don të thotë të jesh në ekuilibër në të gjitha nivelet: fizik, emocional, shpirtëror dhe energjetik. Dhe ky ekuilibër i partikulave (sot të matshme, kuantike) paraqet atë që quhet HARMONI.
Ne duhet ta kuptojmë se para së gjithash jemi një trup fizik me qeliza, muskuj, nyje, organe, sisteme organesh të cilat disa mund t’i prekim edhe vetë e disa të tjera mund t’i egzaminojmë me teknika eksploratore. Por mos të harrojmë se trupi ynë është i mbushur edhe me diçka tjetër, që vizualisht nuk e shohim por që është e përceptueshme, dhe kjo ështe ENERGJIA që qarkullon në trupin tonë.
Qelizat tona, në të vërtetë emitojnë (japin) dhe perceptojnë (kapin) valë elektromagnetike, të cilat janë në interaksion të përhershëm me strukturat e ndryshme të trupit tonë së pari, e pastaj me vibracionet energjetike të ambientit ku jetojmë, të njerëzve, kafshëve, bimëve që na rrethojnë, por mos të harrojmë edhe me mjedisin tonë planetar, duke filluar nga hana e deri te partikulat e galaksive më të largëta të universit.

Në një mënyrë banale trupin tonë mund t’a krahasojmë me një post radio, me plot antena dhanëse dhe qarqe integrale të brëndshme që emitojnë dhe kapin valë elektromagnetike me frekuenca të caktuara vibratore.
Çrregullimi, apo bllokimi i disa qarqeve tona vibratore, manifestohet me një çrregullim funksional në disa nivele te qenjes sonë.
SËMUNDJA në të vërtetë është vetëm gjuha e trupit tonë e cila na tregon se jemi në gjendje të desekuilibrit energjetik. Mënyra se si e përceptojmë një fjalë apo eveniment, si i ndjejmë ato, mënyra se si mendojmë, si shohim andërra apo si veprojmë, nuk janë asgjë tjetër pos ekspresion i ekuilibrit tonë energjetik në një interaksion të tmerrshëm me vehten tonë, mjedisin e ngushtë dhe universin.
Puna më e rëndësishme nga ku duhet të niset çdo individ është që ta njohë vetvehten dhe të mundohet të rivendosë në trupin e tij një ekuilibër energjetik i cili do të emitojë dhe do teë kapë valë me frekuanca harmonike (të shëndetshme).
Sepse njeriu është njësia themelore e shoqërisë dhe sa më shumë njerëz me energji harmonike të ketë, shoqëria do të jetë më e shëndoshë dhe do të ndërtojë një ambient të shëndoshë.
Është tejet komplekse dhe jo e lehtë për t’u arrijtur, por është rruga e vetme për të ndërtue një shoqëri në të cilën trupi dhe shpirti do të ndjehen mirë.
Shoqëria shqiptare në përgjithësi, duhet sa më parë ta kuptojë këtë raport, të tejkalojë fazën e konstatimit (se diçka nuk është mirë, se ka hy një dreq i madh, se po sillemi vërdallë me dekada) dhe të kalojë në fazën e veprimit, në fazën e harmonisë e cila siç thashë më parë fillon nga vehtja, familja për t’u propaguar mëpasatj në rrethin dhe rrjetin shoqëror.
Më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për një çasje pozitive, një POSITIF ATTITUDE për t’a evituar atë qe quhet KAOS e që shkaktohet pikërisht nga dispersioni kaotik i energjive tona të mëdha.

……………………………………………………

(Ilustrimin e përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura