ILJASA SALIHU: VOTUESI SI MASKË NË FYTYRAT E TË PAFYTYRËVE!

Kumanovë, 11. 03. 2016: Popull, gjegjësisht pjesa dërrmuese e juaj, shpresoj që jeni duke e parë se sa herë që të pafytyrët po zihen ngushtë, juve po ju (sh)përdorin, duke thënë se populli është ai që ka vendosur dhe do të vendos përmes votës, duke mëtuar në fitoret e tyre, pavarësisht se kurrë nuk dhanë përgjegjësi para votuesve, madje ata që dolën me mendim kritik ndaj të zgjedhurve, sakaq u shpallën për agjentë të partive tjera. Shpresoj se jeni duke e parë se sa bashkëfajtorë jeni, gjegjësisht kështu po ju paraqesin ata që i votuat, paçka se ju e keni ditur se bëhej fjalë për njerëz të njollosur dhe të atillë që nuk dinë të mbajnë fare përgjegjësi.

Shpresoj se jeni duke u ballafaquar me lulen helmuese që ju e ujitët, gjegjësisht vetë lulja përmes erës së qelbur kështu po na rrëfen. Gjithsesi, gjithmonë keni kohë për t’u penduar, edhe pse duhet ta dini se pasi të hiqen gozhdat mbeten vrimat, mirëpo një pendim i sinqertë do t’i mbulonte me kalimin e kohës edhe ato vrima. Kësodore, pendohuni dhe nëse dëshironi që pendimi juaj të ketë kuptim, atëherë mos e përsërisni gabimin tashmë të përsëritur disa herë me radhë.
Thjesht, keni sa të doni argumente që të mos i përkrahni ata që e shkërmoqën popullin shqiptar, mirëpo përpos argumenteve duhet të keni edhe sy që t’i shihni këto argumente. Kjo lehtë arrihet, mjafton të keni zemra jo të sëmura dhe unë shpresoj që nuk keni asi lloj zemrash.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

BESONI SHKENCËS!

BESONI SHKENCËS! Unë besoj në shkencë, POR… Shtërngimi (Detyrimi)kushtëzimi nuk është shkencë, Mbajtja ‘ fshehja e të dhënave…