IN MEMORIAM PËR NUA PJETËR BICIN

IN MEMORIAM PËR NUA PJETËR BICIN

Me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së Nua Pjetër Bicit

Nga Gjekë Gonlekaj/New York

Me 14 prill të vitit 2021 ndërrroi jetë Nua Pjetër Bici, në moshën 77-vjecare në spitalin e Shkodrës. Nua Pjetër Bicin e njoha para pothuajse 2 dekadash në një ceremoni të përbashkët familjare. Qysh në fillim të takimitt të parë vura re tek ky burrë i Kelmendit virtyte të larta njerëzore. Ishte nprej natyre burrë shumë i qetë dhe i sjellshëm. Ishte në gjëndje të bisedonte orë  të tëra pa asnjë lloj shqetësimi. Pas Luftës së Dytë Botërore shumë malësorë shqiptarë të Malësisë së Madhe kishin braktisur vendlindjet e tyre duke u vendosur në Malësinë tonë në Mal të Zi. Shumica nga ata ishin të ndershëm, Malësia i quante emigrantë, për arsye se kishin emigruar nga Shqipëria, shumica për arsye të diktaturës tepër të ashpër në atdheun e tyre. Ata qëndruan disa kohë në Malësinë tonë dhe pas disa vjetësh u larguan përgjithëmonë, duke u vendosur në vendet perëndimore, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa prej tyre kishin qënë familje të njohura në Malësi të Madhe dhe përtej. Nga ata kisha mësuar shumë për Shqipërinë dhe regjimin e atij vendi. Disa nga ata kishin qënë familje fisnike, sepse  ishin dalluar për dituri, trimëri dhe bujari. Në këtë ishin shumë të njohur: Mark Tomë i Selcës, Nikollë Loci i Nikçit  dhe Mark Doshi i Rapshës së Hotit. Këtu bënte pjesë edhe Prenkë Gjeto Marku Junçaj. Ky burrë fisnik kishte gjet  strehim të përjetshëm në oxhakun e Man Haxhisë Çunmulaj. Ata e kishin bërë Prenkë Gjeto Markun zot shtëpie deri në ditët  e fundit të jetës së tij. Ky malësor fisnik kishte gjet strehim të përjetshëm në shtëpinë e Man Haxhisë Çunmulaj. Mark Toma i Selcës shquhej për urti, Nikollë Loci nga Nikçi për bujari dhe Mark Doshi për interpretimin e Kanunit të Leke Dukagjinit. Këtu bënin pjesë edhe Çel Doshi i Aliajëve të Kastratit, ashtu siç kishin qënë Mirash Gjoka dhe Qazim Trashuka. Ndërsa kontributi i intelektualëve shkodranë dhe malësor ishte i shkëlqyeshëm. Këtu bënin pjesë vëllazërit Repishti dhe Martin Camaj. Çel Doshin e kisha mik. Ai ishte  armik i përbetuar i diktataturë komuniste. Ai mburrej për lidhjet e mira ndërfetare të Kastratit. Sadoqë shumë më i ri nga mosha mund të bëntë pjesë edhe miku im Nua Pjetër Bici. Ai bënte pjesë në elitën e mërgimtarëve pas periudhës komuniste. Për pothuajse një gjysmë shekulli u shoqërova me mërgatën e pas Luftës së Dytë dhe mesova shumë prej tyre. 

Pas rënjes së diktaturës në Shqipëria filloi vala tjetër e madhe e emigracionit shqiptarë nga Malësia e Madhe ku bënte pjesë edhe Nua Pjetër Bici. Ai kishte jetuar pak kohë në New York dhe më vonë ishte vendosur në Michigan, ku për shkak të avokatit të paditur në profesionin e tij nuk fitoi të drejtën për të jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe u detyrua të kthehet në Shqipëri së bashku me gruan e tij Gjyste Bici. Ata jetuan për një kohë në Tiranë dhe më vonë në Shkodër. Pas rënjes së diktaturës kisha takuar shumë mërgimtarë të asaj periudhe. Disa nga ata e kishinn të vështirë ta kuptonin botën demokratike amerikane. Nou dhe Gjystja pavarësisht se nuk kishin dokumentacionin e duhur ata jetuan me nder e dinjitet duke punuar dhe paguar taksat në bazë te ligjit të këtij vendi.

Kjo familje ishte shumë e përrmendur në Malësinë e Madhe, për arsye se  gjyshi i tij Bic Prela ishte shquar në luftëra dhe beteja të mëdha në mbrojtjen e Kelmendit. Sërbo-malazezëët e kishin sulmuar barbarisht shumë herë fshatrat e Kelmendit, duke vrarë  e plagosur dyzina malësorësh të kësaj treve legjendare. Burrat e Kelmendit në krye me Bic Prelën nuk u dorëzuan kurrë.  Për trimin e tij të përmednur sot e kësaj dite këndojnë rapsodët e njohur të Malësisë. Babai Nout, Pjetër Bici  kishte pësuar një tragjedi të madhe sepse një nga malësorët e Kelmendit i kishte vrarë vëllan në moshë të re. Pjetër Bici sipas traditës shqiptare dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit e kishte vrarë për hakmarje vrasësin e vëllaut të tij. Për këtë hakmarrje pushteti okuptor italian e kishte dënuar Pjeter Bicin me 100 vjet burgim. Por si burrë  i fortë që ishte Pjetër Bici kishte thyer burgun italian, duke u arratisur në malet shqiptare. Por pas rënjes së Italisë fashiste Pjetër Bici kishte jetur në liri në vendlindjen e tij. Ai kishte qënë shumë modest. Një vendas i tij, në një rast i kishte propozuar të këndonte një këngë për Pjetër Bicin. Por trimi i trimave Pjetër Bici e kishte kundërshtuar me shumë zemërim duke i thënë, nëse me këndon mua këngë do të më bijesh në faj të madh, sepse unë nuk meritoj këngë. Ajo që kam bërë ishte tragjedi për mua dhe vrasësin e vëlllaut tim. Unë tërë jetën isha i shqetësuar sepse kisha vrarë një bashkëvendas timin. Duke pohuar se vrasjet brënda kombit nuk janë trimëri, por janë tragjedi. Më vonë në kohën e diktaturës dikush nga vendlindja e tij i kishte propozuar Pjetër Bicit që të kerkonte ndihmën e Partisë së Punës për të bërë presion për falje tek vëllazëria e të vrarit për falje.  Por Pjetër Bici si burrë që ishte nuk e kishte pranuar një propozim të tillë, duke thënë se kjo do të ishte sjellje e keqe dhe e papranueshme për një malësor shqiptar.  Ai ishte shumë i ndershëm dhe I sinqertë. Nua Pjetër Bici ishte shumë modedst duke I treguar këto ngjarje ashtu siç kishin ndodhur. Asnjë herë nuk e kam vënë re të thotë diçka të ekzagjeruar. Si djal i ri kishte përjetuar dhimbje të madhe nga sjelljet e tmerrshme të diktuaturës. Ai kishte qënë i pranishëm atë ditë famëkeqe të mbylljes së Kishës së Vuklit dhe tregonte me shumë emocione atë mëngjez të trishtuar, kur binte këmbana e fundit në atë kishë. Ky tmerr kishte ndodhur me 6 janar të vitit 1967. Nua Bici tregonte për atë ditë tepër të dhimbshme. Patër Robert Ashta kishte thënë se kjo është mesha e fundit. Ai kishte shkuar në atë meshë me nënën e tij. Ai tregonte se shumica e të pranishmëve qanin, ndërsa meshtarit At. Robert Ashtës i dridheshin duartë në ato momente ndërsa jepte kungimin e fundit. Disa vjet më parë televizioni shqiptar e kishte intervistuar për të kaluarën historike të Kelmendit, duke u treguar shumë i ditur dhe objektiv. Në atë intervistë si burrë që ishte tregonte për këshillat e Mill Spasit dhe për të bijën e tij e cila kishte qënë e martuar në Vukël. Nou tregonte se ky burrë i përmendur malazez i kishte paralajmruar disa herë për rreziqe nga sulmet shoviniste sërbo-malazeze dhe tragjedinë që mund të shkaktonin në Kelmend. 

Dëri në rënjen e diktaturës Nua Pjetër Bici kishte punuar në njërën prej magazinave koperative më të mëdha të ushqimeve në Kelmend. Këtu në New York disa bashkëvëndas të tij tregojnë se Ai ishte shumë i sjellshëm sidomos me familjet e varfëra, ngase atyre u jepte shumë herë ushqime kundër ligjeve të koperativës. Disa herë ishte thirrë nga zyra e hetuesisë në Shkodër për këtë çështje. Largimi nga Shtetet e Bashkuara e kishin mërzitur shumë, sepse këtu jetojnë dy djemte e tij të martuar. Në Shqipëri kishte vetëm vëllaun e tij Luigjin i cili u tregua vëlla i vërtetë dhe i gatshëm t’i përballonte të gjitha vështirësit e tij në Shqipëri, bile edhe ditën e fundit të jetës kishte marrë përsipër të gjitha detyrimet për varrrimin e vëllaut Nua.  Ai u përcollë me nderime të mëdha nga Shkodra për në vendlindjn e tij në Vukël të Kelmendit. Bashkëshortja e tij Gjyste Bici i qëndroi pranë deri atë çast kur u vendos në varret e të parëve. Nua Bici ishte njëri prej burrave më të mirë që kisha takuar në jetë . Asnjë herë në jëtë time nuk e kam parë të zemëruar. Çdo vështirësi e kalonte pa shqetësime, bile edhe ditët e fundit ishte treguar shumë trim para vdekjes. Familjarët të cilët qëndruan pranë tij në shtratin e vdekjes tregojnë për rrrugën e tij të qetë në përjetësi. Unë autori i këtij shënimi e kujtoj me shumë respekt e dashuri. Lus Zotin për dritë e paqë në amshim o mik i dashur Nua Pjetër Bici.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura