ING.AGIM BREGU: MARRËVESHJET E NAFTËS ME NDARJE PRODHIMI (SHQIPËRIA NUK MERR ASNJË PIKE NAFTE NGA KOMPANITË E HUAJA!)

Tiranë, 07. 02. 2017: Një nga vendimet e para, që qeveritë duhet të marrin, është zgjedhja e tipit (llojit) të sistemit kontraktual. Zgjidhet ai tip, që i sjell vendit sa më shumë të ardhura. Kjo zgjedhje nuk është e vështirë, por qeveria shqiptare, për vendburimet e naftës, ka zgjedhur llojin shumë pak fitimprurës (atë të license-konçesionit). Marrëveshjet e naftës me ndarje prodhimi janë shumë fitimprurëse. Nafta e fituar ndahet ndërmjet qeverisë dhe kompanisë së huaj. Sipas marrëveshjes me ndarje prodhimi, Indonezia merr 89,8% të naftës së fituar, kurse Malajzia merr 89,4% etj. Sa naftë merr në vit Shqipëria nga vendburimi i Patos-Marinzës? Nuk merr asnjë pike nafte, megjithëse në vitin 2013 u prodhua 1 milion e 200 mijë tonë naftë, dhe në vitin 2014 u prodhua 1 milion e 400 mijë tonë naftë. Duke hequr naftën e kostos për rritjen e prodhimit, dhe shpenzimet e tjera, Shqipëria duhet të merrte jo më pak se 700 mijë tonë naftë në vit. Asnjë justifikim nuk mund t’a mbulojë këtë grabitje kolosale. Po të jetë marrëveshja fillestare me kushte skllavëruese, pse nuk rishikohet dhe të korigjohet marrëveshja? Edhe Guinea e Afrikës ka Komision Teknik për Rishikimin e Kontratave të Mineraleve.
Nga leximi i shkrimit, që vijon më poshtë, rezulton se në rastin e vendburimit të naftës Patos-Marinëz, duhej zgjedhur pikërisht marrëveshja me ndarje prodhimi (PSA) dhe jo ajo e liçensë-konçesionit, e cila është krejtësisht në dëm të popullit tonë. Kompania Bankers Petroleum e gjeti të gatshëm vendburimin, në prodhim e sipër. Shteti shqiptar, me djersën e popullit, i kishte kryer të gjitha shpenzimet, për kërkimin, zbulimin dhe vënien në shfrytëzim të vendburimit. Kompania vetëm e rriti prodhimin, nëpërmjet metodave intensifikuese. Duke hequr koston për këtë rritje prodhimi (nafta e kostos), mbetet nafta e fituar. Kjo naftë duhet të ndahej ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë. Nga shembujt e mëposhtëm (Tajlanda, Nigeria, Malajzia, Indonezia) rezulton se shteti shqiptar, po të kishte marrëveshje me ndarje prodhimi, dhe jo licensë-konçesioni, duhet të merrte rreth 70-90% të naftës së fituar. Pra, shteti shqiptar duhet të merrte jo më pak se 700 mijë tonë naftë në vit, gjatë viteve 2013 dhe 2014, kur prodhimi i naftës ishte respektivisht 1 milion e 200 mijë dhe 1 milion e 400 mijë tonë në vit, por ai nuk mori asnjë pikë nafte. Po të llogaritet, me të njëjtën llogjikë, edhe për 10 vitet e mëparëshme, që kur kompania Bankers e ka marrë vendburimin (2004), grabitja është kolosale. Kushti i kontratës, se kur të shlyhen investimet do të ndahet fitimi, është skllavërues, sepse kompania deklaron çdo vit investime të “fryra artificialisht”, dhe del gjoja pa fitim. Kështu grabitet e gjithë nafta. Zgjedhja e llojit të marrëveshjes ishte shumë e lehtë për t’u kuptuar, por marrëveshjet janë bërë qëllimisht në dëm të popullit (marrëveshje korruptive). Shteti shqiptar lejon që kompania Bankers Petroleum, pas 12 vjet grabitje, pa ndryshuar kushtet fillestare skllavëruese të marrëveshjes, t’ia shes vendburimin e Patos-Marinzës kompanisë kineze Geo-Jade Petroleum Corporation për 500 milion euro.

Bankers Petroleum do shitet 407 milionë USD te kinezët e Geo-Jade Petroleum- Ora News

Po ashtu kompania Stream Oil (tani Transatlantic), që vetëm e grabiti gazin e vendburimit të Delvinës, pa bërë asnjë investim, pas shumë vitesh grabitje, ia shet vendburimin një gjoja kompanie me emrin “Ionian Gas” (kompani e sajuar vetëm për grabitje). Pra, me pasurinë e popullit tonë bëjnë tregëti të huajtë, në bashkëpunim me qeveritarët tanë, sikur të ishte malli i tyre. Kjo nuk ka shembull në historinë botrore. Dhënia e licensës nuk e bënë kompaninë, as qeverinë, pronare të vendburimit, si në rastet e lartëpërmendura, por tek ne në Shqipëri ndodhin çudira. Të huajtë, në bashkëpunim me qeveritarët tanë, bëhen pronarë të pasurive tona kombëtare, kurse populli ynë, i varfëruar në kulm, rri dhe bënë sehir! Më poshtë vijon teksti mbi marrëveshjet me ndarje prodhimi (PSA). Ky shkrim ka më tepër karakter specifik, më tepër për specialistat e naftës dhe ata shtetërorë, por vlen edhe për publikun e gjerë.
Burimi: Ky shkrim është marrë nga studimi i autorit Jenik Radom, me titull: ABËCË-ja e Kontratave të Naftës: Marrëveshjet e Licensë-Koncesionit, Sipërmarrjet e Përbashkëta dhe Marrëveshjet me ndarje Prodhimi (Titulli origjinal: The ABCs of Petroleum Contracts: License-Concession Agreements, Joint Ventures and Production-sharing Agreements).
Teksti i mëposhtëm është përkthim nga origjinali i lartëpërmendur. Ai tregon se si i ka bota këto marrëveshje.
“Marrëveshja me ndarje prodhimi është përdorur për herë të parë në vitin 1966 në Indonezi. Edhe pse Indonezia kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1945, aktivitetet e kompanive të huaja të naftës bazoheshin akoma në Indische Mijnwet, ligjin minerar të periudhës koloniale holandeze. Kur ndjenja nacionaliste u rrit, kjo metodë liçenze konçesioni u diskreditua si një trashëgimi e imperializmit dhe periudhës koloniale. Qeveria refuzoi të jepte konçesione të reja dhe futi “formulën indoneziane”, tani e njohur gjerësisht si PSA (anglisht: Production-Share Agreement), në të cilën shteti do të mbajë pronësinë e burimeve dhe bisedoi (negocioi) një sistem ndarje fitimi. Në fillim, kompanitë e huaja në mënyrë të vendosur i rezistuan këtij ndryshimi, të frikësuara se do të krijonte një shembull, që do të ndikonte konçesionet e tyre diku tjetër. Megjithatë, kompanitë e pavarura hyn në PSA, dhe të mëdhenjtë (kryesorët) nuk kishin zgjedhje tjetër, por të ndiqnin shembullin e atyre, që kishin hyrë. PSA u përhap botërisht, dhe tani janë një formë e zakonëshme e të bërit biznes, sidomos në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz. PSA pranon se pronësia e burimeve natyrore qëndron në shtet, por në të njëjtën kohë lejon korporatat e huaja për të menaxhuar dhe për të operuar në zhvillimin e fushës së naftës. Sipas një PSA, një kompani nafte mbart shumë rreziqe financiare të zbulimit dhe zhvillimit. Shteti gjithashtu përballet me një rrezik. Shpesh kompanitë kombëtare të naftës i bashkohen konsorciumit si një mbajtës i interesit në PSA, duke kontribuar disa nga fitimet e saj si “kapital aksionar”të konsorciumit, që është duke zhvilluar zonën e dhënë nën PSA. Shpesh qeveria pritëse ka koston e kontributit të saj fillestar “kryer” nga kompani të tjera. Kjo kosto e kryer do të paguhet tek kompanitë nga fitimet e ardhëshme të qeverisë pritëse nën PSA. Nëse qeveria nuk pajtohet për të kontribuar në kapitalin aksionar, atëhere kompanitë e naftës do të përpiqen të negociojnë një pjesë më të madhe fitimi. Ndarja e saktë është rezultat i bisedimeve të vështira. Pasi nuk ka përcaktues shkencorë të asaj që duhet të jetë një ndarje e përshtatëshme ose e arsyeshme.
Kushtet financiare të PSA janë të ngjashme me ato të marrëveshjes së licensës, edhe pse struktura e ndryshme mund të çojë në rezultate të ndryshme tregtare. Qeveria e vendit pritës shpesh fiton një shpërblim nënshkrimi, edhe pse nga kjo rregullisht është hequr dorë, ose është ndërruar për një pjesë më të madhe të fitimeve të ardhëshme. Kompania e naftës ka të drejtë për herë të parë për mbulimin e kostos për të dy shpenzimet aktuale operative, shpenzimet për materialet e konsumuara ose të përdorura në vitin në të cilin ato janë marrë, dhe kapitalin e investimeve-shpenzimeve për pasuri të tilla si ndërtesat, pajisjet dhe kompjuterat, të cilat kanë një jetë më të gjatë. Mbulimi i kostos për shpenzimet rrjedhëse është i menjëhershëm, në vitin në të cilin shpenzimi është shkaktuar, dhe mbulimi i kostos për investime kapitale është i shpërndarë në një numër vitesh. Ka zona gri, ku kontabilistët në mënyrë të arsyeshme mund të arrijnë në përfundime të ndryshme, se sende të caktuara, të tilla si libra dhe mjete, duhet të përbëjnë një shpenzim operativ apo një kosto kapitale. Ajo që mbetet, pasi kompanitë kanë përdorur të ardhurat vjetore, për të shlyer veten e tyre për shpenzimet e tyre operative dhe investimet e tyre kapitale, sa u amortizuan në atë vit, pastaj pjestohet në bazë të ndarjes në përqindje të rënë dakord me qeverinë pritëse. Kompania e huaj është e detyruar për të paguar taksat në pjesën e saj, por për këtë shpesh është hequr dorë nga qeveria e vendit pritës, dhe janë përfshirë në pjesën e kompanisë të ndarjes së dakorduar në përqindje.
Karakteristikat e PSA
 Nisi në Indonezi në vitin 1960
 Angazhim pune
 Pagesa e shpërblimit
 Honoraret
 Mbulimi i kostove të prodhimit (nafta me kosto)
 Fitimet minus nafta me kosto = Nafta e fituar
 Nafta e fituar ndahet ndërmjet kompanisë dhe qeverisë pritëse
 Pjesa, që i takon vendit pritës, varet nga bisedimet (negociatat)
 Vendet në zhvillim tani preferojnë PSA
PSA janë zhvilluar në mënyrë të tillë që sot kanë shumë versione (mënyra të ndryshme të paraqitjes), që ngjajnë njëri me tjetrin vetëm në konceptin bazë të ndarjes së prodhimit. Ky ndryshim (llojshmëri) nuk është i habitshëm, pasi llojet e ndryshme janë produkt i negociatave intensive, dhe shqetësimet dhe interesat e secilës palë natyrshëm ndryshojnë me rrethanat. Kompleksiteti i një PSA varet nga saktësia e infrastrukturës ligjore të një shteti. Për shembull, në qoftë se një vend nuk ka rregullat themelore, që rregullojnë operacionet e naftës, çështjet e mbuluara zakonisht nga një ligj i tillë do të duhet të drejtohen në PSA. Shkurtimisht, në një sistem ligjor më pak të besueshëm ose të parashikueshëm të një shteti, shumë çështje duhet të jenë të mbuluara dhe specifikuara brenda një PSA.
Avantazhet për një qeveri pritëse: I gjithë rreziku financiar dhe operacional mbetet tek kompanitë ndërkombëtare të naftës. Qeveria pritëse nuk rrezikon humbje të tjera veç kostos së negociatave (kryesisht tarifat e paguara për këshilltarët).
Shpërblimet
 Shpërblim nënshkrimi
Paguar pas nënshkrimit të kontratës
 Shpërblim zbulimi
Paguar pas zbulimit të parë
 Shpërblim prodhimi
Paguar kur prodhimi arrin një nivel specifik
 Jo popullor (i papëlqyeshëm) me kompanitë e naftës
 Kompanitë e naftës preferojnë taksa më të larta mbi të ardhurat

Më së shumti, qeveria pritëse humb një mundësi, por nuk vuan asnjë humbje materiale nëse një projekt zbulimi ose zhvillimi dështon. Nëse një projekt nuk vijon në përputhje me kushtet e një programi të një projekti të zbulimit ose zhvillimit, një qeveri mundet akoma, nëse PSA është hartuar mirë, ta anulojë ose ta ndërpres marrëveshjen, ose të sjellë një kompani tjetër nafte. Një qeveri pritëse ka avantazhin shtesë, që ajo ndan çdo fitim të mundshëm, pa pasur nevojë për të bërë një investim, nëse nuk është dakord për ta bërë këtë. Nëse PSA është miratuar në ligj, ai ofron siguri ligjore për kompanitë ndërkombëtare të naftës- një qasje e re dhe origjinale, e përdorur nga Azerbajxhani dhe ish republikat e tjera sovjetike. Por, nga pikëpamja e një qeverie, një qendrim i tillë e kthen një kontratë, e cila është një instrument elastik, që mund të ndryshohet thjesht nga palët në një ligj “jo elastik”, i cili mund të ndryshohet vetëm me miratimin e parlamentit. Në shumë raste, PSA ka avantazh ndaj të gjitja ligjeve të tjera prezente dhe të ardhëshme, lidhur me çështjen e adresuar në ‘të. Rezultati është se qeveria në mënyrë efektive braktis të drejtën e saj për të miratuar ligjet dhe rregullat e reja në interes të publikut, nëse të tilla ligje dhe rregullore duhet të ndikojnë negativisht ndonjë të drejtë të kompanisë së naftës nën PSA.
Marrja e qeverisë
Shumë kontrata u kërkojnë kompanive t’i paguajnë qeverisë pritëse një shpërblim (bonus) nënshkrimi. Shpërblimet e mëvonëshme mund të jenë të kushtëzuara me arritjen e fazave të caktuara të zbulimit ose zhvillimit. Dispozitat e investimeve lokale në një kontratë në fakt mund të jenë shumë të kushtueshme për një vend pritës, sepse kompanitë e naftës do të kërkojnë lëshime në PSA për këtë formë të subvencionimit privat të industrisë vendase. Shumicën e kohës, ajo është më e thjeshtë dhe më transparente për një qeveri, për të përdorur një pjesë të të ardhurave të saj për të trajnuar punonjësit ose të ofrojë kredi tregtare për sipërmarrësit lokalë.
Qeveria merr në tokë dhe në konditat e ujit të thellë (shprehur në përqindje)
Vendi në tokë ujë i thellë
Portugalia…………………43,2………………………39,7
Shteti Luiziana……………69,3………………………47,2
Tailanda……………………67,0………………………57,5
Nigeria…………………….84,8………………………64,2
Malajzia……………………89,4…………………… . 68,1
Indonezia………………….89,8…………………… . 81,1
Meqënëse qeveria zakonisht është pronare e burimit, ajo ka të drejtë ligjore për të mbajtur pjesën më të madhe të qerasë. Kjo pjesë, që qeveria mban, ose “marrja (arkëtimi) i qeverisë”, varet nga shumë faktorë, duke përfshirë se sa i rrezikshëm-financiarisht, komercialisht, politikisht dhe ambjentalisht-është investimi për kompaninë, disponimi i projekteve alternative për ato kompani mbi një bazë të përhapur botërisht, dhe mbizotrimi i tregut të çmimit të naftës në kohën e negociatave. Niveli i marrjes nga ana e qeverisë mund të rritet me rentabilitetin e një projekti. Kështu, kur investimi është i suksesshëm, të ardhurat e qeverisë mund të rriten pa ndikim negativ të stimujve për të zbuluar dhe prodhuar. Megjithatë, në praktikë duket e vështir për të hartuar një sistem taksash, që rregullon në mënyrë të përkryer normën e kthimit faktik të arritjeve (zbatimit) mbi investimet në një projekt. Qiratë nga një depozitë nafte nuk mund të përcaktohen paraprakisht, kështu një kompani do të jetë e shqetësuar jo vetëm mbi ndikimin e përgjithshëm të regjimit të taksave, por edhe nga mënyra në të cilën barra tatimore do të vendoset në pikat e ndryshme të jetës së fushës (në strukturën e taksave). Për të kuptuar se pse niveli i marrjes nga qeveria është ai që është, duhet të merren parasysh karakteristikat e çdo fushe: Në tokë apo në det të hapur? Uji i cekët apo i thellë? Historia gjeologjike e vendit është gjithashtu e rëndësishme: Sektorë të mëdhenj dhe relativisht të pjekur nafte si në Norvegji? Fusha më të vogla ose më të reja nafte si në Azerbajxhan?
Investimet më të rrezikuara, pjesa më e madhe e fitimit e kërkuar nga kompanitë.
Pyetjet në lidhje me Marrëveshjet me Ndarje Prodhimi
Përveç disa prej pyetjeve në lidhje me marrëveshjet e licensës, gazetarët duhet të pyesin zyrtarët e qeverisë se si janë identifikuar dhe zgjedhur investitorët.
 Ishte atje një ofertë konkuruese?
 Çfarë lloje pagesash do të marrë qeveria? A do të ketë shpërblime? Kur do të paguhen shpërblimet dhe për çfarë shume?
 Çfarë lloje të tjera pagesash do të bëjnë kompanitë? Cilat janë kushtet? A do të paguajnë kompanitë taksa, dhe nëse po, në çfarë norme? A do të paguajnë ato honorare sapo fillon prodhimi?
 A janë kompanitë të detyruara për të investuar në komunitetet lokale, ku ato operojnë, për shembull duke ndërtuar shkolla apo spitale? Do të jenë punëtorët lokalë të angazhuar? Do të trajnohen ata? Dhe nëse përgjigja është po, do të japë qeveria takes apo leje të tjera
financiare për një angazhim të tillë? Është ky angazhim një shpenzim që duhet zbritur nga fitimi, ose një kredi një-për-një kundër detyrimeve tatimore?
 Si do të ndahen fitimet ndërmjet një qeverie pritëse dhe kompanive të naftës?
 Si do të trajtohen kostot e dëmtimit të mjedisit? A janë ato një shpenzim i zbritshëm? A janë ato të zbritëshme nën të gjitha rrethanat, përfshir edhe sjelljen e pakujdesshme nga ana e kompanive të naftës? Vetëm kompanitë e naftës do të jenë përgjegjëse për shpenzime të tilla? (Nëse qeveria ndan koston e dëmtimit të mjedisit, dhe pjesa e saj e fitimit është reduktuar në përputhje me rrethanat, shpesh është rezultat lënia pas dore e zbatimit të kushteve për mjedisin).
 Pyesni qeverinë, si dhe përfaqësuesit e kompanisë së naftës, për të detajuar përmbajtjen e kërkesave lokale kontraktuale (PSA shpesh përmbajnë dispozita, që kërkojnë një pjesë të caktuar të materialeve dhe furnizimeve të jenë të prokuruara nga furnizuesit vendas). Kriteret e përzgjedhjes për furnizuesit vendas duhet të jenë transparente, për të siguruar se sistemi nuk është i prekshëm ndaj rushfetit apo nepotizmit.
 Si do të jenë llogaritur dhe ndarë të ardhurat dhe shpenzimet ndërmjet kompanisë dhe qeverisë? (Ajo, që përfshijnë kompanitë si shpenzime, mund të ketë pasoja të rënda në atë se sa fiton qeveria pritëse. Në Alaskë, sfidat ligjore kundër praktikave të kontabilitetit të kompanive i solli shtetit një shtesë në të ardhura prej 6 miliardë dollarë).
 Cilat janë normat e amortizimit, dhe si të bëhen ato në krahasim me praktikat e amortizimit në vendet e tjera? Si është llogaritur çmimi i naftës?
Nëse PSA në vendin tuaj nuk janë dokumente publike, pyesni përfaqësuesit e qeverisë dhe të kompanisë, pse ato refuzojnë të ndajnë këtë informacion me publikun. (Disa vende, si Azerbajxhani, i bëjnë PSA në dispozicion të publikut, por vetëm për shkak se PSA janë miratuar në ligj, dhe për këtë arsye duhet të publikohen. Megjithatë, shumica e vendeve i mbajnë këto kontrata private (sekrete).
 Nëse PSA është miratuar si ligj nga parlamenti nuk është marrë përparësi mbi rregulloret ekzistuese ose të ardhëshme mjedisore dhe të sigurisë? Cilat janë pasojat nëse vendi më pas miraton rregulla të rrepta në lidhje me operacionet (veprimet) e naftës dhe të gazit? Janë të zbritëshme si shpenzime kostot shtesë të pajtueshmërisë për kompanitë, ose qeveria duhet të kompensojë kompanitë e naftës?
 A u kërkon kontrata kompanive të paguajnë një dënim (gjobë) për dëmtim të mjedisit? (Disa kontrata të gazit natyror u kërkojnë kompanive të paguajnë një çmim për ndezjen e gazit, e cila kontribuon në emisionet e gazit serrë).”

Abuzimet e “Bankers Petroleum” me naftën – News, Lajme – Vizion Plus

“Rezerva gjigante nafte në Shqipëri” – Top Channel Albania – News – Lajme

…………………………………………………………………………………

(Ilustrimet i përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura