INXH.ABDULLAH BEGOLLI: PROJEKTI KOMBËTAR ‘TREPÇA’ PËR NDALJEN E SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE

Prishtinë, 29. 01. 2015 – Populli ka marrë ikën, po rrezikohet pa kthyeshëm e tashmja dhe e ardhmja jonë.Vetevetiu kjo plagë nuk ndalet, duhet një projekt serioz, gjithëpërfshirës ku do të marrë pjesë i gjithë populli, si parakusht i domosdoshëm për shpëtim. Kurrë më parë sikurse tani, janë bërë bashkë “miq” e armiq, “shqipëtar” e ndërkombtar , për ta qitur fare (zhdukur pa zhurmë) kombin më të vjetër – SHQIPËTARËT!
A e dini pse?
Vetëm e vetëm për të na i marrë pasuritë dhe pozitën tonë gjeostrategjike,
që na i ka dhuruar vetë natyra.
I donë, këto pasuri dhe këtë pozitë, e jo neve, andaj po bashkëpunojnë të gjithë, haptas dhe fshehtas që të na heqin qafe.
Ne duke ikur, po e ndihmojmë dhe po e realizojmë vetë, projektin e tyre ogurzi!
Si mendoni ju të dashur bashkatëdhetarë gjithë ku jeni?
Po të mos ishte vendi ynë i një rëndësie tepër të veçantë, a do të interesohej e tërë bota për te, dje dhe sot?!
Jemi vendi më i pasur i globit me popullin më të varfër, sepse të pasurit donë të na i marrin pasuritë, e ne pastaj disa që mbeten të punojnë vetëm si rrogtar, ashtu si na kanë dashur gjithmonë.

(Trepça dhe Obiliqi(xehja dhe thëngjilli), garantues 100% të projektit)

Vetëm, Trepça dhe Obiliqi, pa i llogaritur pasuritë tjera gjithëkombtare, ujore, Diellore, fushore, pyje, kullota, toka pune gjithandej, minerale nga të gjitha llojet (Krom, Bakër etj), Det, lumenjë me shumë hidrocentrale(prijmë në Europë për kokë banori),liqejë, naftë, gazë,…, e çka na mungon?!
Cili mund të jetë projekti i shpëtimit ?
Ç’do projekt kalon nëpër disa faza kryesore,
1. Qëllimi
2. Projekti dhe analiza
3. Parapërgatitja e projektit
4. Realizimi
5. Mbyllja
6. Qëllimi

Ndalja e shpërnguljes, kthimi i besimit, vullnetit dhe sigurisë për të jetuar në vendin e vetë.
Nga ky qëllim duhet të nisemi të gjithë,sepse është interes kombtar
Nëse ndonjë pakicë (qoftë politike apo tjetër) se përkrah, përjashtohet nga projekti kombtar.
2. Projekti dhe analiza
Paraqet bazën e qëllimit, icili për rastin konkretë është krijimi i bazës së sigurtë që popullit t’ia heq nga koka nevojën e ikjes nga vendi.
Në rastin tonë, si pikë fillestare e sigurtë e projektit, janë gjigandët tanë industrial: Trepça dhe Obiliqi, me përbërësit e tyre, që garantojnë 100 % sukses, për dy arsye themelore:
1. Ua njofim fuqinë(potencialin) dhe
2. Për më tepër, sepse janë pasuri të dhuruara nga natyra për popullin dhe i takojnë vetëm atij, askujt tjetër, kjo do të thotë se s’do të duhej të dilnin pengesa subjektive.
3. Parapërgatitja e projektit,
Kur jemi njohur me projektin e ndaljes së shpërnguljes, që si bazë ka Trepçën dhe Obiliqin, zbërthejmë faktorët kryesor, brenda projektit që janë më të lehtë dhe të shpejtë për tu realizuar.
Realizimi i projektit,
Nga përbërësit e projektit , komponenta e parë që mund të filloi së realizuari dhe që jep rezultate shumë të shpejta praktike, është furnizimi i popullit me thëngjill falas nga bazeni i thëngjillit.
1)Derisa zhvillimi i vendit të hyjë në binarë normalë dhe populli të stabilizohet, shpirtërishtë ,ekonomikishtë dhe politikishtë, të nxirret ligj shtetërorë fuqiplotë, që populli në përgjithësi, të furnizohet me lëndë djegëse (thëngjill) falas, secili që ka nevojë, aq sa ka, pa as një procedurë byrokratike.
Të vihet në funksion një vijë furnizimi vetëm për popullin, është pasuri e tija, e as kujt tjetër.
2) Trepça:
Nuk paraqet problem, është duke punuar, nevojitet vetëm rritja e numrit të punëtorëve dhe përmirësimi i teknologjisë, që nuk kushton pa përballueshëm.
Sigurishtë që ka edhe investues nga jashtë që janë të interesuar për te.
3) Obiliqi:
S’mundet të kalohet me një hapë ngritja e TC 2.000MWh, sepse ka nevojë për më tepër, por edhe realizon shumë më tepër, por me një analizim dhe organizim të mirë, të potencialit mbarë kombtar, arrihet pa problem edhe kjo.
Detalet dhe mundësitë, sigurishtë që duhen analizuar.
Çka do të arrihet me këtë projekt?
Vetëm ky projekt me bazë këto dy gjigante, me një organizim normal, për interesa të popullit, sigurojnë lehtë: rrethë 300€/muaj të adhura për familje 4 anëtarëshe, në formë ndihmash, pa llogaritur fuqinë punëtore të punësuar në to dhe familjet e tyre.
Si do të arriheshin të realizoheshin këta dy hapa?
Ja një analizë aq sa e thjeshtë, po aq e lehtë për tu realizuar, vetëm për mundësitë e Trepçës dhe Obiliqit:
Trepça në kompleksin e saj, pa pjesën veriore ka realizuar pa problem vazhdimisht në të kaluarën, rrethë 500Mil.€ të hyra vjetore, sipas çmimeve në tregun ndërkombtar të metaleve, vetëm me industri nxjerrëse, pa llogaritur ate përpunuese.
Do të mund të ndërtohen pa ndonjë problem, 2000MWh fuqi instaluese në TC-Kosova, kushtojnë rrethë 2 Miliardë ($), thëngjill kemi për 100 shekuj të paktën, vetëm në bazë të rezervave, pa llogaritur resurset që mund të jenë edhe shumë më tepër.
2000MWh x24 orë x 140 €/MWh(qmimi i rrymës në tregun ndërkombtar)=6,72Mil€/24orë
6,72Mil€ x 300ditë/vit(të paktën) =2,02 Miliardë/vit
2,02 Miliard€ Rryma + 500Milion€ Trepça = 2, 5 Miliard€ -50% shpenzime ,prodhimi,mirëmbajtje, paga punëtorësh etj = 1,25Miliard€, të paktën fitim i pastërt vjetor
Nëse llogarisim rrethë 1,5 Mil. banorë në Kosovë që s’kan të ardhura;
1,25Miliard/ 1,5 Mil.Banorë =830€/banor & vit ose 70€ /muaj, nga toka e vetë(pasuria e vetë) .
Nje Familje e pa punë 4 anëtarëshe do të mund të realizoi rrethë 300€/muaj.
Kjo është kështu, si e cekëm më sipër pa llogaritur mundësitë tjera të shumta që ofron
hapësira jonë kombtare ,që vetëm sa do ta rrisnin mirëqenjen dhe do ta shkarkonin ekonominë nga ngarkesa e këtij kontigjenti 1,5 mil. të pa punë (sa u morë si shifër e përafërt për analizë).
Vetëm kët dy hapa, krejtësishtë dhe lehtësishtë të mundshëm, do ta ndalnin 100% Ikjen e popullit jashtë atëdheut(atyre që ikun nga s’kamja).
Kjo mbetet aktualishtë plaga më e rëndë kombtare( e pa shërueshme),
ndalja e saj ndërsa , do të jetë fitorja mbi këte plagë(ardhmëria e kombit).
Nga do të mund të vihej në jetë ky projekt?
Projektet serioze, nuk mbesin as një herë të pa realizuara.
Arkimedi ka thënë:
“sikur ta gjeja një pikë mbështetëse ku ta mbështesë llozin(skelen),do mund ta lëviz
Tokën.
Unë po them:
Po të hiqen pengesat artificiale politike, ka shumë bashkëmendimtarë, njohës shumë të mirë të këtyre lëmive ndër ne, që mund ta marrim përsipër pa as një mëdyshje, realizimin e këtij projekti.
Me popullin, dhe për popullin, nuk ka projekt të vështirë dhe të pa realizuar.
Pa popullin dhe kundër tijë, edhe projekti për një kotec pulash , s’mund të realizohet.
Fundja për këto hapa që po flasim, e që janë vendimtarë për ekzistencën e kombit (me këto ikje, kombi s’mundet kurrsesi të ekzistoi, mbajeni mend mirë! nëse ju dhimbset vendi dhe vetja), kanë mundur qysh kohë, të arrihen suksese të mjaftueshme, e që të mos vijmë në këte gjendje të rëndë!(kanë mundur qysh kohë të realizohej ky projekt).
Shihni si:
Po të derdheshin mjetet e derdhura në lloq dhe në gjepa hajdutësh dhe burokratësh kombtarë dhe të huaj(duke rrasur popullin dhe vendin borgj deri në fyt), për të ashtuquajturën “rrugë e kombit”(e Sërbisë), tani do i kishim 2.000MWh fuqi instaluese në TC Kosova, do kishim Trepçën plotësishtë në funksion, me të paktën 20 mijë të punësuar (gjithësejt) dhe qindra mijëra familje të siguruara.
Sa rrugët kombtare dhe ndërkombtare, do të mund të bëheshin pastaj me këta hapa zhvillimorë , dhe çfarë do të mundej ti ofrohej tregut kombtarë dhe ndërkombtarë me zhvillimin që do të pasonte?! këtë mendojeni ju vetë, nuk e keni vështirë ta dini.
“Rruga e kombit” për interesa të gjithanëshme të Sërbisë, e qiti kombin rrugëve të botës, duke ikur nga vendi më i pasur i globit, se s’kanë ç’farë të hanë!!!
Por populli thotë:”Më mirë vonë se kurrë”
Për të i’a dalë projektit TREPÇA ka mundësi reale.
Në vazhdim një njoftim publikë për një përpjekje të suksesshme, për projektin Trepça disa vite më parë, por fatëkeqësisht të pa sukses.
Në vitin 2010, me kërkesë kolegiale të strukturave udhëheqëse të Trepçës, që mundësishtë ta gjejmë ndonjë firmë Gjermane për shitjen e Koncentratit dikund rrethë(60.000 ton.Pb & Zink atë kohë) dhe bashkëpunim afatgjatë, kolegu im Inxh. Xhafer Murseli dhe unë Abdullah Begolli, që të dytë më herët të punësuar në Trepçë, pas hulumtimeve dhe me ndihmën e miqëve Gjermanë, arritëm ta kontaktojmë , një kompani (Gjermane-Amerikane-Angleze), me bazë në Gjermani dhe kemi biseduar për 3-4 orë në Frankfurt, mbi bazën e të dhënave origjinale, që na i kishte dërguar vetë udhëheqja e Trepçës.
Gjatë bisedimeve ne u njoftuam nga udhëheqja e kompanisë, se ata i dinin në detale të gjitha të dhënat mbi prodhimin në Trepçë, me përbërësit e kualitetit, ngase ata edhe ishin duke marrë koncentratin nga Trepça përmes Sërbisë.
Por me dëshirë që ta ndihmojnë Kosovën, pasi që ishin të njoftuar mirë me zhvillimet, shprehën gatishmërinë, që koncentratin ta marrin drejtëpërsëdrejti nga Kosova, me çmimet e tregut “bursës“ ndërkombtare, duke u pajtuar s’bashku për të caktuar portin e Durrësit si vend mbushjeje të anijeve transportuese, me destinim portin ndërkombtar „Antwerpen“-Belgjikë, pasi që të gjithë ishim të vetëdijshëm, për pengesat që i bënë Sëbia, për transport hekurudhor përmes teritorit të saj.
Pra diskutohej mundësishtë për gjithçka, në mënyrë që marrëveshja të mund të funksionalizohet.
Të dy palët ishim të një mendjeje, për një marëveshje korrekte, që do të ishte në funksion të një bashkpunimi të sinqertë dhe të shëndoshë, në interes të popullit tonë(jo grupeve mafioze), me as më të voglën mundësi keqëpërdorimi nga kushdo qoftë, duke garantuar sipas nevojës organet kompetente shtetërore të të dy vendeve.
Ata u pajtuan gjithashtu, që ta bënin një vizitë në Kosovë, me qëllim njohjen për së afërmi me strukturat udhëheqëse të Trepçës dhe të Kosovës, si dhe për të parë mundësinë e diskutuar në takim, për ngritjen e një shkritorjeje të re në pronësi të Trepçës, pasi që u informuan se shkritorja e vjetër në Zveçan ishte uzurpuar nga Sëbia.
U njoftua udhëheqja e Trepçës me rezultatin e bisedimeve, ju pëlqeu çmimi i ofruar etj. por për „arsye“ të pa “njohura” për ne, marrëveshja nuk shkoi më tutje. Ndoshta sepse do të fitonte Kosova dhe populli e jo individi në pozitat „udhëheqëse“ në Kosovë. Më vonë u muar veshë se Sëbia e merte si gjithëherë metalin e Trepçës.
Kush ja kishte mundësuar dhe ja mundëson Sëbisë këto përparësi, në gjithë hapësirën tonë kombtare, pas një gjenocidi mbi një shekullorë mbi popullin dhe vendin tonë?!, Besojmë se këtë pyetje do ta gjejnë protestat gjithë popullore në mbrojtje të dinjitetit , pasurive kombtare dhe integritetit teritorial të vendit tonë, të përkrahur nga opinioni përparimtarë, demokratike botërore.
Përveç kësaj, kemi pasur kontakte dhe bisedime edhe me RWE, ABB e ndonjë tjetër që gjithashtu kanë pasur ato kohë interesim bashkëpunimi në baza interesash të dy anëshme me vendin tonë, në fushën e energjetikës, por gjithashtu, kanë mbetur vetëm dëshira.
Kjo s’do të thotë dhe s’duhet kuptohet kurrsesi nga kusho dhe kurdo, se bazë e zhvillimit është investimi i huaj! përkundrazi, baza gjithmonë dhe gjithëkund gjendet në vendin që investohet, në të kundërtën s’ka sukses.
Siguri mbi siguri, garancion mbi garancion, për zhvillimin tonë vetanak, është populli ynë punëdashës, i ditur dhe i ngritur, me të gjitha llojet e kuadrove, krejtë të reja, në të gjitha kontinentet, që duhet të ftohen publikishtë nga vendi i origjinës për punë-bashkëpunuese, dhe duhet të ftohen pa u vonur sepse shumica nga këto kuadra janë të ri në moshë dhe largimi fizikë nga vendlindja për kohë të gjatë, e sjellë edhe humbjen e interesimit me pasojë asimilimin.
Është baza jonë e fuqishme natyrore ekonomike, që sa të ketë jetë, do të na përcjellë, nëse dimë ta ruajmë, në të kundërtën do ti vijnë të tjerë dalazotës.
Realizimi i projektit TREPÇA, do të jetë parakusht i mbijetesës dhe zhvillimit të mëtejmë të Kosovës në veçanti dhe popullit shqiptarë në përgjithësi.
Abdullah Begolli – Inxh.i Dipl. i Termoenergjetikës – Energiemanager – Solarteur
– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura