ISMAIL GASHI – SLLOVIA: MAQEDONIA VERIORE, ME TROJE ETNIKE E POPULL AUTOKTON SHQIPTAR!

Lypjan, 8 Prill 2020: Kontributi i deritashëm shkencor nga historia, etnografia, veçmas nga zbulimet arkeologjike dhe të arriturat nga gjuhësia, dega e onomastikës, veçmas toponomastika dhe shkencat të tjera shoqërore të përafërta. Janë hallka të sigurta dëshmie dhe pasqyrë reale për të kaluarën e popujve dhe vendeve ku ata jetojnë. Këto së bashku, nga e kaluara e kohës e deri më sot, këta thesarë përbëjnë fuqinë e pasqyrimit material, kulturor e shpirtëror të traditës së popujve dhe vendeve. Mu për këtë, kur marrim në trajtim diç nga e kaluara e traditës së trashiguar shpirtërore të një populli, në një troll e hapësirë të caktuar. Gjithmonë duhet të kemi në konsideratë, këta faktor shkencor, të cilët jemi të shtërguar ti rrespektojmë e të ju përmbahemi besnikrisht me të gjitha kriteret shkencore. Vetëm kështu, mund të arrijmë që, atë temë trajtimi në nivel të dëshiruar të cilësisë shkencore që sa do pak, të kontribojmë në ngritjesn e shkallës shkencore.
Òªdo veprim në drejtim tjetër, na qon në rrugë pa krye, e na hedh në pozita të ndërrimit të ecjes historike e shkencore, na hedh në antishkencë që, është devijim flagrant drejt hullisë pseudoshkencore e cila shkon në dëm, jo vetëm të shkencës, por edhe të vlerës njerëzore përgjithësisht.
Òªështja gjuhësore e toponimeve u aktualizua me të madhe, sidomos viteve të fundit të shekullit 20-të. Pas vitit 1981, Demonstratave shqiptare me kërkesa të natyrshme. Ato vite më të ashpër dhe më me pa kriter shkencore, filluan të flasin e të shkuajnë kundër çdo vlere shiprtërore e material shqiptare, ndër të gjithë, e nga të gjithë, edhe nga maqedonët, edhe pse, maqedonasit, një popull pa identitet kombëtar, shtetëror, gjuhësor e fetar, nuk kishin asnjë pikëmbështetje e të drejtë njerëzore, shkencore, e as arsye e bazë të traditës historike e gjuhësore, Kështu siç vepruan, e po veprojnë edhe në ditët tona, nëpër gazeta, revista, nivele e tubime të ndryshme shkencore e institucione shoqërore e politike, nga më të ulëtat deri në më të lartat, për t’i dalur krah sërbëve dhe politikës antishqiptare sërbe. Se toponimet shqipe, janë dëshmi bindëse, dhe jo vetëm ato, kudo që janë e kanë qenë, të ndërtuar nga gjuha dhe në gjuhën shqipe, që nga motët, dilnin të jënë të papranueshme, me ligje diskriminuese të hartuara jashtëligjshëm, vlersoheshin të palejueshme dhe normoheshin se ishin tendencioze dhe qëllimkëqija. Kështu, ato vite euforkike antishqiptare gjatë e shumë u fol dhe u shkrua, edhe në nivele shkencore e shoqërore, nga edhe sot ndihet e venerohet një frymë e përafërt me dy dekadat e fundit të shkullit 20-të. Nuk ishin e nuk janë edhe sot, të rralla shkrimet, diskutimet, madje edhe qëndrimet e vendimet e ndryshme shkencore, shtetërore e politike,Por, edhe institucionale e krijuese si, Enciklopedia dhe fjalorët shpjegues e deri te tekstet shkollore dhe shkresat zyrtare administrative e shtetërore. Të cilat, kur kanë për lëndë, shqyrtime nga lëmi gjuhësor i shqipës, në kontest, të toponimeve, apo edhe diç lidhur me çështjen gjuhësore, historike apo edhe kulturore kombëtare shqiptare në trevën e Maqedonisë së para 30 e 40 vjetësh dhe kësaj të tashme, të quajtur demokratike. Asnjëherë nuk zgjodhen e nuk zgjedhin as sot, metoda e kritere shoqërore e shkencore për injorim e poshtrim, të ekzistencës substanciale e hapësinore shqiptare, deri në shkallë mallkimi kërcnues nga urrejtja nedi në mospërmbjatje të moralit defomues deri në gjenoocid e pastrim etnik ndaj shqiptarëve, simboleve dhe identitetit kombëtar, gjuhës shqipe dhe flamurit shqiptarë. Duke favorizuar privilegjin e njërës apo dy gjuhëvë të tjera Maqedonishtës e sërbishtës. Pavarësisht se asnjëra gjuhë e një hapësire, kur është në kontakt e bashkëjetesë me gjuhët të tjera, nuk qet pengesa zhvillimi të gjuhës me të cilën bashkëjeton. Këto bashkëjetime të popujve dhe gjuhëve, gjithmonë kanë qenë, dhe do të jenë në vazhdimësi të natyrshme, deri sa të jetë bota me njerëz të gjallë, në të cilën askush për askend këtu e në gjithë mjëdiset njerëzore nuk ështe i tepërt, e as i privilegjuar. Sipas disa shkrimeve, ngjarjeve e veprimeve maqedone, të dikurshme dhe të tashme, si ndaj popullit shqiptarë, gjuhës shqipe, tekstët mësimore e shkollave shqipe, mbahen qëndrime negative e veprime në kundërshtim me qëndrimet, jo vetëm politike e shtetërore, por edhe njerëzore, duhet ndalur. Këto veprime me gjuhë të urrejtjes, qoftë me “arsye” qoftë edhe pa te, duhet ti nënshtrohet masave disiplinore dhe ndëshkimit parandalues. Ngjashëm, na shpjegon një shembull praktik, dikur iu patën vërsulur dhe përjetoi shumë padrejtësi korrektori i “Prosvetno Delos” nga Shkupi, Shinasi Ahmeti, i cili qe përjashtuar nga puna, pasi ishte pjesëmarrës në përkthimin dhe përshtatjen e tekstit të edukatës muzikore në gjuhën shqipe për klasën e tretë të shkollës fillore të atëhershme. Në të cilin termat dhe tekstët në gjuhën shqipe dhe nga shqipja, u muarën gjëja sulm të ashpër dhe u trajtuan për atak të paramenduar ndaj vlrerave etnike dhe tradites se lavdishme historike shqiptare. Prandaj atëherë. Jo vetëm rasti i Shinasiut, që morëm për ilustrim këtu, por të gjithë ata që ishin të angazhuar rreth këtij libri dhe krijimeve të tjera në gjuhën shqipe, me e pa të drejtë, u trajtuan për fajtorë me të njëjtin nivel të mëkatit dhe u denuan me të njëjtën masë mëkatore. Diçka e pakuptueshme e asaj kohe, për çka pat shkruar “Rilindja” e 25 shkurtit 1987, me titull: “Toponimet në shqipe e turqishte në Maqedoni të papranueshme”, dhe se, IRJM në të ardhmën, do ti shëndërrojë në ligj, ligj të cilin do ta zbatojë në vazhdim. Traditë që ka vazhduar dhe po vazhdon edhe tash kur shqiptarët me trojet e tyre etnike dhe substancën autoktone kombëtare të tyre, fomimin e identitetit të shtetësise, identitetit etnik maqedonas dhe emërimit të kësaj krijese nga IRJM në emërtim shtetëror të pranuar nderkombëtarisht, Maqedonia Veriore, pa asnjë kusht, madje as me ndereprejen e urrejtjes dhe të drejtën kombëtare për shqiptarët, vetëm sa kjo shkoi në duke u shkallëzuar në aspektin e urrejtjes antishqiptare. U ngritne nivelin e zyrtarizimit me ligjet diskriminuese edhe nga instiucionet shtetërore, në të kundëten, një e padrejtë njerëzore, kurrë nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe gjatë e zbatueshme,jashtë kësaj ngritjeje. Një fat të .tillë do përjetojë edhe fushata antishqiptare në politikë, shkencë, arsim dhe veprime të tjera shoqërore sot në IRJM. Kjo konfirmohet dhe dëshmohet edhe me emërtimet, toponimet, homonimet e të tjera emërtime të vëndeve, sendeve dhe fenomeneve. Populli vet i ka emëruar, jo sot, por që kur ekziston ky popull në këto troje dhe ka jetë, toponimet do kenë jetë, për aq sa ka jetë e do të jetojë vet populli. Për këto, tash dhe në të ardhmën emërtimet mund të studiohen nga aspktët e ndryshme skencore, gjithmonë duke u trajtuar për begati të këtij mjedisi dhe popullit, e kurrësesi nga këndet e pengesave e tentimeve të tjera, së pari subjektive tendecioze e qëllimkëqia e antishkencore. Për toponime kemi gjithmonë një të vërtetë parasysh. Se ato janë shumë më të vjetra se ligjet e kohës dhe kodifikimet, të cilat sot përgatit një sistem, një politikë apo qeveri e nje populli. Toponimet janë faktor burimor i dorës së parë që, dëshmojne për ekzistencën tonë në afërsi e përbashkësi, ashtu siç janë e do të jenë edhe në të ardhmën kodifikimet tona ligjore e shkencore.
Kur marrim aspektin gjuhësor të toponimeve, në cilindo vend e hapësirë dhe nga cilido popull e etni. Domosdo, dalin obligime të mdha që të rrespektojmë, përveç të drejtave të garantuara njerëzore dhe etnike, duhet të kemi konsideratë të veçantë edhe për gjuhën e secilit etnitet. Mu për këtë, nuk është kurfarë sulmi kundër askujt, nëse shqiptari flet apo shkruan emërtimin Shkup,i. sërbi e maqedoni Skopje, Skople, Apo turqisht Iskup. Shq. Pejë,a. serb, Pec apo turqisht Ipek. Shqip Manastir,i. Bitol, Bitola, serbomaqedonisht. Ose shq.Kerçovë,a. serb. Kicevo,a. shq.Zarë,a. për sllavisht. Zadar, shq. Tivar,i slla. Bar, shq.Ferizaj,i slla. Urosevac e të tjera si këto. Përdorime të tilla dikur dhe sot, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar, secili në gjuhën e tij nuk është kurfarë ataku, kurfarë vrazhdësie, apo dhunë gjuhësore apo sulm etnik ndaj askujt dhe nga askush, nëse vërtetë këto emërtime kanë një histori të pastër dhe janë realitet. Jo padrejtësisht të ndërtuar, siç veprohej para shumë vjetësh nga forca imponuese politike në ish-RJM. Këto emërtime kur janë reale, pa ndërhyrje imponuese, jashtë dhunës shtetërore, nuk janë pengesë e asnjërit për asnjërin, por dalin faktor që dëshmon edhe të kaluarën historike sociolinguistike dhe etnolinguistike të një trolli me etni të ndryshme. Kundër kësaj rregulle gjuhësore, ishin dhe ende duken, vetëm tendencat e kundërshtimet e qëllimta etinogjuhësore. Kundër kësaj rregulle sociolinguistike, përkundër përpjekjeve qëllimkëqija, askush nuk mund të vejë gjokës e të ndal zhvillimin e drejtë e të natyrshëm gjuhësor që etnitë e zhvillojnë pandalëshëm. Zhvillimi i organizmit gjuhësor ka aspektin, formën dhe përmbajtjen e rregullave të popullit që jeton dhe flet gjuhën e tij. Gjuhët në mjedise shumëgjuhësore, asnjëra për asnjëren nuk është e tepër dhe panevojshme. Ato mes vedi kur janë “fqinje të mira” natyrshëm marrin e japin, mbushën dhe plotësohen në kuptimësi dhe nevoja të komunikimit dhe sematikës së marrëveshjes e bashkpunimit., Kurse në veçanti secila merr, aq sa i duhet për të plotësuar kapacitetet përmbushëse të nëvojshme për plotësimin e forcës gjuhësore për folësit e saj.
IRJM dikur në sistemin titist, Maqedonia, ishte,siç diku-diku ndihen edhe sot, nje sajesë me tipare shtetësie, e cila u formua dhe u ndërtua për 45 vjet dhe kështu, po “mbahet në këmbë” edhe sot. Kjo sajesë atëherë edhe pas 1990 u ndërtua, ashtu siç ishte ndërtua edhe me 1945, prap në 40% të hapësirës shqiptare dhe me 40% me popullësi shqiptare. IRJM as nuk kishte atëherë, e as nuk ka as sot kapacitetet teritoriale, ose I ka ende të padefinuara,të papranuara, nuk ka kapacitete gjuhësore, kishte abetaren(Bukfarin) e parë më 1945 dhe identitet etnik pa simbnole etnike kombëtare e shtetërore. IRJM, nuk ka as dëshmim etnik e hapësinor, nuk ka as pranim gjuhësor e fetar, të jetë shtet ashtu siç kërkonte para pak vitesh Ivanov, apo herë pas here duken edhe sot “re te zeza”pa shqiptarët,ose duke injoruar,shkelur e shlyer në Kushtetutën e shtetit etnin shqiptare, të deshmuar me identitet të lashtë historik, kombëtar, gjuhësor e shtetëror si dhe autoktonin të dëshmuar historikisht për trevë etrnike shqiptare, Shkurt e shqip, shteti tash i quajtur, “Maqedonia Veriore”, u ndërtua dhe u formua, me voten shqiptare, me troje etnike shqiptare dhe popullin autokton shqiptar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura