GJOKË DABAJ: KISHA SËRBE NË MAJË TË RUMISË, FAQJA E ZEZË E SHQIPTARËVET!

Durrës, 09. 03. 2016: Amfillohije Radoviqi është edhe produkt i atij INSTITUCIONI që quhet Kisha Sërbe, sepse, të parët e tij, nëse nuk do të ekzistonte ajo që quhet Kisha Sërbe dhe të cilën e ka themeluar Sava Nemanjiqi në vitin 1219, as që do të ishin sllavizuar. Nëse të parët e Amfillohije Radoviqit do ta kishin pasur INSTITUCIONIN e vet në gjuhën arbërishte, gjegjësisht shqipe, ata NUK DO TË ISHIN SLLAVIZUAR KURRË, por do të kishin mbetur ARBËR e sot do të ishin SHQIPTARË.
***
Përfundimisht, a do të mund ta kuptojnë bashkëkombësit e mi që ne shqiptarët e kemi të domosdoshme ta krijojmë INSTITUCIONIN tonë KOMBËTAR, pra, PËRKUJDESJEN GJITHSHQIPTARE, përndryshe, jemi të humbur, sepse po shkërmoqemi çdo ditë?! A do ta kuptojnë dot shqiptarët këtë nevojë të tyre tepër të ngutshme?!
Po rrëfej këtu një ngjarje që lidhet me jetën time. UNË, jam një shqiptar që nuk e kam braktisur kombin tim dhe shkrova një libër për shqiptarët rreth Rumisë. AI, është një shqiptar i sllavizuar dhe ngriti një kishë sërbe në Majë të Rumisë. UNË, që mbeta shqiptar, që nuk u sllavizova, po i paguaj ende shtypshkronjës për librin që e botova, AI, shqiptari i sllavizuar, i gjeti paratë (me vlerën e nja 20 mijë librave si imi), bleu me to parafabrikatet e kishës sërbe, i çoi me helikopter ata parafabrikate dhe i montoi në majën e atij mali shqiptar pa paguar as edhe 1 euro nga xhepi i vet.
UNË, shqiptari që mbeta shqiptar, që nuk u sllavizova, bëra projekte për ta rivitalizuar krahinën time, tashmë pothuaj të boshatisur, AI, shqiptari i sllavizuar, po predikon përditë urrejtje ndaj shqiptarëvet, po vjen edhe në Shkodër e po i paraqet sërbët si çlirues të Shkodrës.

UNË, që e ruajta përkatësinë time kombëtare, nuk po arrij të hap as edhe 1 shkollë shqipe midis 30 mijë shqiptarëvet që rrojnë në Tivar e rrethinë e që po sllavizohen nga dita në ditë. AI, një shqiptar i sllavizuar, po ia del, po arrin, që gjysmës së malazezëvet t’ua mbushë mendjen se nuk janë malazezë, por janë sërbë.
UNË, shqiptari që e ruajta shqiptarësinë time, kam të drejtë. AI, shqiptari që e ka humbur shqiptarësinë vet dhe është kthyer në sërb, nuk ka të drejtë. Megjithkëtë, unë po humb në kauzën time të drejtë, ai po fiton në kauzën e tij të shtrembër.
Unë jam GJOKË DABAJ, autor i nja 10 librave dhe i nja 220 studimeve e artikujve, që synojnë për ta mbrojtur e ruajtur kombin shqiptar, pa urrejtur e pa diskriminuar askënd, ai është AMVILLOHIJE RADOVIQI, kryepeshkop i së quajturës “Kishë Sërbe” në Mal të Zi.
Që, ky farë kryepeshkopi “sërb” është një shqiptar i sërbizuar, me prejardhje nga Hoti i Malësisë së Mbishkodrës, mund ta lexoni në librin “Shenjtorë të rremë të Kishës Sërbe” (“Bizarni sveci Srpske Crkve”, Cetinjë, 2014, f.287-288.)
Por unë po shtroj këtu një pyetje tejet të rëndësishme: Si arrin, ky shqiptar i sërbizuar, të ketë sukses në punët e tija të mbrapshta, e unë të mos kem as shpresa për ta hequr një ditë atë kishë që e ka montuar Amfillohija në Majë të Rumisë?!
Dikush nga të afërmit e mi më thotë: “Ti që po na shitesh si trim i madh, pse s’po shkon ta shembësh atë kish?!”
Ky është thelbi i “përkrahjes” që po e “shijojmë”, unë dhe të gjithë shqiptarët e tjerë kombdashës dhe atdhedashës. “Pse s’po i vret ti armiqtë?” “Pse s’po e çliron ti Shqipërinë?” “Pse s’po e përparon ti ekonominë?”
Kur ndodh që ndonjëri prej nesh të shfaqë keqardhje që shqiptarët po e braktisin vendin e vet, reagimi “inkurajues” i bashkëbiseduesvet, të cilët nuk i njohin turpin as ndërgjegjen, është ky: “Po ti, shko e ndali, de! A s’po sheh se nuk jetohet në këtë vend të mallkuar?!” Thonë kështu, kur sërbët e Amfillohijes mesi presin t’i lëshojmë ne këto toka e t’i zaptojnë ATA! Pse s’qenka i mallkuar ky vend për ATA?!
Janë përjetime nga më të hidhurit që mund të përjetojë një shqiptar, i cili përpiqet të jetë serioz në jetë. Megjithatë, jemi të detyruar, jemi të thirrur prej ndërgjegjes sonë, të kërkojmë rrugë ndryshimesh dhe të shpresojmë që një ditë, herëdokurdo, do të dalim faqebardhë. Të hyjë edhe kombi ynë në rrugën, jo të kërkimit me qiri të krenarisë, por në rrugën të qenit realisht krenar. Të mos mund të na i përdhosë askush, as Ruminë, as Tomorrin, as Dodonën!
Shkaku që Amfillohija, antipodi im, po ka sukses në punët e tija të mbrapshta, është se ai vepron si predikues LEGJITIM, se mban mbi shpinë një qyrk prej kleriku, se mban në kokë një kamillaf kleriku dhe se e mbulon fytyrën me një mjekërr kleriku. Ka sukses në punët e tija të mbrapshta, sepse ka nën juridiksion një numër jo të vogël kishash dhe se idetë e tija djallëzore i perhap me anë të priftërinjvet të shumtë. Atij askush nuk i thoëtë: “Bëji ti këto punë, meqë po na shitesh trim i madh!”
Amfillohuje Radoviqi, pra, ka INSTITUCIONIN e vet, me anën e të cilit i REALIZON qëllimet, qoftë edhe antinjerëzorë, në një kohë kur unë, antipodi i tij, nuk po realizoj dot asnjë qëllim, sado që qëllimet e mi janë thellësisht njerëzorë.
Amfillohije Radoviqi është edhe produkt i atij INSTITUCIONI që quhet Kisha Sërbe, sepse, të parët e tij, nëse nuk do të ekzistonte ajo që quhet Kisha Sërbe dhe të cilën e ka themeluar Sava Nemanjiqi në vitin 1219, as që do të ishin sllavizuar. Nëse të parët e Amfillohije Radoviqit do ta kishin pasur INSTITUCIONIN e vet në gjuhën arbërishte, gjegjësisht shqipe, ata NUK DO TË ISHIN SLLAVIZUAR KURRË, por do të kishin mbetur ARBËR e sot do të ishin SHQIPTARË.
Përfundimisht, a do të mund ta kuptojnë bashkëkombësit e mi që ne shqiptarët e kemi të domosdoshme ta krijojmë INSTITUCIONIN tonë KOMBËTAR, pra, PËRKUJDESJEN GJITHSHQIPTARE, përndryshe, jemi të humbur, sepse po shkërmoqemi çdo ditë?! A do ta kuptojnë dot shqiptarët këtë nevojë të tyre tepër të ngutshme?!
Gjokë Dabaj, 09. 03. 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura