(Lypjan, 02. 03. 2013) – Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komuniszmit sllav, me një lëvizje prej akrobatit politik, u shndërruan në patriot demokrat shqiptar. Të cilët tash e sa vjet pas pavarësisë, mbajnë leksione për çështjen shqiptare e shtetërore në Republikës së Kosovës.
Shtresimi politik i një kategorie shqiptarësh nivelesh e mjedisesh të ndryshme në Kosovë në sisetmin politik komunist sllav të ish-Jugosllavisë 1945-1990, erdhi menjëherë pas Luftës Necional Ҫlirimitare, që ishte rrjedhë e premtimeve pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo u kuptua kështu nga shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet tjera etnike të Jugosllavisë mbretërore SKS. Shqiptarët luftuan bashkë me popujt të tjerë për çlirim nga fashizmi. Fashizmi, Nazizmi e Komunizmi ishin bimë të liga e pjellës së keqe dalur në këtë kohë 1941-1945. Fashizmi frynte traditën kombëtare të popujve që e krijuan. Ndërsa komunizmi ishte një ideologji politike edhe më e keqe e me shëmti, që në emër të një barazie njerëzore e kombëtare, luftonte gjitha vlerat e lavdishme pozitive historike, shpirtërore e materiale të popujve, traditen e tyre historike deri edhe besimet fetare. Me një fjalë, komunizmi xhvishte njeriun, deri në shkallën e një proletari, trupi inert, pa gjak e pa pasuri materiale e pa ndjenja e dashuri ndaj atdheut, popullit dhe vlerave kombëtare.
Shqiptarët, përkundër robërisë sllave që nga 1912, e cila ju kishte shakatuar dëmtime të mëdha kombëtare, materiale e shpirtërore në Jugosllavinë mbretërore, prap u renditën në luftë të bashk me sllavët. Krahu komunist përfshiu, mashtroi ose detyroi që, shqiptarët të angazhohen në rradhët e tyre, edhe jashtë përcaktimit të qenies së tyre kombëtare. Ata u angazhuan me shpresë, se pas luftës do të realizojnë premtimet e të drejtës kombëtare e historike. Edhe pse, deri në Luftën e Dytë Botërore ishin të robëruar po nga këta popuj sllav, ata të bashkuar me robëruesit vazhduan luftën kundër një pushtuesi tjetër, fashizmit. Shqiptarët, duke mendura se më këtë luftë “çlirimtare”, vërtet do dalin triumfues u bashkuan LNÇ, si në Kosovë e në trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë Londinëze, në Pollog e Kumanovë, Ulqin,Tivar, Plavë e Guci. e Luginë të Preshevës. Por, nga fashizmi i megaloidesë grake, më së keqi pësuan shqiptarër në Qameri.
Ne këtu do prekim vetëm shtresimet politike të shqiptarëve në Kosovë e troje tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat pas përfundimit të LNÇ, mbetën përsëri në përbërje të okupuesit historik në shtetin politik komunist sllav. Pa synuar të prekim shumë nga ngjarjet gjatë kohës së LNÇ në Kosovë, edhe pse kishte ngjarje të rëndësisë së veçantë, si Kuvendi i Bujanit. Rasti i emblemës tipike të shqiptarit Shaban Polluzhësh që nuk e mashtruan as gradat e as postet e premtuara ta largojnë nga mbrojtja e popullit të vet. Shqiptarët praktikisht u mashtruan, se pas përfundimit të luftës së përbashkët me popujt të tjetër të mbretërisë SKS, jo natyrshëm mund të kuptohet se, po nga këta okupues të deriatëhershëm do të fiton të drejtën për vetëvendosje e ndarje teritoresh sipas përkatësisë etnike apo bashkim me shtetin shqiptar, nga ishte ndarë padrejtësisht me 1913 në Londër. Përkundazi, shqiptarët me të përfundur të luftës së Dytë Botërore 1945 humbën gjitha premtimet, Kosova e vise tjera shqiptare mbeten prap nën sundim sllavë. Shqiptarët në Jugosllavinë komuniste u coptuan në 5 pjesë të njësive federale Jugosllave. Kosova, mbeti në robërinë sërbe, të cilës me veprime delirante, ju ndërrua edhe emërtimi nga Kosovë në Kosmet, ose Kosovë e Metohi, term të cilin, jashtë të drejtës kushtetuese, edhe sot e përdorë fryma nqacvionaliste serbe. Kosova në sistemin komunist kishte status injorant të kufizuar juridik si, provicë, krahinë dhe gjithmonë ishte pa të drejtë vetëvendosjeje.
Gjatë sundimit komunist ndaj shqiptarëve u organizuan shumë procese të tmerrshme e ndjekje politike, nga të cilat shumë atdhetarë shqiptarë ishin të mbikqyrur nga sistemi, ndiqeshin e përndiqeshin, e shumica prej tyre u denuan me dhjetra vite burgim, e u trajtuan tmerrshëm në burgjet sllave. Sistemi komunist në shumë mjedise shqipëtare, mbyllte shkollat e posahapura shqipe, me motivacion të mungesës së kuadrit mësimdhënës. Madje, shkollën shqipe e lejoi në shumë mjedise e vendbanime shqiptare, por vetëm nivelin fillor katërklasësh, e jo tetëklasëshe, me këtë shkëputej hallkësh, pamundësonte të rinjve shqiptarë vazhdimësinë në shkollim të matejm fillor dhe të mesëm. Në nivelet politike e qeveritar, kuadrot shqiptare në qeverinë e titos, deri me 1966, nuk kishin asnjë pozitë, e as të drejtë përfaqësimi, as në nevel të Republikës së Sërbisë, pjesë e të cilës ishtë, e as në nivel të Federatës Jugosllave. Përgjithsisht shqiptarët u trajtuan sipas 24 Projekteve sërbe, që nga “Naqertanija” e Garashaninit, e projeti i të “famashmit” Qubrilloviq, të cilin titoja e rikonformoi edhe me 1958. Si edhe projetin e Andriqit, fatkeqësisht nobelist për letërsi, ku planifikonte pastrimin etnike të viseve shqiptare, deri te Memorandumi i ASHAS, SANU-së të 1986. Në vitin 1948 jugosllavët shkëpusin marrëdhëniet me Shqiperinë, shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi, me ligje diskriminuaese ju kofizohen gjitha të drejtat në identitetin kombëtar, ju ndalohet flamuri kombëtar, ju kufizohet e drejta në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë. Në procesin mësimor, kufizohen lëndët mësimore që kishin përmbajtje kombëtare, si historia, mësimi i kufizuar i letërsisë shqiptare nga autorët e traditës, gjeografia kombëtare, lënda e edakatës muzikore me përmbajtje kombëtare dhe nga edukata figurative. Këto diskiminime në sistemin shkollor, mbikëqyreshin nga shteti dhe përcilleshin me presione e ndjekje politike të mësimdhënësve shqiptarë. Kështu vazhdoi deri kur, përkundër vështërsive politike e shtetërore, filloi formimi e rinisë shkollore, studentore e klasa intelektuale. Pas 1966, ndodhi një shpërthekim i dhunës, kur nisi lëvizja e kuadrove universitare, intelektuale, ndodhi njësimi i gjuhës standarde, erdhën grupe artistike e letrare nga Shqiperia në Kosovë, ngritete vetëdija kombëtare në nivelin e protestës demonstruese, më 6 tëtor 1968 në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Prizren, shpërtheu revolta për të drejtat e kërkesa politike e kombëtare të studentëve, të cilat më 27 Nëntor të 1968, përfshin gjithë Kosovën dhe më vonë edhe viset tjera shqiptare, si në Tetovën dhe Ulqinin. Vetëm atëherë sistemi komunist Jugosllav i shqetësuar nga këto demonstrate, mori në shqyrtim dhe pranoi, kërkesat e studentëve shqiptarë, lejoi përdorimin e Flamurit dhe Himinit kombëtar, që për 20 vjet as nuk kërkohej nga udhëheqësitë shqiptarë, e as nuk lejohej nga komunistët sërbë. Barazoi përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në proporcion me strukturën kombëtare. Pranoi hapjen e paraleleve dhe numrin e nxënësve në gjitha nivele e shkollimit. Këmbngulja e studentëve të 1968, detyroi sistemin komunist sllav, që në Kosovë të hap Universitetin më 1970, dhe nga pozita juridike e statutit, Kosovës ju pranua Kushtetuta dhe përfaqësimi i Kosovës në nivele jashtë Kosovës, në Sërbi dhe Federatën Jugosllave. Por, kërkesa për Republikën e Kosovës, sikur u inskenua me disa plotësime të drejtash kushtetuese dhe u shtye deri në kërkesat madhore të Demonstratave të Pranverës së Madhe Kosovare të 1981, të cilat sipas disa udhëheqësve komunist shqiptar, këto Demonstrata rrënuan gjithçka ishte arritur deri atëherë.
Pranvera e Madhe 1981, filloi rrënimin e komunizmit dhe rugëtimi për sovranitet dhe pavarësi të Republikës së Kosovës me Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, kur u formua LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental të Kosovës, më10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008.
Për të gjitha këto padrejtësi kombëtare që përjetuan shqiptarët, qevritarët shqiptarë, që ishin sistemuar në shërbim të këtij sistemi totalitar komunist, nuk bënë as minimumin e përpjekejes e sakrificës. Madje, asnjëri nga shumë personalitete politike e shoqërore, shqiptare, në asnjë nivel e forum politike e shtetërore që ishin, nuk bënë asnjë tentim apo përballje të sacrificës minimale kundërshtimi e kërkese për mbrojtjen e të drejtave shqiptare. Pas zhvillimit të gjithë këtyre ngjarjeve dhe realizimit të disa nga kërkesat e studentëve, peronalitetet shqiptare, krekoseshin, se gjithë këto të arritura janë meritë dhe kontribut i tyre. Dimrin mes vitit 1955-1856, shteti Jugosllave qe organizuar Aksioni për Mbledhjen e Armëve, kur u rrahen, u mbyten dhe u dëbuan mija shqiptare të Kosovës. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjate viteve 1950-1966 vetëm sa u thellua. Administrimi sërb, organizoi ndjekjen dhe arrestimin e shqiptareve, u denuan grupe e personalitete, si Kadri Halimi-Hoxha, Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Ali Aliu, Fazli Grajcevci, Ismail Dumoshi e qindra veprimtarë atdhetarë.
Në krahun e politikës e shtetit komunist, ishin renditur dhe shërbenin verbërisht kuadro shqiptare të egërsuara ndaj vlerave shpirterore e materiale shqiptare. Egërsisht e me besnikri të verbërt i shërbenin armikut, duke ndjekur e malltretuar bijt më të mirë të popullit shqiptarë. Mes tyre kishte udhëheqës që, ndëshkonin egër çdo ecje afirmative shqiptare, duke denuar bartësit e ilegalës kombëtare. Ky “shpetim” sipas disa intelektualëve, është meritë e komunsitëve titist, Fadil Hoxha, të cilit edhe sot, kërkohet ti ngritet përmendore, Mehmet Hoxhës, Ali Shukriut e Sinanit, Kolës, Xhavitit, Maliqit e Hamzës, edhe pasardhësve të tyre Mahmut Bakalli e Azem Vllasi, e kuadro të shumta politike e shtetërore të sistemuara në verpimtari shoqërore, ekonimike e arsimore. Nga të cilët shumë nga kjo kategori ishin në struktura e nivele komunale qeveritare.
Këta “udhëheqës”, gjatë gjithë kerierës së tyre të shërbimt të verbërt politik e “qeveritare”, kurrën e kurrës, nuk u dëgjuna, se në ndonjë rast, moment, mejdis apo nivel politik e qeveritar, ta kenë ngritur zërin e të dalin në mbrojtje të shqiptarëve apo trojeve shqiptare. Mbi 20 vjet, jo vetëm që heshtën, por edhe kundërshtuan dhe denuan çdo tentim apo kërkesë për përdotimin e simboleve kombëtare, Kurrën e kurrës, asnjë struklturë e nivel politik këto kuandro shqiptare, nuk ngriten zërin, Pse shqiptarët po likuidohen me procese gjuqësore e burgosje të pa bazuara. Nuk doli asnjë politikan a qeveritar shqiptarë në mbrojtje të demonstratave e kërkesave politike e kombëtare të 1968. Përkundrazi qortuan dhe me fjalor banal deri te “bira e minit 300 grosh”, kërcnuan ngjarjet që thyen atë pamje false të liberalizimit komunist jugosllav. Kurrën e kurrës, nuk kanë reagua e kundërshtua plaçkitjen e vlerave materiale të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurrën e kurrës, nuk kanë kundërshtua, Pse shqiptaret po shpërgulen nga trojet e tyre etnike, Kurrën e Kurrës nuk janë kundërvua. Pse shqiptart po rrahen, po mbyten e po ndiqen nga vatrat e tyre për pushkën që nuk e kishin. Pse kurrën e kurrës këto kuadro udhëheqëse e politike shqiptare, nuk folën në logari të mbrojtjës së një grupi, individi apo një verpimi të arsyeshëm të ilegalës shqiptare, apo për ndonjë interesi të Kosovës e shqiptarëve. Pse këta “qeveritar” që edhe sot fatkeqësisht kokorizen, thuaja çdo ditë i shohim dhe i dëgjojmë në media elektronike dhe të shkruara, se ata ishin të vlevfshme, të ditur siç dalin edhe sot, shumë të “dobishëm” për popullin e tyre. Madje, për ata populli shqiptar atëherë,“paska bë be në krye të tyre”. Shih për këtë, edhe sot, shumë se një dekade lirie në Republikën e Kosovës, këta lider komunist krekosën, duke fryer noçkën me “krenari” se udhëqësit e tashëm, që njëherit janë çlirimtarët e këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, mu nga padronët e këtyre “qeveritarëve” komunist sllavë, nuk janë të nivelit meritor me kohën dhe ngjarjet për Kosovën dhe shqiptarët.
Këta “qeveritarë” komunist tash, sa të trimëruar dhe të azdisur, sepse askush nuk hapi as bisedë, për gjitha këto dëmtime shpirtërore e materiale që, këta i shkaktua popullit shqiptar gjatë “qeverisjes“ e shërbimit të tyre të verbërt në sistemin komunist sllavë. Nuk i mori kush as në bisedë, pse lejuat dhe ndihmuat okupuesit sërbë plaçkitjen e vlerave materiale të kësaj toke, atëherë dyfish të robëruar, nga komunizmi pushtues dhe okupatori sllav. Pse juve, kurrën e kurrës nuk ju dëgjua zëri, së paku, se ishit aty, ku vendosej dhe merreshin qëndrime antishqiptare. Po ku ishit ju, kur Sërbia kryente krime antinjerëzore gjenocidale e bënte pastrim etink të trojeve shqiptare. Ku ishit ju, apo edhe ju me shërbimet tuaja ndihmonit që, të kryheshin veprime të madh të kriminalitetit ekonomik në këtë hapësirë shqiptare mbi këtë popull. Ka edhe shumë Pse-ja të tjera që juve duhet, jo vetëm të ju thuhen, por edhe të kërkohet përgjigje. Koha do ju lëkund ndërgjegjën, pa kërkua ndëshkim, por historia dhe populli nuk fal askënd nga mallkimi.