ISMET RASHITI: LIGJI PËR HAPJEN E DOSJEVE I DOMOSDOSHËM

Zvicër, 09. 02. 3014 – Kohëve të fundit në rrjetin social facebook në ekranet televizive, apo në shtypin tonë të përditshëm po emetohen intervista, po botohen shkrime autoriale dhe intervista të tipit Spasiq lidhur me «spiunët» apo bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-ës famëkeqe ish jugosllave. Kjo propagandë perfide, nuk është gjë tjetër përveçse një terror psikologjik ndaj lexuesve apo shikuesve të pafajshëm, të cilët dashtë e padashtë detyrohen të dëgjojnë apo lexojnë të pavërteta të shpikura nga përfaqësues të luftës speciale si Bozhidar Spasiqi. Intervistat dhe shpikjet e tij, nuk janë gjë tjetër përpos një mjegullnaje dhe platforme politike të cilat pastaj e kanë për detyrë ti përhapin sa më shumë bastardët shqiptarë kundër ndërtueve të lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. E gjithë kjo luftë propaganistike po bëhet në kohën kur Republikës së Kosovës i duhen institucione stabile për zhvillim sa më të madh ekonomik, njohje sa më të shumta, liberalizim të vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Europian.
Natyrisht se arritjet e gjertanishme nuk u shkojnë për shtati Spasiqëve, ndaj edhe hapur kanë hyrë në front propagandistik kundër vlerave të luftës dhe bartësve të tyre. Pikërisht në këto kohë, mbeturina të UDB-së që ende trupin e kanë në Kosovë e mendjen në Beograd, me gërhamën e fundit, po përpliten të përhapin sa më shumë dezinformata, për të krijuar mjegull në opinion shqiptar dhe të huaj kundër ndërtuesve të lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës!

Në këtë mënyrë po lihet të kuptohet ose po zihen në gojë emra të veprimtarëve të dëshmuar shqiptarë, duke i etiketuar ata si «UDB-ash» dhe «bashkëpunëtorë të UDB-ës». I gjithë ky pluhur po qohet pikërisht nga ata që kanë qenë dhe kanë mbetur si të mjerë në shërbim të UDB-së famëkeqe. Nga ata që dje kanë ekzekutuar politika antishqiptare; që kanë vrarë, kanë bërë të paaftë, kanë rrahur e torturuar, kanë ndjekur nga Atdheu e diferencuar mijëra e mijëra atdhetarë e atdhetare shqiptarë, bashkë me familjet e tyre. Nëse dje udb’ashët e shitur, apo të mashtruar shqiptarë, vepronin hapur dhe fshehur duke mos lënë guri pa lëvizur për t’i zënë, burgosur e dënuar ata që bënin gjithçka për kauzën kombëtare, të njejtit persona, në vend që të kërkojnë falje publike, sot po hiqen si «patriotë» të «denjë» dhe për më tepër kanë filluar një fushatë perfide kundër atdhetarëve, udhëheqësve të partive politike apo personaliteteve shtetërore.
Epiqendra e gjithë kësaj mjegullnaje që po përhapet në hapsirat mbarëshqiptare është Beogradi bashkë me qarqe të ndryshme antishqiptare të cilët si çdo herë më parë, por me skenarë tjerë dhe me gojën plotë «patriotizëm» kanë për qëllim t’i denigrojnë e rrënojnë sa më shumë arritjet shekullore të popullit shqiptar.
Nëse dje pjestarët legal dhe të tjerë bastard shqiptarë që sy e veshë kishin në shërbim të UDB-së ecnin me këmbët e gjarpinjëve, sot kur po nuhatin lëkundjen e pushtetit, kanë dalur në sipërfaqe dhe po ecin me këmbët e dhelprave dhe gjuhën e «shtrigave», duke shkruar në facebouke, gazeta e duke dhënë intervista në televizione përmes së cilave na dalin herë si «bëmirës», herë si «heronjë» e herë si «patriotë».
Në të gjitha rastet drejtpërdrejtë apo tërthorazi, përpiqen t’i mohojnë protogonistët e avancimit të çështjes kombëtare shqiptare! Duke qenë ende në shërbim të «dreçit», asnjëri nga këta persona, deri në këto momente nuk ka gjetur forcë të dalë para mjeteve të informimit dhe të kërkoi falje publike për të gjitha ato të zeza që i kanë bërë vendit dhe pupullit te vet. Kjo kërim falje do t’i ndihmonte sadopak moralisht dhe do t’i lehtësonte ligjërisht, kur një ditë do të nxirret ligji për hapjen e dosjeve, i cili siç po shihet është mëse i domosdoshëm, jo për të krijuar hakmarrje e ndasi, por për të parë kush çka ka bërë në të vërtetë për këtë vend. Në këtë mënyrë më së miri të ndahej shapi prej sheqerit dhe t’u ipet mundësia të gjithëve ta dinë vendin e vet në shoqëri. Ligji për hapjen e dosjeve është mënyra e vetme që me fakte dhe me kompetencë institucionale e ligjore do t’a nxjerrë në shesh veprën e secilit. Në këtë mënyrë do të mbyllen të gjitha mundësitë propagandistike me qëllime të ogurzeza.
Sa më shpejt që të bëhet ky ligj, aq më mirë do të jet për të gjithë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura