MILAN RADOJÇIQI NË MESIN E GRUPIT TË ARMATOSUR NË BANJSKË TË ZVEÇANIT! (VIDEO)

MILAN RADOJÇIQI NË MESIN E GRUPIT TË ARMATOSUR NË BANJSKË TË ZVEÇANIT! (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, facebook 26 shtator 2023

Sot Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në rrjetin e tij facebook ka bërë publike një video ku në mesin e grupit të armatosur duket qartë edhe Milan Radojçiqi.

Ministri Sveçla me këtë rast shkruan:

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.

Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.

Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.”

Shikoni në video pamjet e kriminelit Milan Radojçiq:

https://fb.watch/niycTScIl8/

___________

TË SHPALLET LISTA SERBE E VUÇIQIT – ORGANIZATË TERRORISTE!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura