GËZIM MEKULI: BACË, E DIMË KUSH ISHTE RUGOVA! POR BACË, NUK PO E DËGJOJMË KRITIKËN TËNDE NDAJ NJË PSEUDOPOLITIKANI DHE NJË RRENACAKU QË NA MORI NË QAFË, MË SHUMË, SE SA ‘DIPLOMACIA E RUGOVËS’!

Pashtriku.org, 10. 12. 2013 – Fort i dashur baca Adem, Hiq nuk ja ke qëlluar kësaj here! Jo, nuk ja ke qëllur, bash hiq! E, a e din pse bacë? Sepse situata retorike e gjendja politike ku ne gjindemi sot, kërkon tjera fjalë, tjera gjykime e tjëra përqendrime. Bacë, na ke mësu se duhet me qenë” burrë” e, mos me lakmu e, mos me u shitë. E ke dëshmuar këtë thënje bacë. Kush më mirë se ti, bacë?!
E dimë kush ishte Rugova! E dimë, sepse e përjetuam, e dëgjuam dhe e pamë. E pamë edhe punën e tij dhe “burrninë” e tij, edhe diplomacinë që ai e prodhoj….
Por bacë, ne nuk po e shofim e nuk po e degjojmë kritikën tënde ndaj një pseudopolitikani dhe një rrenacaku që na mori në qafë, më shumë e më thellë, se sa “diplomacia e Rugovës”.
Bacë, Kosova u zvogëlua shumë në Qeverinë e këtij njeriu, po Bacë Kosova jonë e vogël u zvogëlua e po falet përditë e përnet!

 U zvogëlua deti shqiptarë, u zvogëlua bregdeti shqiptarë, u zvogëlua toka e buka e Kosovës. Sa keq bacë, tradita e tradhëtisë së madhe po vazhdon, e po vazhdon. E unë nuk të pashë, e nuk të lexova e as s’të dëgjova se po e dënon e po «pështynë» këtë tradhëti e këtë kapitullim politik të «Qeverisë sonë.»
Po, është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare shitja e Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitja e Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Këto skandale e vetëvrasje politike kanë emër dhe mbiemër, por skandal e rrena, mashtrimi dhe krimi politik, ekonomik e kulturor i vitit 2013 ka, poashtu emër e mbiemër. Bacë! «ZAJEDNICA» u krijua. Historia «s’e di»! Unë e di. Ti e di, Ai e di! Ajo e di! Por kam frikën se nuk e dimë NE, populli!
Bacë i dashtur, ky njeri dhe, ekipi që ky po e ushqen, po i merr popullit bukën nga goja e po i vjedhë identitetin nga kujtesa e zemra.
Bacë i nderuar,
nuk ka media; as CNN, as BBC, e as «Voice of Amerika» që do e «shpërlajë» dhe do e konsolidoj të zezën historike të «ndërtuar» nga ky regjim e nga ky njeri. E Ju bacë nuk po flisni për këtë njeri! Akoma nuk po e shigjetoni?!
Pse bacë, bashë besën e pashë Flamurin, pse s’po flet për këtë njeri e për faqen e zezë të këtij njeriu?
________________
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)

===========================

(Ilustrimin e përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura