ISUF B.BAJRAMI: FRYMA POLITIKE E POSLLANIKUT RIZAH HALIMI NË LUGINË!

(Gjilan 29. 08. 2012) – Si ka sy, ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet për shqiptarët autoktonë në tokat e tyre të lara me gjak, djersë e lotë nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet e herë komunitet!!! Bënë paralelizëm me serbët ardhacak (si qargarë nga karpatet e Rusisë) në Dardani, të cilët veten e quajnë etnitet, punojnë e veprojnë si bashkëkombësit e tyre në Nish, Kralevë e Beograd.
Ka kohë që po frynë erë politike kundërmuese me prejardhje nga karpatet, për të kërkuar reciprocitet mes tokës së Kosovës dhe “Luginës” së Rizës (sepse Kosova Lindore i ka shumë lugina e prrocka: prroni i lafetve, prroni halles hum, lugi i pelave,etj.), si probleme që kërkojnë zgjidhje në “dialogun” eventual ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Riza Halimi, “deputet” në Parlamentin e Serbisë, këto ditë është krekosur, ka filluar me ngritur kokën lart, nga se më parë e pat futur në zall si struci, për të kërkuar nga “Qeveria e Kosovës, (e cila sipas tij) do të duhej të kërkonte nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu siç ua siguron të drejtat serbëve të Kosovës, përmes dokumentit të Ahtisarit“.

Milloshi i vogël Ivica Daçiq dhe posllaniku i Serbisë Riza Halimi!

……………………………………….

Sa qesharake, madje shumë cinike. Riza kërkon ndihmën e Kosovës, a vet ai, në mes të Beogradit e ka dhënë betimin e “deputetit” (posllanikit), në të cilën Kosova trajtohet si provincë serbe. Madje, ai, pa u skuqur fare, pa turp e pa cipë, përmend dokumentin e Ahtisarit dhe e apstrahon Referendumin e popullit më 1992, me të drejt bashkangjitje me Kosovën për zgjidhjen e problemeve në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, referendum i cili asnjëherë nuk u realizua në asnjë pikë në praktikë.
Riza Halimi dhe partia e tij PVD-ja, që nga themelimi i saj kanë marrë pjesë aktive në zgjedhjet e të gjitha niveleve në Serbi, përveç atyre presidenciale, ngase nuk kishte kandidat për kryetar të Serbisë. Ndërsa serbët në Kosovë, që nga vitit 1999, nuk i njohin institucionet e Kosovës shtetit ku jetojnë, por i binden urdhërave të Beogradit njejt sikur Riza.
Si ka sy, ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet kur shqiptarët autoktonë në tokat e tyre të lara me gjak, djersë e lotë nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet e herë komunitet!!! Bënë paralelizëm me serbët ardhacak (si qargarë nga karpatet e Rusisë) në Dardani, të cilët veten e quajnë etnitet, punojnë e veprojnë si bashkëkombësit e tyre në Nish, Kralevë e Beograd.
Po ky farë “deputeti” (posllanik i Serbisë), e di fare mirë se ne me serbët në Kosovë i kemi të njëjtat standarde: Kushtetutën dhe ligjet, letërnjoftimet, pasaportat, valutën, etj.
Sa serbë në Kosovë, kontrollohen nëpër shtëpi, rrahen në prezencë të familjes, arrestohen, burgosen e vriten nga shteti ku jetojnë e sa shqiptarë në Kosovën Lindore, kalojnë nëpër këto katrahura nga ushtria aktive dhe rezervë, xhandarmeria e policia serbe. Riza Halimi, e di mirë sepse të gjitha ato që ndodhin kannë justifikim nga legjislacioni ku ai e ka votën dhe e merr rrogën (pllatën)! Por atij i duhet megalomania, rejtingu, i duhet marketingu politik, i duhet arsyetimi i pagës së tij e cila arrinë lartësinë e 10 punëtorëve sa marrin para gjatë një muaji në Preshevë.
Lojërat akrobatike të Rizës e kameleonizmin e tij, nuk i pëlqen më kush. Elektorati është zhgënjyer, tashmë, me politikën e “tij” e cila n`vend numëron, qarkullim në rreth të mbyllur. Ky kurs politik i karpateve po i kushton shtrenjt popullit dhe subjektit, që “drejton ai” jo më pak se 20 vjet. Nga kjo parti u detyruan të shkëputën shumë degë e nëndegë,krejt si pasoj e një veprimi politik dogmatik.
Një Lum që nuk rrjedh, e rri në një vend çelbet. Po ashtu edhe një subjekt politik, i cili nuk referomohet është i dënuar të shkatërrohet. Shembull konkret kemi zgjedhjet e fundit, që u mbajtën në maj të këtij viti. PVD-ja, ngeli në opozitë në Preshevë dhe Bujanoc, duke i falënderuar shefit të saj, i cili vet rrin nën hije, kurse anëtarësia piqet e digjet në diellin politik të Kosovës Lindore.
Parimisht, askund nuk ndodh në botë, që shefi i partisë në pozitë anëtarësia në opozitë. Po, Riza, nuk ka ujë në sy. Ai, nuk i jep pesë dinarë pse i shkatërrohet subjekti partiak, me rëndësi është që ai të rri në kolltuk. Është mësuar kolltukofagu, të jetë gjithmonë në kolltukun e Serbisë. Dyshoj se po iu ofrua edhe funksioni i presidentit të Serbisë, do ta pranonte me kënaqësi si Sinan Hasani, dikur “Kryetar” i ish Jugosllavisë.
Për të gjitha këto veprime, e shumë të tjera që nuk po i përmendi nga e kaluara e deri tani, shqiptarët e Kosovës Lindore, janë në dijeni. Ata, nuk i besojnë më këtij “deputeti” (posllaniki) të Serbisë, sikur edhe të kërkoj bashkim me Kosovën e lëre më reciprocitet me serbët ardhacak (qargarë nga karpatet e Rusisë) në Kosovë.
Reciprociteti iluzor i Riza Halimit, është një ëndërr e kuzhinave të Beogradit, që i pëlqejnë kolltukofagët si dikur Sinan Hasani, Rrahmon Morina e tani Riza Halimi e disa sahanlëpirës të tjerë që kësaj here nuk po i përmendi.
Populli i Ksovës Lindore e do bashkimin me Kosëvën Amë, por jo me këto parakushte reciprociteti të cilat janë antikombëtare dhe rrjedhin nga kuzhinat e Beogradit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura