IZRAELI PO PËRDOR MUNICIONE ME FOSFOR TË BARDHË!
Nga Sheradin Berisha
Amnesty International dhe Human Rights Watch akuzojnë Izraelin për përdorimin e municioneve me fosfor të bardhë gjatë operacioneve në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor.
Predha artilerie që përmbanin fosfor të bardhë u hodhën në qytetin libanez Daraya, pranë kufirit izraelit, midis 10 dhe 16 tetor 2023.
Këtë e vërteton analiza e video materialit dhe raportet e dëshmitarëve okularë, thotë Donatella Rovera nga Amnesty International.
“Ne kemi gjetur dhe verifikuar video që tregojnë predha artilerie që hidhen mbi Rripin e Gazës dhe Libanin, duke lëshuar fosfor të bardhë. Dhe kemi folur me mjekë që trajtuan nëntë persona. Pra, provat janë goxha të padiskutueshme dhe kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje për hetime të pavarura për të gjitha këto shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”
Burimi: Euronews me PDSH/AP
“Brennt bis auf die Knochen”: Israel soll weißen Phosphor eingesetzt haben
_____________
NJË HISTORI E KONFLIKTIT PALESTINË – IZRAEL (1917 – 2023)