GJENOCIDI SI KRIM KUNDËR NJERËZIMIT DHE PËRMASAT E GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË (1998-1999)

GJENOCIDI SI KRIM KUNDËR NJERËZIMIT DHE PËRMASAT E GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË (1998-1999)

Nga Sheradin Berisha, facebook 29. 06. 2020

Ҫka është gjenocidi?! Gjenocidi është një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit, i cili dënohet në bazë të Konventës së Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit. Në të vërtetë gjenocidi është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të lartëpërmendur. Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë shumë milionëshe.

Termin gjenocid e ka krijuar juristi i njohur hebre, Rafael Lemkin (24 qershor 1900 – 28 gusht 1959), më 1943, nga rrënjët ‘genos’ (greqisht për familje, fis, ose racë) dhe “-cid” (latinisht – occidere, me vra).

Si e ka definuar R.Lemkin, fjalën ‘gjenocid’?

Raphael Lamkin rreth definicionit të “gjenocidit” në miratimin e tij fillestar si ligj ndërkombëtar në Kongreset e Gjenevës ka thënë:

“Në përgjithësi, gjenocid nuk do të thotë shkatërrimi i menjëhershëm i një kombi, përveç kur mbërrihet nga vrasja masive e të gjithë anëtarëve të një kombi. Përkundrazi ka për qëllim të nënkuptoj një plan të koordinuar të veprimeve të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të bazave thelbësore të jetesë së grupeve kombëtare, me qëllim të shkatërrimit të vetë grupeve. Objektivë e një plani të tillë do të ishte shpërbërja e institucioneve politike dhe social, kulturës, gjuhës, ndjenjave kombëtare, religjionit, dhe mbijetesës ekonomike të grupeve kombëtare, dhe shkatërrimit të sigurisë personale, lirisë, shëndetësisë, dinjitetit, e madje edhe jetët e individëve që i takojnë grupeve të tilla”.

(Raphael Lemkin, *Axis Rule in Occupied Europe (Wash., D.C.: Carnegie Endowment for International Peace, 1944), p. 79.) HAPE:

http://www.preventgenocide.org/lemkin/AxisRule1944-1.htm

Ratifikimi i Konventës për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit nga AP e KB’së

Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar më 9 dhjetor 1948, dhe hyri në fuqi më 12 janar 1951, pas nënshkrimit të minimumit prej 20 vendeve. Në atë kohë, vetëm dy nga pesë anëtarët permanent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishin nënshkrues, Franca dhe Tajvani. Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atë më 1954, Mbretëria e Bashkuar më 1970, Republika Popullore e Kinës më 1983, dhe Shtetet e Bashkuara më 1988. Kjo vonesë në përkrahjen e Konventës nga kombet më të fuqishme të botës shkaktoj lëngim të saj për katër dekada. Zbatimi i ligjit ndërkombëtar mbi krimin e gjenocidit filloj të zbatohet në vitet 1990’ta.

Definicioni i pranuar ndërkombëtarisht që përmban Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit

Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kriminal kombëtar të shumë vendeve (edhe në Shqipëri), si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloj Gjyqin Kriminal Ndërkombëtar.

Konventa (në nenin 2) definon gjenocidin si “cilin do nga veprat në vazhdim të kryer me qëllim të shkatërrimit tërësisht ose pjesërisht të një grup kombëtar, etnik, racor, ose religjioz: si:”

a) Vrasjen e anëtarëve të grupit;

b) Lëndim serioz trupor apo mental të anëtarëve të grupit;

c) Shkaktim të qëllimshëm të kushteve jetësore llogaritur të sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik;

d) Marrja e masave për të ndaluar lindjet brenda grupit;

e) Transferimi me dhunë i fëmijëve nga një grup në tjetrin…

***

Tetë fazat e gjenocidit sipas Dr.G.Stanton’it!

Sipas Dr. Gregory Stanton, President i Genocide Watch, gjenocidi zhvillohet në tetë faza:

1. Klasifikimi: njerëzit ndahen në “ne dhe ata”.

2. Simbolizmi: “Kur të kombinohen me urrejtje, simbolet mund të asociohen mbi anëtarët mosdashjes të grupeve viktima…Për të luftuar simbolizmin, simbolet e urrejtjes mund të ndalohet me ligj … si dhe gjuha e urrejtjes.”

3. Dehumanizimi: “Dehumanizimi mundëson tejkalimin e neverisë normale njerëzore kundër vrasjes.”

4. Organizimi: “Gjenocidi është gjithmonë i organizuar… Forca të veçanta ushtarake apo paramilitare shpesh armatosen dhe trajnohen…. Për të kaluar këtë fazë, anëtarësimi në këto grupe duhet të ndalohet me ligj.”

5. Polarizimi: “Grupet urryese shpërndajnë propagandë polarizuese… Ndalimi i kësaj arrihet nëpërmjet mbrojtjes së udhëheqësve të moderuar ose ndihmesës së grupeve për të drejtat e njeriut…”

6. Identifikimi: “Viktimat identifikohen dhe ndahen në bazë të identitetit etnik apo religjioz… Në këtë fazë, një alarm i gjenocidit duhet të thirret…”

7. Asgjësimi: “Në këtë fazë, vetëm intervenimi i shpejtë i armatosur mund ta ndaloj gjenocidin. Zona me të vërtetë të sigurta apo korridore për largimin e refugjatëve duhet të krijohen në mbrojtjen e armatosur ndërkombëtare.”

8. Mohimi: “Autorët e krimit… mohojnë kryerjen e ndonjë krimi… Përgjigja ndaj mohimit është dënimi nga një tribunal ndërkombëtar apo gjyq kombëtar.”

The 8 Stages of Genocide

https://www.keene.edu/academics/cchgs/resources/educational-handouts/the-eight-stages-of-genocide/download/

***

Përmasat e gjenocidit në Kosovë të kryer nga Serbia (1998 – 1999)!

Si në shumë vende tjera të botës që kishte vitima të gjenocidit, edhe gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptarë!

Krimet në masë, vrasja e shqiptarëve të paarmatosur, pleqë, gra e fëmijë, plaçkitja e pasurisë së tyre, djegjja dhe shkatërrimi i vendbanimeve shqiptare, spastrimi etnik dhe shpërgulja e popullatës shqiptare nga toka e tyre – Kosova (1998-1999) dhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare, nuk ishin veprime aksidentale – spontane, por të organizuar e palnifikuar mirë nga Serbia si shtet. Pra, gjenocidi në Kosovë u krye sipas një plani kolektiv shtetëror, të cilin Shtabi kriminal i Millosheviqit e kishte emërtuar “Potkovica” – Plani “PATKOI”.

Në realizimin e këtij plani famëkeq, Serbia mobilizoi të gjitha resurset njerëzore dhe teknologjike, si:

– administratën shtetërore,

– transportin publik,

– mjetet financiare,

– mediat,

– gjyqësinë, dhe mbi të gjitha,

– strukturën e gjerë ushtarake – policore e paramilitare,

duke filluar nga:

– Korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën e Armatës së tretë serbe në Kosovë,

– Korpusin 21 të Nishit,

– Korpusin 37 të Uzhicës,

– Korpusin 24 të Kragujevcit,

– Korpusin special dhe armatën e parë të Beogradit,

– Korpusin 2 të Podgoricës,

– strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë,

si:

– policinë e rregullt e Kosovës,

– Forcat speciale të policisë,

– Forcat e ashtuquajtura antiterroriste,

– Shërbimin e Sigurimit serbë (UDB-a), dhe

– njësitë e ashtuquajtura paramilitare, “Shkorpionët”, “Tigrat e Arkanit”, “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, “Beretat e Kuqe”, njësitë kriminale të serbëve lokalë etj.etj.

_____________

Burimet e shfrytëzuar:

1.pashtriku,org

2. academia,edu

3. gazetadita,al

4. wikipedia,org

5. genocidewatch,org

6. preventgenocide,org/lemkin/AxisRule1944-1,htm

_____________

KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!

Shkruan: Sheradin Berisha

https://pashtriku.beepworld.de/krimet_kosove_9899.htm

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura