JEHONA HULAJ: KOMBI YNË PO VUAN PËR NJË UDHËHEQËS TË VËRTETË SI UKSHIN HOTI!

Pashtriku.org, 15. 05. 2015 – “Ndasia religjioze për shqiptarët nuk ka pasur rëndësi as gjatë historisë dhe as sot”, duke e shquar kështu praninë e komponentit religjioz ndër shqiptarët, dhe në të njëjtën kohë duke treguar qartë se ajo nuk ka qenë determinuese për kombformimin shqiptar”, ishte njëra nga porositë e Ukshin Hotit, e rithënë kjo gjatë promovimit të librit të tij “Çështja Kombëtare shqiptare – Komponenti religjioz”.
Libri i politologut modern, nga i cili edhe pas kaq vjetësh zhdukje nuk ka asnjë gjurmë, është botuar nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, derisa të hënën në mesditë u promovua në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
“Çështja Kombëtare shqiptare – Komponenti religjioz”, është një kontribut shkencor i Ukshin Hotit, i panjohur sa duhet nga lexuesi shqiptar.
Ai u shkrua në kohën kur mendimi i përgjithshëm politik, ndonëse i ngarkuar me komponentin religjioz, e konsideronte atë akoma si tabu, është thënë gjatë promovimit të këtij libri, i cili përbëhet nga esetë e shkruara nga Ukshin Hoti gjatë vitit 1997, derisa vuante në burgun e qytetit Nish të Serbisë. Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, para të pranishmëve tha se do të mundohen që t’i botojnë të gjitha dorëshkrimet e babait të tij.

“Ne si familje do të mundohemi që të gjitha dorëshkrimet e babit t’i botojmë të cilat për fat të keq nuk kanë mundur të botohen deri më tani”, tha Hoti.
Ndërsa, Bislim Elshani, autori që ka shkruar parathënien e librit, ka thënë para të pranishmëve se qasja e Ukshin Hotit ndaj besimit dhe religjionit është e distancuar dhe me konsiderata komplekse, duke u nisur që nga shkaqet partiake e për të arritur deri te vlerat laike të qytetërimit të sotëm të ndikuar akoma nga komponenti religjioz.
“Aktualiteti i kësaj trajtese në ditët e sotme as që mund të vihet në dyshim. Një arsye shtesë është mënyra origjinale e qasjes së Ukshin Hotit ndaj ngarkesave religjioze në politikë.
Qasja e Hotit ndaj këtij komponenti në politikë s’ka të bëjë fare me tifozllëkun vulgar brenda binomit oksident-orient apo krishterizëm-islamizëm. Ukshin Hoti i shmang me kujdes dhe mendjemprehtësi identifikimet e tilla, duke u përqendruar në atë që përbën interesin themelor, qoftë të kombit vetjak, qoftë të rajonit”, ka thënë Elshani.
Adem Demaçi ndërkaq, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve deklaroi se Ukshin Hoti e dinte se çështja shqiptare do të përballej me pretendimet religjioze.
“Ne nuk e kuptuam atë kur duhej ta kuptonim sepse nuk kishim kapacitet. Nuk e merrnim vesh, ata që ishin atdhetarë të vërtetë, ata që ishin të gatshëm të vdesin, por ata që ishin në pushtet e kuptonin shumë mirë.
Ata e dinin se Ukshini ishte një disident i cili ua dërmonte pushtetin e rremë, pushtetin e fituar me marifetllëqe, e Ukshin Hoti ishte nga ata që as nuk u shit e as nuk u ble, sepse ishte ushtar i Hasan Prishtinës që shkonte rrugës së tij”, pohoi Demaçi, i cili fjalimin e tij e mbylli me fjalinë “Kombi ynë po vuan për Ukshin Hotin, për një udhëheqës të vërtetë”, fjali kjo e cila bëri që jo vetëm ai, por edhe të pranishmit të përloten.
Pas tij ka folur edhe zëvendësministri i Kulturës në largim, Hajdin Abazi, i cili theksoi se shumë çështje të tjera nga thesari i produkteve intelektuale të Ukshin Hotit kanë mbetur pa u prekur, mund të shihet qartë se mendimi i thellë shkencor i Ukshin Hotit jo vetëm që provokon me mënyrën e qasjes, por edhe të intrigon me guximin në tematikat e ngritura e të ndërlidhura por mbi të gjitha të frymëzon për të reflektuar.
Në mbyllje të promovimit të librit u interpretua kënga me titull “O vendi im”, nga sopranoja Ardita Ukaj, nën përcjelljen e profesorit Naser Dula në piano.
Ukshin Hoti është i lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka studiuar për shkenca politike në Zagreb dhe në Beograd. Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në sistemin e jetës politike dhe arsimore të Kosovës. Profesor Ukshin Hoti është shpallur i zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, në vitin 1999. Deri më sot nuk ka asnjë lajm për fatin e tij.

Prishtinë, 13. 05. 2014

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Prishtinë, 13. 05. 2014 – “Ndasia religjioze për shqiptarët nuk ka pasur rëndësi as gjatë historisë dhe as sot”, duke e shquar kështu praninë e komponentit religjioz ndër shqiptarët, dhe në të njëjtën kohë duke treguar qartë se ajo nuk ka qenë determinuese për kombformimin shqiptar”, ishte njëra nga porositë e Ukshin Hotit, e rithënë kjo gjatë promovimit të librit të tij “Çështja Kombëtare shqiptare – Komponenti religjioz”. Libri i politologut modern, nga i cili edhe pas kaq vjetësh zhdukje nuk ka asnjë gjurmë, është botuar nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, derisa të hënën në mesditë u promovua në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
“Çështja Kombëtare shqiptare – Komponenti religjioz”, është një kontribut shkencor i Ukshin Hotit, i panjohur sa duhet nga lexuesi shqiptar.
Ai u shkrua në kohën kur mendimi i përgjithshëm politik, ndonëse i ngarkuar me komponentin religjioz, e konsideronte atë akoma si tabu, është thënë gjatë promovimit të këtij libri, i cili përbëhet nga esetë e shkruara nga Ukshin Hoti gjatë vitit 1997, derisa vuante në burgun e qytetit Nish të Serbisë. Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, para të pranishmëve tha se do të mundohen që t’i botojnë të gjitha dorëshkrimet e babait të tij.

Bislim Elshani, intelektuali dhe bashkëveprimtari më i afërt i Ukshi Hotit.

Pamje nga promovimi…

“Ne si familje do të mundohemi që të gjitha dorëshkrimet e babit t’i botojmë të cilat për fat të keq nuk kanë mundur të botohen deri më tani”, tha Hoti.
Ndërsa, Bislim Elshani, autori që ka shkruar parathënien e librit, ka thënë para të pranishmëve se qasja e Ukshin Hotit ndaj besimit dhe religjionit është e distancuar dhe me konsiderata komplekse, duke u nisur që nga shkaqet partiake e për të arritur deri te vlerat laike të qytetërimit të sotëm të ndikuar akoma nga komponenti religjioz.
“Aktualiteti i kësaj trajtese në ditët e sotme as që mund të vihet në dyshim. Një arsye shtesë është mënyra origjinale e qasjes së Ukshin Hotit ndaj ngarkesave religjioze në politikë.
Qasja e Hotit ndaj këtij komponenti në politikë s’ka të bëjë fare me tifozllëkun vulgar brenda binomit oksident-orient apo krishterizëm-islamizëm. Ukshin Hoti i shmang me kujdes dhe mendjemprehtësi identifikimet e tilla, duke u përqendruar në atë që përbën interesin themelor, qoftë të kombit vetjak, qoftë të rajonit”, ka thënë Elshani.
Adem Demaçi ndërkaq, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve deklaroi se Ukshin Hoti e dinte se çështja shqiptare do të përballej me pretendimet religjioze.
“Ne nuk e kuptuam atë kur duhej ta kuptonim sepse nuk kishim kapacitet. Nuk e merrnim vesh, ata që ishin atdhetarë të vërtetë, ata që ishin të gatshëm të vdesin, por ata që ishin në pushtet e kuptonin shumë mirë.
Ata e dinin se Ukshini ishte një disident i cili ua dërmonte pushtetin e rremë, pushtetin e fituar me marifetllëqe, e Ukshin Hoti ishte nga ata që as nuk u shit e as nuk u ble, sepse ishte ushtar i Hasan Prishtinës që shkonte rrugës së tij”, pohoi Demaçi, i cili fjalimin e tij e mbylli me fjalinë “Kombi ynë po vuan për Ukshin Hotin, për një udhëheqës të vërtetë”, fjali kjo e cila bëri që jo vetëm ai, por edhe të pranishmit të përloten.

Adem Demaçi në promovimin e librit të Ukshin Hotit:

Pas tij ka folur edhe zëvendësministri i Kulturës në largim, Hajdin Abazi, i cili theksoi se shumë çështje të tjera nga thesari i produkteve intelektuale të Ukshin Hotit kanë mbetur pa u prekur, mund të shihet qartë se mendimi i thellë shkencor i Ukshin Hotit jo vetëm që provokon me mënyrën e qasjes, por edhe të intrigon me guximin në tematikat e ngritura e të ndërlidhura por mbi të gjitha të frymëzon për të reflektuar.
Në mbyllje të promovimit të librit u interpretua kënga me titull “O vendi im”, nga sopranoja Ardita Ukaj, nën përcjelljen e profesorit Naser Dula në piano.
***
Ukshin Hoti është i lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka studiuar për shkenca politike në Zagreb dhe në Beograd. Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në sistemin e jetës politike dhe arsimore të Kosovës. Profesor Ukshin Hoti është shpallur i zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, në vitin 1999. Deri më sot nuk ka asnjë lajm për fatin e tij.

***

 Ukshin Hoti – Maj 1993: gjatë vizitës që i bëri Adem Demaçit dhe grevistëve…
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura