JETËN PAGZOVA ME TY DASHNI
Autore: Asja Mulgeci – Tiranë, 28 shtator 2022
VEND MA I BUKURI TROPOJA JEME
Vend ma i bukuri, njaj vendi jem
rrethuem bjeshkësh, bash si n’prralla
Si vel t’bardh borën mbi kry
M’fekton shpirtit si hyjni
*
Mallesh n’trok sa herë turrem
M‘pret gazmendun me dashuni
Ngado shkoj e ngado vij, saher kthehem
si zogjt n’shtegtim
Prehnit m’kndon ninulla t’ambla
M ‘mbështjell lulash se m’ka bijë
*
Kurrë prej zemres nuk t’kam hjek
N’shpirt për ty m’rrin malli i ndezun
Rrugve t’jetës pehamash t’forta,
M’ngjit krahë qiejsh, si shiponja
*
Vend ma i bukuri Tropoja jeme
Aq krenare rrëzë njatij shpati
Ku shtrin dorën tan madhështi,
Heroi ynë bacë Bajrami
*
Trimëni dhe bujari, brezash t‘tanë trashëguam
Besa e dhanë peshon sa toka
T’falem n’gjunj vendlindja jeme
M’rrin n’drit synit, n‘çdo rrahje zemre!
***
NJATY KU HUMB VETDIJEN EDHE DASHNIA
Tek era m’tallazit flokt si gojfil
e ftyren shplon n’befasi
Paturpshëm futë gishtat, si dashnor i mbrapsht, krelave t’mij
*
Sa due n’krah t’saj t’ngjitem, si kmishë
trupit t’veshem
Si gjeth i artë vjeshte t’bie supit tand
Në t’mjalten botë t’jeremisem
*
Andrrës t’kacavirrem, si lule sabahi
T’çel njaty kur aroms tonë, dehet dhe pija
Njaty ku shpirtnash t’dashuruem
humb vetdijen edhe dashnia!
***
DASHNI…
Je Zot, që vetë Zotin
lartson qiejsh
saherë zemrash mbinë
si farë e jetës
Je shpirt, shpirtin jetëson
e ndrinë si perëndi
Ngjyrash tua, ylberon botën
si magji
Rrezeartë gurgullon
damarve t’jetës
E n’padukshmërin tande
lulon zemrës hirshëm
si nuret e femrës…
Oh, t’falem përulshëm ati ynë
për kyt mrekulli
Si bekim, derdhë njomësht
mbi ne
si shiun tokës, në t’gushtit
zagushi
Veç për hatër t’krijesmires tande…
***
Ç’NDJENJË KRYENEÇE
E pashë ftyrs tande, si u tremb dashnia
e mori arratinê
Amanetin e mshefun n’gji tande
i shplove çatinë
*
Ç’u tkurren muskujt e zemrës
ftohen, mbërdhinë
Rreth vedit thirra yjet
Mbi krye m’rrini rojë
Tek hana shtronte velin e saj
Lkurs verdhonte si lulemaji
*
Shtratit, shtriq shpirtin vetmitarë
Ftohtë, si në t’dimnit acarë
Varun krahsh t’dashnisë qëndrova
Stuhitë çartun mbrenda vedit
Me afsh trupit i ngroha, mbshjtellun saj lumnova…
*
Ksaj hyjnie s’i ka hije t’kjaj
S ‘mujta rrahjet me i ndal, n’tynen simfoni
As gjakun damarsh me ç’ngjyrue
Prej kohësh kish zan rranj
e çelun lultë n’mue
*
E hyjnishmja, dhuratë prej Zotit
Krahëngjejsh, flatron kryenaltë
Ç’ndjenj kryeneçe, asht e lumja
Sundimtare e bots
Mbi tokë, ma jetëgjatë!
***
NJATIJ LOTI SHPIRTIN NJOMA
Tek ndiqje fërkemat n’kthim
Trupin tërhiqje zvarrë
Fryms tëme, mos me ikë
Avullit mbetun xhamash
ngjyre zemre pashë lotin
t’rridhte, pikë-pikë
*
Njatij loti, shpirtin njoma
e zemrës i dhashë zemër
Kyt nektar shpirtit me rue
Nji dashni, si kjo e jona
i ndrron ftyren botës
Andaj, jeten me kyt emen
kam pagzue
*
Oh e lumja, dehun kso arome
Ujnash t’ambel, tue notue
Dashuruem kjesh si e marrë
E tash edhe vedin, ma shumë e due!
ASJA MULGECI