Prizren, 14 dhjetor 2012 – (Nё 14 vjetorin e rёnjes sё Komandant Mujё Krasniqit me bashkёluftёtarёt e tij) – Sot,14 dhjetori 1998 nuk duhet harruar asnjёherё por t`i pёrcillet brezave tё ardhshёm si njё porosi si njё amanet si njё dёshmi sa e vlefshme ёshtё Liria. Ne asnjёherё mё shumё se sot duhet tё ndihemi krenar qё patёm kёta heronj nё mesin tonё. Ata gdhendёn emrat e tyre me shkronja tё arta nё historinё tonё mё tё re. Nё zemrat tona kujtimi ynё do tё jetё çdoherё i gjallё. Teksa me emocione pёrshkruaj dhe kujtoj kёto momente tё 14 viteve mё parё mё duket sikur dёgjoj amanetin e kёtyre dёshmorёve: „Pashtrik ti mal i thatё tё ujitem me gjakun tonё tё njomё qё tё jesh krenar”.
13 dhjetor 1998 – Cahan,
Ushtarёt po bёnin pёrgaditjet e fundit teknike dhe organizative pёr t`u futur nё Kosovё dhe pёr t`ju bashkangjitur njёsiteve të UÇK-së në frontet e luftës në gjithë territorin e Kosovёs. 147 luftёtarё trima tё UÇK-sё po kontrollonin pajisjet e tyre personale dhe pajisjet tjera ushtarake shtesë që ishin të dedikuara pёr bashkёluftёtarёt e tyre. I priste njё rrugё e gjatё e mundimshme dhe me sfida tё shumëta. Moti i ftohtë dhe me acar 14 viteve mё parё i pёrngjan shumё motit tё ditёs sё sotme.
I pavdekshmi Komandant Mujë Krasniqi – Kapuqi.
……………………………………………..
.14 dhjetor 1998:
Sapo kishte kaluar mesnata dhe kolona e ushtarёve tё UÇK-sё ishte afruar territorit tё Kosovёs. Njё vijё kufitare artificiale e krijuar pёr tё ndarё njё popull me breza tё tёrё. Rruga e lirisё pёr shumё luftёtarё, shpeshherё shndёrrohej edhe nё rrugёn e vdekjes dhe tё sakrificёs, por marshimin e lirisё, vendosmёrinё e ushtarёvё tё UÇK-sё nuk mund ta ndalte as acari as forcat okupuese serbe tё cilёt kishin vendosur njё pritё tradhtare.
Ata kishin planifikuar mirё pritёn por luftёtarёt e UÇK-sё me gjithё se të lodhur nga rruga e mundimshme pesha e rёndё mbi supet e tyre dhe acari nuk e kishin ndёrmend tё dorёzoheshin. Edhe pse tё zёnё nё befasi ushtarёt trima shumё shpejt konsoliduan radhёt e tyre dhe zjarrit i`u pёrgjigjen me zjarr. Filloi Beteja dhe zjarri i pushkёve tё lirisё ushtonte nё tё gjitha anёt. Beteja qё filloi pak pas mesnatёs dhe qё zgjati deri nё orёt e mёngjesit.
U luftua nga njё distancё fare e afёrt,dhёmbё mё dhёmbё. Pashtriku u la me gjak, u la me gjakun e Lirisё. 36 luftёtarё u flijuan duke luftuar me gjithё forcёn deri nё frymёn e tyre tё fundit. 36 luftёtarё u shёndrruan nё 36 pishtarё tё pashuar tё Lirisё. Lufta dhe sakrifica e tyre na bёn tё ndihemi krenar qё jemi shqiptar. Njё komb me virtyte tё jashtёzakonshme me heronj tё jashtёzakonshёm.
Prandaj sot,14 dhjetori 1998 nuk duhet harruar asnjёherё por t`i pёrcillet brezave tё ardhshёm si njё porosi si njё amanet si njё dёshmi sa e vlefshme ёshtё Liria. Ne asnjёherё mё shumё se sot duhet tё ndihemi krenar qё patёm kёta heronj nё mesin tonё.
Ata gdhendёn emrat e tyre me shkronja tё arta nё historinё tonё mё tё re. Nё zemrat tona kujtimi ynё do tё jetё çdoherё i gjallё. Teksa me emocione pёrshkruaj dhe kujtoj kёto momente tё 14 viteve mё parё mё duket sikur dёgjoj amanetin e kёtyre dёshmorёve: „Pashtrik ti mal i thatё tё ujitem me gjakun tonё tё njomё qё tё jesh krenar”.
==================================
Pashtrik 13. 12. 1998, (xhirime autentike)
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
(Ilustrimet janë të pashtriku.org)