Prishtinë, 27 korrik 2018:
Baca Adem,
Tani që ike, kuptova se të gjithëve u paske shërbyer si inspirim e si model sjelljeje, megjithëse shumë pak prej tyre të ngjasojnë sadopak me virtyte, vlera, bindje e sjellje.
E unë që s’jam si ata, në shenjë përshëndetjeje për ty me rastin e ikjes tënde në botën tjetër, vetëm mund të të kërkoj falje e mirëkuptim që nuk të kam model të cilin unë e ndjekë, jo se unë nuk do të doja, por sepse ti je i pandjekshëm për njerëzit e rëndomtë e egoistë si unë.
Do të doja që të kisha këmbëngulësinë tënde për të kundërshtuar e refuzuar padrejtësitë dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut e për të drejtat kombëtare, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha forcën tënde morale për të sakrifikuar gjithçka nga vetja për të mirën e përgjithshme, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha lakoninë e sinqeritetin tënd për t’i thënë gjërat qartë e çiltër, por ja që nuk i kam.
Do të doja që të kisha shpirtmadhësinë tënde për të mos urryer e për t’i falur edhe ata që të shkatërrojnë jetën, por ja që nuk e kam.
Megjithatë, një gjë mendoj se mund ta bëj. Ta luftoj tendencën e të tjerëve që dëshirojnë të të shndërrojnë në mit. Duke të të bërë mit, duan ta shfajësojnë veten pse nuk janë sadopak si ti dhe duan t’i largojnë gjeneratat e ardhshme nga modeli yt. Sepse miti është mit, është i ekzagjeruar, është mbinjerëzor, është i paarritshëm. Prandaj, ti na duhesh, ne e të ardhmëve, si njeri për ta ndjekur si model, jo si mit i paarritshëm.
E fatbardhësisht për ne, ti ishe njeri, sigurisht i rrallë, patjetër madhështor!
Mirupafshim në “botën kuantike” njeri i mirë!
Postime të Lidhura
AYELET SHAKED: ‘NËNAT E TË GJITHË PALESTINEZËVE DUHET TË VRITEN’!
Press-TV, 18. 07. 2014 – Një politikane dhe anëtare e njohur e parlamentit izraelit i ka quajtur palestinezët…
SADRI RAMABAJA: BEN BLUSHI DHE SINDROMI I PËRRALLTARËVE NË POLITIKË
Prishtinë, 28. 01. 2015: Në Sheshin “Skenderbeu”, në atë “NënëTereza” e tutje… dje, është shkruar një faqe e…
AVDI IBRAHIMI: POPULLI SHQIPTARË KURRË NUK JA KA FALUR GJAKUN TRADHTISË!
Prizren, 2. 9. 2016: Ka kaluar një shekull që regjimet serbe, pavarësisht se me çfarë kamuflimesh ideologjike janë…
SARS-CoV-2: EMA PARALAJMËRON PËR KOMPLIKIME TË TJERA TË RRALLA TË VAKSINIMIT
SARS-CoV-2: EMA PARALAJMËRON PËR KOMPLIKIME TË TJERA TË RRALLA TË VAKSINIMIT Amsterdam, 14.03.2022 – Raste të rralla të…