DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): NGJASHMËRIA E HASHIMIT ME BERISHËN ËSHTË SI NJË DYFISHIM I SË NJEJTËS FYTYRË

Tiranë, 19. 02. 2016: “Trimi” Hashim Thaçi, trimëri të cilën e ka pranuar edhe vetë në intervistën dhënë një radioje të huaj, (që nuk ka guxuar kurrë të shkonte në frontet e luftimeve gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e saj), u bë trim e doli në Konferencë Shtypi, në 17 shkurt 2016, i mbrojtur nga 1500 policë, 30 minuta pasi qenë larguar 100 mijë protesituesit nga Sheshi “Skënderbej” i Prishtinës, të cilët thërrisnin: ”Poshtë Hashim Thaçi”, duke deklaruar ngjashëm si 5 vjet më parë Sali Berisha, në 21 janar 2011, duke thënë: ”Ata (demonstruesit) na kishin dërguar fjalë, na pritni sot në Qeveri. Ne i pritëm sot në Qeveri, 20 metra në largësi nga ata. Mirëpo ata nuk erdhën sepse kishim një përgjigje për ta, por u larguan si qyqarë”.
Kjo deklaratë e tij, e dhënë me zë dhe figurë, nuk ka nevojë për koment. Atë e kuptojnë edhe fëmijët e kopshteve, se po të kishin guxuar protestuesit e paarmatosur popull të preknin sadopak rrethojat e kryeministrisë do ta kishin pësuar ngjashëm si demonstruesit e Tiranës para 5 vetëve, kur ata guxuan dhe prekën rrethojat e kryeministrisë ku ndodhej Sali Berisha.
Thuaj po deshe se ngjashmëria e këtyre dy ish-kryeministrave shqiptarë nuk është identike, si me qenë vëllezër siamezë.

Duke qenë vëllezër siamezë, Hashimi ka për ta imituar Sali Berishën edhe në zgjedhjen e tij si President i Kosovës, ngjashëm sikundër bëri Sali Berisha në vitin 1997, në kushtet e shpalljes së shtetrrethimit.
Edhe Prishtina sot është vënë nga Qeveria Mustafa-Thaçi në shtetrrethim nga policia e Kosovës, ngjashëm si Shqipëria kur Sali Berisha atëherë që kërkonte përjetësim të qenit president i Shqipërisë. Këtë gjë e kërkon sot edhe Hashim Thaçi, për të qenë përjetësisht kryetar i Kosovës.
Sali Berisha, me t’u zgjedhur President i Shqipërisë në ato kushte, sikundër kërkon të zgjidhet Hashim Thaçi sot në Kosovë, kuptohet që edhe dëshira e këtij të fundit është që ta çoi Kosovën në luftë civile, sikundër u përpoq me të gjitha mënyrat atëherë Sali Berisha.
Rrethanat politike, për një gjë të tillë, sot në Kosovë janë të njëjtat si atëherë në Shqipëri.
Këta të dy ngjajnë në gjithçka, ndaj dhe veprojnë njësoj.
Ngjashmëria e tyre është identike:
të dy janë të etur për lavdi;
të dy krihen njësoj;
të dy ta ruajnë inatin konstant gjat gjithë jetës (tipar i epileptikëve);
të dy janë të etur për pasuri;
të dy janë agresivë;
të dy janë hakmarrës;
të dy janë mosmirënjohës;
të dy janë manipulatorë;
të dy janë hipokritë;
të dy kanë të njëjtin fjalor dhe kërcënojnë me vdekje kundërshtarët e tyre politikë;
si rrjedhojë, të dy janë gati t’i vënë zjarrin vendit të tyre për të qenë sa më gjatë në pushtet;
të dy janë të pabesë ndaj shokëve;
të dy janë servilë ndaj të huajve;
të dy janë mashtrues;
të dy janë të aftë t’i korruptojnë deputetët e partisë së tyre që t’u binden si me qenë gurrë shahu;
të dy hedhin gurin dhe fshehin dorën;
të dy janë trima pas beteje;
të dy janë manipulatorë.
Mos u habisni nëse nesër do të skuqen me gjak shqiptari rrugët e Prishtinës nga policia e Isë-Hashimit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura