KËNGA LABE RRON ME NE

Dr. Albert HABAZAJ

KËNGA LABE RRON ME NE

Kënduar nga grupi i grave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”

teksti: Albert Habazaj

marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj

kthyese: Shpresa Kapo Çelaj

hedhëse: Hava Çelaj Muçaj

bëjnë eee, mbushin këngën:

Lavdie Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj Shkurtaj,

Bejushe Gaçaj Veraj, Liljana Rrapi Kapaj,

Fatmira Hodo Skëndaj, Meme Ribaj Habazaj,

Evgjeni Habili Seferaj, Flutura Nanaj

*

Që kur lindi lab i parë

(Nuk dihet se kur ka lindur),

Në hall të tij – faqebardhë

Me këngë labe është rritur.

*

Që kur lindi lab i parë

Në krahë të tij labëresha,

Kënga u rrodhi ujëvarë

Gurrë shpirti, siç e desha.

*

Në këngë u ndritën gëzimet

Me çfarë kishin në vatër,

Me këng’ labe qanë hidhërimet

Edhe me malet u matën.

*

Kënga si qiri në vatër

Kënga në shpirt si floriri,

Pika e ujit të pastër

Qumështi i bardhë i gjirit.

*

Kënga që më mësoi gjyshja

Më ngjan si shqiponjë mbi male,

Nëna, baba, … dallëndyshja

Më rritën me këngë labe.

*

Sa herë më dukej si buka

Me këngë zjarrin e ndeza,

Si flori në shpirt e futa

Kënga labe rron në breza.

*

Ku ka rrjedhur, do pikojë [ref.]

Kënga mjaltë,

Kënga labe  – gojë më gojë

Merr uratë

E jetë të gjatë!

———-

https://www.youtube.com/watch?v=vIJNGLqAC3c

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura