KIMETE BERISHA: HAJREDIN KUҪI ‘KA VDEKUR’ NË ҪASTIN KUR E KAM KUPTUAR KONTRIBUTIN E TIJ DHE FAMILJARËVE TË TIJ DHËNË REGJIMIT SERB!

Pashtriku.org, 06. 04. 2013 – Hajredin Kuçi si personazh i shkrimeve të mia “ka vdekur” në çastin kur e kam kuptuar kontributin e tij dhe familjarëve të tij dhënë regjimit serb. Për mua Hajredin Kuçi nuk mjafton t’u kërkojë falje familjarëve të viktimave të mixhës së tij Metë Kuçit, i cili të burgosurve shqiptarë, atdhetarëve më të mëdhenj të kombit, ua ka thyer dhëmbët, ua ka nxjerrë dhëmbët me dara, një nga një. Kur të burgosurit shqiptarë, intelektualë të mëdhenj të kombit, kanë dalë të gjallë nga burgu, nuk i kanë njohur as nënat e tyre, sepse kjo bishë antikombëtare i ka bërë viktima si në Biafër. Pyeteni Adem Demaçin, ai e di. S’di pse nuk po tregon! Meqenëse viktimat e familjarëve të Hajredin Kuçit kanë vdekur, tani Hajredini po e shfrytëzon pozitën që e ka, si Ministër i Drejtësisë, po dëshiron “t’i mbysë” edhe ata që i përmendin viktimat e Metë Kuçit.
Me këtë shkrim u mata t’i drejtohem kryeministrit të Kosovës, me shpresë se del ndonjë adhurues i tij, më spiunon, e kopjon këtë shkrimin tim dhe ia dërgon atij së paku përmbajtjen e tekstit. M’u kujtuan dy kolegë të mi gazetarë që i janë drejtuar kryeministrit me shkrime, ku e kanë përdorur titullin “Hashim lidhe qenin”, për dy personazhe të tjera të afërta me kryeministrin, të cilët shfaqeshin agresivë dhe arrogant ndaj gazetarëve.

Hajredin Spiuni!

Nuk e huazova këtë titull të kolegëve të mi gazetarë, jo që është shumë prozaik, shumë familjarë dhe emocional për shijen time, por sepse thjeshtë “armikun” tim nuk dua ta krahasoj me asnjë “qen” që ekziston në këtë botë. Se, qeni nuk ka emër. E mbi të gjitha faktet, sepse simbolika e sheh qenin në mbretërinë e metafizikës, dhe kjo jo vetëm për shkak të virtyteve që i atribuohen, siç përmenden: besnikëria, mbrojtja, dëgjueshmëria, por për shkak se qeni sheh “të padukshëm”.
Platoni njëherë tha se “qeni e ka shpirtin e filozofit”. Anipse në Iran është e ndaluar të posedosh qen, keni dëgjuar që qeni konsiderohet edhe simbol i vdekjes. Mësimet paranormale thonë se “Kur jeni i pikëlluar, kur mërziteni për dashurinë e humbur, për njeriun e dashur që ka vdekur, kur pikëlloheni shumë, nëse afrohet pranë jush një qen dhe ju shikon në sy, dijeni që ai ju ngushëllon, dhe e heton praninë e shpirtit të mirë pranë jush”.
Në fund të vitit 2011, në gazetën Infopress, e kam botuar shkrimin që i kushtohej Hajredin Kuçit, me titull “Profesor Ballhtazar”. Pas këtij shkrimi, në adresën time elektronike dhe në do adresa tjera, përfshi adresën e shtëpisë më kanë arritur disa letra të shkruara keq dhe me porosi të shëmtuar. Hajredin Kuçin po e spiunojnë të afërmit e tij të partisë. Posedoj fakte të mjaftueshme që dëshmojnë se ky njeri ka intervenuar fuqishëm në disa gazeta, portale dhe revista, përfshirë ato online dhe i ka “këshilluar” përfaqësuesit e këtyre gazetave që të mos botojnë shkrimet e mia.
Njerëz të partisë së e tij e konsiderojnë “antitrup”, prandaj e spiunojnë. Më ka dhënë edhe fakte, që Hajredin Kuçi në fund të vitit 2011 ka dhënë urdhër që në rrjetin e internetit qeveritar, të mos kenë qasje në gazeta të caktuara online. Në Partinë Demokratike të Kosovës edhe unë kam familjarë, miq dhe kolegë që më kanë treguar (me fakte) për “shqetësimet” dhe për “urrejtjen” e sëmurë të Hajredin Kuçit.
Hajredin Kuçi si personazh i shkrimeve të mia “ka vdekur” në çastin kur e kam kuptuar kontributin e tij dhe familjarëve të tij dhënë regjimit serb. Për mua Hajredin Kuçi nuk mjafton t’u kërkojë falje familjarëve të viktimave të mixhës së tij Metë Kuçit, i cili të burgosurve shqiptarë, atdhetarëve më të mëdhenj të kombit, ua ka thyer dhëmbët, ua ka nxjerrë dhëmbët me dara, një nga një. Kur të burgosurit shqiptarë, intelektualë të mëdhenj të kombit, kanë dalë të gjallë nga burgu, nuk i kanë njohur as nënat e tyre, sepse kjo bishë antikombëtare i ka bërë viktima si në Biafër. Pyeteni Adem Demaçin, ai e di. S’di pse nuk po tregon! Meqenëse viktimat e familjarëve të Hajredin Kuçit kanë vdekur, tani Hajredini po e shfrytëzon pozitën që e ka, si Ministër i Drejtësisë, po dëshiron “t’i mbysë” edhe ata që i përmendin viktimat e Metë Kuçit.
Hajredin Kuçi po pyet për mua. Nuk ka talent, nuk ka imagjinatë, nuk është kreativ, prandaj gjithmonë po i pyet njerëzit e gabueshëm. Sepse, unë gjithmonë po e marr vesh kureshtjen e tij. Hajredin Kuçi po ndikon, po e korrupton edhe gjyqësinë dhe drejtësinë e Kosovës, për të realizuar hakmarrjen e tij. Hajredin Kuçi është shumë i thjeshtë që të dijë “ku më dhemb mua”, për ta shkelur pastaj i frustruar “plagën” time. Ai kurrë nuk mund ta gjej se çfarë më shkatërron mua, sepse ai as nuk e di botëkuptimin tim për shkatërrimin, dhe nuk e di a e konsideroj unë veten të shkatërruar, si dhe a ka mbetur apo jo ndonjë gjë pa u shkatërruar në jetën time!
Hajredin Kuçi, përveç nga disa gazeta të tij, ka shprehur ambicien që të më “largojë” edhe nga puna! Po. Njëmend, vdes njeriu nga pikëllimi kur e largojnë nga puna! Sidomos, çiftja ime, që s’kam burrë, as djalë, askënd që më shpëton të vdes nga uria. Hajredin Kuçi duke ma “dëshiruar vdekjen” e këtillë, po kujton që unë dua të jetojë! Vetëm dy vdekje janë të pastra për mua: vdekja nga dashuria, dhe vdekja nga uria.
Por, për t’i bërë këto krime, së pari duhet ta marrë lejen nga kryeministri, sepse as hakmarrjen personale nuk është i Zoti ta realizojë vetë, pa ndihmën e kryeministrit. P.S.: Anëtarët e Komisionit parlamentar për media kanë kërkuar dëgjim publik dhe harmonizim me Kodin e procedurës penale për të përkrahur Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë. Ata do ta përkrahin këtë projektligj vetëm nëse ai rregullon diçka që nuk është e rregulluar deri më tani me ligj.
Zëvendësi i kryeministrit dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, konsideron se gazetarët janë të mbrojtur shumë dhe juridikisht nuk mund të forcohen më shumë se sa aktualisht. Çka do me thënë kjo “shumë”? Sa peshon ky cilësori “shumë” i Hajredinit për gazetarët? Nëse gazetarët janë të mbrojtur “shumë”, do të thotë paska edhe më shumë mundësi për t’u mbrojtur, shumë e më shumë! E kundërta e “shumë” të mbrojtur për gazetarët, nuk është “pak” të mbrojtur. Varet tash me çfarë po e peshon Profesor Balhtazari.
Hajredin Kuçi në intervistën e tij të sotme të botuar në një të përditshme, ka vendosur masën e mbrojtjes së gazetarëve duke e cilësuar atë si “shumë” . Gazetarët duhet të jenë të mbrojtur, as pak, as shumë, thjesht duhet të jenë të mbrojtur. Se, kur thotë Hajredini “shumë” do të thotë për shijen dhe dijen e tij janë “tepër” të mbrojtur gazetarët. Hajredin Kuçi nuk ka dëgjuar për njerëz që nuk mërziten fare që dikush mund t’i “mbysë”. Si për Shën Bernardin, të cilit derisa ia piqnin njërën anë të trupit në turrë drurësh, me qetësi u kërkonte xhelatëve që ta kthejnë në anën tjetër dhe ta djegin tamam. “Kthemëni në anën tjetër, se kjo anë tashmë u pjek”
Ligji nuk i mbron gazetarët. Sepse, Ligji është në dorë të hakmarrësit pa zë, Hajredin Kuçit. E vetmja gjë që i ndihmon tani për tani gazetarët është fakti se Hajredini është frikacak, dhe nuk lufton si “burrat”, por e shfrytëzon aparatin shtetëror dhe pozitën e tij të punës, fuqinë që ja jep kryeministri për të plotësuar të gjitha qejfet, ama të gjitha qejfet ia plotëson shteti. Asgjë nuk ka arritur vet, pa ndihmën e politikës.
Dhe, për të ngucur e kërcënuar femrat beqaresha. Ultë. Nuk e paramendoj duke “qit pushkë”! Më duket shumë “femëror”. S’di pse. E kisha treguar një fakt “të gjallë” për të, që më (29 Mars 2013) ma ka siguruar një studente e tij, por po e lë për më vonë kur të bëhet puna që me të të takohemi ndryshe….!
Luftën e fiton gjithmonë ai që nuk ka çfarë të humbas. Hajredini ka shumë për të humbur. Shko tash tregoi kryeministrit. Dhe, qaj si e ke zanat. Kryeministri nuk është Dielli yt. Një ditë do të ta bëj si Diogjeni kur i tha Aleksandrit: Hiqmu prej Diellit. E Aleksandri nga inati e pushtoi një vend dhe e pagëzoi për nder të qenit të tij të vdekur Peritas. Unë s’të them dot “hiqmu qafe”. Bëj krejt çfarë mundesh, të them. Sepse, është metaforë e madhe principi i Talmudit “sy për sy, dhëmbë për dhëmbë”, që ministri i Drejtësisë së korruptuar të Kosovës e praktikon!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura