Prishtinë, 21. 06. 2014 – Presidentja Jahjaga e autorizoi Gjykatën Kushtetuese të Enver Hasanit që ta ‘mandatojë’ qeverinë e re, meqenëse Presidentja ende nuk i ka të qarta kompetencat e saj, të shkruara shqip në Kushtetutë. Fatlume siç është, Presidenten me automatizëm e përkrahu Ambasadorja Amerikane që ta largojë nga vetja përgjegjësinë, e t’ia lë fajin mëkatarit Enver Hasani. Po Enver Hasani nuk është në gjendje ta gjykojë objektivisht këtë situatë, meqenëse është në pyetje ‘armiku’ i tij Ramush Haradinaj, normal që aty vijnë në shprehje emocionet, e s’mund të ketë vendim të drejtë.
Pra, Enver Hasani ka konflikt interesi kur bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, të cilin e ka apostrofuar gjatë përpilimit të disa mesazheve përdhunuese, sadiste dhe perverse, dedikuar profesor Shemsi Reçicës, i cili më 25.12.2008 këtë ditë të kobshme për të guxoi dhe e botoi një shkrim kundër Enver Hasanit me titull “Rraskapitja e Universitetit Publik’.
Enver Hasani: “‘Shemsi lopa, si je me disponim… Qi nuk merr vesh, thuej Ramush Haradinit e na pushit at senin dyve përnjëherë që mos me u lodh ti…”
* * *
Enveri, i nervozuar që Reçica e përdori cilësorin “i rraskapitur” për UP-në që e sundonte vet, ndërmori një ofenzivë të fuqishme telefonike dhe e sulmoi Shemsiun me dhjetëra SMS, duke ia lejuar vetes që të përdor e keqpërdor edhe emrin e Ramush Haradinajt, tash i nominuar për Kryeministër nga blloku opozitar.
‘Shemsi lopa, si je me disponim…Kallxoj babës si mut i madh që je kur don me doktorrue. Nashta po ma kupton GUHEN shqipe se nuk po muj me fol gjith si intelektualët e qiftit tan (gati kesh kah tham me të q…ty, po nuk jam si ti peder se ma kishe dasht me te q…Qi nuk merr vesh, thuej Ramush Haradinit e na pushit at senin dyve përnjëherë që mos me u lodh ti. Qi nuk don Ramushi, i thojna Blerim Shals me na nimue”.
Me t’i marrë këto SMS, profesori Shemsi Reçica i lemeritur e lajmëron rastin në polici, ngre padi private ndaj Enverit, po Enveri ishte mësuar me padi. Gjykata komunale e Prishtinës kish vendosur kundër tij në rastin “Paca”, ndërsa Gjykata e Qarkut kish vendosur kundër tij në “rastin Aliu”. Enver Hasani ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Pasi që e kupton se Reçica ka ngre padi private kundër tij (5 Mars 2009), Enveri tërbohet në ekstrem, dhe ndërmerr sms-ofensivën përfundimtare kundër tij.
– Shemsi Reçica –
Edhe në ofensivën e dytë Enver Hasani asnjëherë nuk e heq jashtëqitjen nga goja!
I shkruan:
“Lopë, a paske ba padi a? Qyqan i mutit je. I tille kije me qene tan jeten. Ama kije me hup gjyqin e masandej kije me vazhdu me pushit k… tem, te Ramushit dhe te Blerim Shales. Kije me marr vesh sa i fort asht Baba ne kete shoqni. Kam me ti pi dhambet. Ti nuk ke pas kundershtar ma te fort. Je mesue me pishpirika more mut, kam me ta q* nanen more mut. I vogel je ti per Baben. Ne anderr ke me me pa po ta jap besen more injorant muti” .
***
P.S. Enver Hasani e ka Gjykatën Kushtetuese si OJQ të veten, dhe Ramushit do t’i tregojë edhe njëherë se kush është ‘baba’ në këtë vend!