KIMETE BERISHA: QE, NË DORË TË KUJT KA RA RAMUSH HARADINAJ!

Prishtinë, 21. 06. 2014 – Presidentja Jahjaga e autorizoi Gjykatën Kushtetuese të Enver Hasanit që ta ‘mandatojë’ qeverinë e re, meqenëse Presidentja ende nuk i ka të qarta kompetencat e saj, të shkruara shqip në Kushtetutë. Fatlume siç është, Presidenten me automatizëm e përkrahu Ambasadorja Amerikane që ta largojë nga vetja përgjegjësinë, e t’ia lë fajin mëkatarit Enver Hasani. Po Enver Hasani nuk është në gjendje ta gjykojë objektivisht këtë situatë, meqenëse është në pyetje ‘armiku’ i tij Ramush Haradinaj, normal që aty vijnë në shprehje emocionet, e s’mund të ketë vendim të drejtë.
Pra, Enver Hasani ka konflikt interesi kur bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, të cilin e ka apostrofuar gjatë përpilimit të disa mesazheve përdhunuese, sadiste dhe perverse, dedikuar profesor Shemsi Reçicës, i cili më 25.12.2008 këtë ditë të kobshme për të guxoi dhe e botoi një shkrim kundër Enver Hasanit me titull “Rraskapitja e Universitetit Publik’.

Enver Hasani: “‘Shemsi lopa, si je me disponim… Qi nuk merr vesh, thuej Ramush Haradinit e na pushit at senin dyve përnjëherë që mos me u lodh ti…”

*   *   * 

Enveri, i nervozuar që Reçica e përdori cilësorin “i rraskapitur” për UP-në që e sundonte vet, ndërmori një ofenzivë të fuqishme telefonike dhe e sulmoi Shemsiun me dhjetëra SMS, duke ia lejuar vetes që të përdor e keqpërdor edhe emrin e Ramush Haradinajt, tash i nominuar për Kryeministër nga blloku opozitar.
‘Shemsi lopa, si je me disponim…Kallxoj babës si mut i madh që je kur don me doktorrue. Nashta po ma kupton GUHEN shqipe se nuk po muj me fol gjith si intelektualët e qiftit tan (gati kesh kah tham me të q…ty, po nuk jam si ti peder se ma kishe dasht me te q…Qi nuk merr vesh, thuej Ramush Haradinit e na pushit at senin dyve përnjëherë që mos me u lodh ti. Qi nuk don Ramushi, i thojna Blerim Shals me na nimue”.
Me t’i marrë këto SMS, profesori Shemsi Reçica i lemeritur e lajmëron rastin në polici, ngre padi private ndaj Enverit, po Enveri ishte mësuar me padi. Gjykata komunale e Prishtinës kish vendosur kundër tij në rastin “Paca”, ndërsa Gjykata e Qarkut kish vendosur kundër tij në “rastin Aliu”. Enver Hasani ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Pasi që e kupton se Reçica ka ngre padi private kundër tij (5 Mars 2009), Enveri tërbohet në ekstrem, dhe ndërmerr sms-ofensivën përfundimtare kundër tij.

– Shemsi Reçica –

Edhe në ofensivën e dytë Enver Hasani asnjëherë nuk e heq jashtëqitjen nga goja!
I shkruan:
“Lopë, a paske ba padi a? Qyqan i mutit je. I tille kije me qene tan jeten. Ama kije me hup gjyqin e masandej kije me vazhdu me pushit k… tem, te Ramushit dhe te Blerim Shales. Kije me marr vesh sa i fort asht Baba ne kete shoqni. Kam me ti pi dhambet. Ti nuk ke pas kundershtar ma te fort. Je mesue me pishpirika more mut, kam me ta q* nanen more mut. I vogel je ti per Baben. Ne anderr ke me me pa po ta jap besen more injorant muti” .

***
P.S. Enver Hasani e ka Gjykatën Kushtetuese si OJQ të veten, dhe Ramushit do t’i tregojë edhe njëherë se kush është ‘baba’ në këtë vend!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SAMI BABA!

SAMI BABA! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021 Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon…