Prishtinë, 25 korrik 2020: Një ditë pasi përfundoi procesi maratonik i intervistimit të Presidentit Thaçi në Zyren e Prokurorit të Specializuar, deputetja e Parlamentit Evropian e që në të njëjtën kohë është raportuese për Kosovën vizitoi Dhomat e Specializuara në Hagë e që nxiti shumë reagime në Kosovë, të personaliteteve dhe subjekteve politike por edhe të atyre jopolitike. Reagimi ishte se deputetja Von Cramon ka ushtruar ndikim me vet praninë e saj sikur që e ka dëmtuar procesin kundër të apostrofuarve të një propozimaktakuze të pakonfirmuar nga gjykatësi i procedures paraprake e që nuk ishte vepruar më parë, në raste të ngjashme. Raportuesja Von Cramon në përgjigje të saj ka thënë se vizita ka qenë e planifikuar më parë por shkaku i pandemisë ishte anuluar duke e injoruar fsktin se edhe tani jemi në regjimin e pandemisë dhe se kjo vizitë lehtësisht ka mundur të bëhet në ndonjë kohë tjetër. Kështu, të vizitosh Gjykatën Speciale vetëm një ditë pas intervistimit të Presidentit Thaçi ndaj të cilit Raportuesja Von Cramon asnjëherë nuk ka shfaqur ndonjë vlerësim pozitiv, me të drejtë nxitë dyshime për interferim politik. Arsyetimi se kjo Gjykatë është e pandikueshme dhe profesionale është joprofesional dhe joserioz për faktin se një numër i gjykatëseve, prokurorëve , hetuesve dhe të tjerëve kanë qenë pjesë e Tribunalit të Hagës që e kanë hetuar edhe rastin që ishte përfshirë në raportin politik të senatorit të Kaligules, Dik Martit për Shtëpinë e Verdhë të Kartuçëve në Burrel e cila paska shërbyer si Klinikë për heqje dhe trafikim të organeve, por se në mungesë të dokumentimit të provave, rasti ishte mbyllur. Po këta gjykatës, prokurorë dhe hetues ishin pjesë e Gjykatave të UNMIK-ut dhe EULEX-it që kishin përgjegjësi dhe monopol për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe, po ta kishin bërë punën në mënyrë profesionale, të drejtë dhe të pandikuar politikisht dhe të mos korruptoheshin, këtë e kanë deklaruar vet ndërkombëtarët pas përfundimit të mandatit, nuk do të kishte fare nevojë të formoheshin as Zyrat e Specializuara e as Dhomat e Specialuzuara. Së paku mund të llogaritet qesharake deklarata e Deputetes Von Cramon se vizita qenka bërë për të mësuar më shumë se si funksionon sistemi i Drejtësisë në Kosovë pjesë e së cilës qenka Gjykata Speciale, paradoksalisht e quan, e Kosovës. Po ta kishte vizituar Raportueja Von Cramon Gjykaten Themelore në Pejë apo Mitrovicë, Gjykaten e Apelit dhe atë Supreme në Prishtinë, mund edhe t’i besonim. Kështu, vizita drejt e në Gjykaten Speciale menjëherë pas përfundimit të intervistimit të presidentit Thaçi e tregon ndërhyrjen flagrante të Deputetes Von Cramon qoftë edhe nëse vetëm ka kërkuar informata. Është non sense të deklarosh se nuk ka qenë e informuar se kush do të intervistohet. Gjykatat ndërkombëtare në Kosovë kanë qenë lehtësisht të manipulueshme dhe shumë të korruptuara. E kanë shitur pafajësinë edhe në raste kur kanë pasur prova eklatante për fajësinë sikur që kanë montuar procese kryesisht me porosi dhe për qëllime politike. Rasti i Oliver Ivanoviqit është rast tipik i ndërhyrjes ndërkombëtare, në bashkëveprim me autoritetet e Serbisë sikur edhe rasti Trajkoviq, i dënuar për krime lufte në Gjilan nga një trup gjykues i përzier e që pastaj ishte liruar nga ndërkombëtarët.
Për ta bërë sa më bindës raportin e Dik Martit, Serbia kishte angazhuar në Kosovë një numër të agjentëve të BIA-së , në mesin e të cilëve kishte edhe policë të Policisë së Kosovës që për para të majme, deri në 300.000 euro rekrutonin dëshmitarë të cilëve kinse u ishin hequr organet. Policia dhe hetuesit kosovarë, pas një hetimi të gjatë i kishin arrestuar dhe pas kërcënimit të Serbisë dhe pa dyshim edhe të ndërkombëtarëve, ishin liruar. Paramendoni reagimin e ndërkombëtarëve nëse ndonjë politikan i Kosovës, qoftë edhe deputetë, do ta vizitonte Prokurorinë e Shtetit apo Gjykatën përkatëse, pas intervenimit të një serbi të dyshuar për krime lufte?! Marko Gjuriq ishte liruar nën presion dhe kërcënim të Serbisë dhe ndërkombëtarëve ndonëse çdoherë kur ka ardhur në Kosovë, e ka shkelur ligjin. Dhe shumë raste të tjera. Po të ishte Gjykata Speciale pjesë e Sistemit të Drejtësisë së Kosovës pse atëherë Kuvendi i Kosovës nuk do të kishte të drejtë ta zhbënte atë Gjykatë? Gjykata Speciale është votuar nën kushte presioni, kërcënimi dhe terrorizimi psikologjik sikur që edhe përpjekja për zhbërjen e saj ishte nën kërcënim dhe dhunim i vullnetit të deputetëve të Kosovës, pikërisht nga ndërkombëtarët që zbatimin e standardeve të dyfishta në Kosovë e kanë shndërruar në rregull apo ligj të të fortit. KMDLNj nuk kërkon shkarkimin e deputetes Viola Von Cramon sepse nuk është në përgjegjësi të Kosovës por e Parlamentit Evropian por kërkon nga kjo deputete të mos ndërhyjë në punën e Gjykatës Speciale dhe as në proceset pokitike në Kosovë duke u paraqitur shumë e anshme. Formimin e Gjykatës Speciale, si për kah forma e sidomos që nuk siguronë drejtësi për të gjitha viktimat dhe përgjegjësi për ata që planifikuan, urdhëruan, nuk e penguan dhe kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pa bërë dallime në baza etnike, fetare, gjinore, moshore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri, e konsideron si shembull i keq i ndarjes së drejtësisë, dhunim të të drejtave të viktimave dhe amnisti për kriminelët. Deputetja Von Cramon duhet të angazhohet të sigurohet drejtësi për të gjitha viktimat e që në rastin konkret nuk e bënë pasi rreshtohet dhe mbronë një Gjykatë që ndanë drejtësi selektive sipas parimit të përkatësisë etnike. Adresimi për përgjegjësi për krime lufte e sidomos për sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat nuk duhet të jetë i motivuar dhe për qëllime politike, përjashtues por duhet të jetë gjithëpërfshirës e këtë nuk e bënë kjo Gjykatë e as që e kërkon Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon. Aspak nuk qëndron fakti se kjo Gjykatë heton, gjykon dhe eventualisht dënon individë e jo luftën e UÇK-së. Nëse për 21 vjet thuaja të gjithë udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të UÇK- janë tërhequr zvarrë nëpër gjykatoret e Tribunalit të Hagës, të UNMIK-ut EULEX-it, të Serbisë e tash edhe në Gjykatën Speciale, askysh nuk do të besojë se kjo nuk është përpjekje për rishkrim të historisë përmes shfajësimit të Serbisë dhe gjykimit të një lufte çlirimtare, të një sakrifice të përgjithshme dhe të një peridhe më shumë se 100 vjeçare.
Gjykatat ndërkombëtare dhe ato hibride për krime lufte thuaja në të gjitha rastet fillimisht janë marrë me nivelet e ulëta dhe të mesme të përgjegjësisë për të përfunduar me nivelet e larta kurse me rastin e Kosovës, në Tribunalin e Hagës, janë marrë me nivele të larta si ish-kryeministri Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Ndërkaq që Gjykata Speciale, gjithashtu në Hagë, pa respektuar fare proceduren e konfirmimit të aktakuzës e që si shkelje e kanë konsideruar thuaja të gjithë njohësit e kësaj lëmie, vendore dhe ndërkombëtare godet pikërisht majat e politikes në Kosovë.
Ec dhe mos dysho aq më parë kur pritej finalizimi i Marrëvedlshjes me Serbinë. Plus, hetuesja Viola Von Cramon e viziton Zyren e Prokurorit të Specializuar për t’u sigurar se mos prokurorët kanë harruar diçka gjatë këtij intervistimi.
Shërbimi për Informim I KMDLNJ-së, Prishtinë, 24.7.2020
***
KMDLNj: ÇKA DO TË BËHEJ NËSE KRYEMINISTRI HOTI DO TË FLISTE KINEZISHT?
Prishtinë, 24 korrik 2020: Në takimin e fundit në Bruksel e që organizua nga Borrel dhe Lajçak, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e paska përdorur një fjalë në gjuhen serbe; razumem, në shqip; kuptoj për të filluar pastaj gozhdimi i tij në kryqin ku patriotët e çiftelisë dhe baterisë i vendosin të gjithë ata që dalin jashtë kritereve që vet i projektojnë se si duhet të jetë një patriot. Për KMDLNj- në nuk është fort me rëndësi forma e paraqitjes në këto bisedime sa përmbajtja dhe vendosmëria e mbrojtjes së interesit shtetërorë dhe qytetarë. Në këtë kontekst, për aq sa janë informatat e publikuara të sakta, kryeministri Hoti nuk ka bërë asgjë që do ta rrezikonte interesin e vendit. KMDLNj-ë konsideron se takimi në Bruksel ishte i ngutshëm aq më parë që kishte zhvillime që e dobësuan pozitën negociuese të Kosovës duke e vënë në inferioritet përballë Serbisë e cila ka interes, së bashku me burokratë të BE -së ta zhagisin procesin duke e konsideruar dhe trajtuar si çështje teknike. Kryeministri Hoti duhet të konsultohet me të gjitha subjektet politike sepse këto bisedime janë interes vital për Kosovën sikur që opozita duhet të udhëhiqet nga ky interes duke kaluar nga një opozitë që kriticizmin që po e përdorë si kartë për refuzim të bashkëpunimit, duhet të shndërrohet në opozitë konstruktive. Në ekipin e kryeministrit Hoti duhet gjithmonë të jetë ministri i Drejtësisë dhe dikush nga opozita, ndryshe nuk do të ketë gjë prej këtyre bisedimeve. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe opozitarët, në vend se të merren me “razumem” të Avdullah Hotit është shumë më mirë t’i përmbahen mandatit dhe të merren me rritjen galopante të të infektuarve me COVID-19 si dhe rritjen e numrit që përfundojnë me fatalitet, me diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit me ç’rast dikush, pa pasur nevojë dhe pa asnjë rend, e bëjnë testin sa për facebook kurse ata pa përkrahje vdesin ndoshta edhe shkaku se nuk iu bëhen testet me kohë. Për këtë, këta që “razumem” të kryeministrit Hoti e kanë bërë çështje mbi të gjitha çështjet, do të duhej të kërkonin hetim nga Prokuroria e Shtetit. Aktualisht për Kosovën bisedimet nuk janë prioriteti kryesorë por është ruajtja e shëndetit mendor, fizik dhe ekonomikë të qytetarëve të Kosovës që po rrezikojnë të sigurojnë edhe mbijetesën elementare. Prandaj, bëhuni seriozë dhe meritoni, së paku një përqindje të vogël të pagave të larta që pameritueshëm e merrni.
Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së, Prishtinë 24 korrik 2020
Postime të Lidhura
DR.ARBEN HOXHA: VLIMET POLITIKE NË EVROPËN E FUNDVITEVE ’60 DHE DEMONSTRATAT NË KOSOVË (1968)
Prishtinë, 10 dhjetor 2018: (Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të Demonstratave të ‘68-s) – Bota e pas…
BEDRI ISLAMI: PËRDHOSJA E HISTORISË
(Pashtriku.org, 24. 11. 2012) – Ka disa kohë që në Shqipëri flitet me të madhe se historia duhet…
BEHXHET SHALA BAJGORA: KUSH DHE PSE PO KËRCËNON ME DESTABILIZIM TË SITUATËS, KËRKESË KJO JONORMALE, NË KUSHTE JONORMALE!
Prishtinë, 5 Maj 2020: Po re nga fiku nuk do të thotë se erdhi kijameti Kosova, si shtet…
LLAZAR VERO: ‘IKU DJALI, QË NA BËRI DRITË…’
Filadelfia-SHBA, 03. 11. 2015: (Mbrëmje përkujtimore, në nderim të Aristidh Kolës) – Para pak ditëve, në sallën e…