PLANDEMIA EVENTI 201 “COVID-19” DHE PLANDEMIA – INFEKTIMI KATASTRIFIK “SEERS 2025” (VIDEO DËSHMI)

Te zgjimi është shpëtimi 🤝

PLANDEMIA EVENTI 201 “COVID-19” DHE PLANDEMIA – INFEKTIMI KATASTRIFIK “SEERS 2025” (VIDEO DËSHMI)

Nga Sheradin Berisha. Facebook 02.012.023 – Pashtriku 21.01.2023

“Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht. Kur ndodh diçka, duhet të jeni të sigurt që ishte planifikuar në atë mënyrë”. Presidenti i 32-të i SHBA-ve, Franklin D.Roosvelt (1882-1945)

***

Më 17 nëntor 2019, në qytetin Wuhan të Kinës u zbulua për herë të parë një virus me emrin Korona!

A do ta besonim sikur të dinim se më 18 tetor 2019, (saktësisht një muaj më përpara), në Nju Jork të SHBA-ve, “Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore”, “Forumi Ekonomik Botëror” dhe “Fondacioni Bill & Melinda Gates” po kryenin një ushtrim (simulim) virtual mbi shpërthimin hipotetik të një krize globale me virusin korona?

Jo, as që do ta kishim imagjinuar një gjë e tillë?

Por, në fakt kjo është e vërtetë!

Me këtë rast organizatorët e këtij takimi, të cilin e quajtën “EVENT 201” (Ngjarja 201) e vunë në skenë si video-film për të treguar një pandemi të afërt në të ardhmen. Në film simulohet një shpërthim i një koronavirusi të transmetuar nga lakuriqët te derrat dhe përfundimisht sipas tyre bëhet i transmetueshëm te njerëzit, në mënyrë efikase nga personi në person. Patogjeni dhe sëmundja që ai shkakton janë modeluar kryesisht në SARS-COV-2…

Dhe kjo plandemi e simuluar ndodhi në realitet! Nga Wuhani i Kinës, Virusi Korona “SARS Covid-19” fillimisht përmes Italisë u përhap në Europë për kapluar pastaj gjithë globin!

Organizatorët e”Event 201″ thanë: “Përgjigjet e lojtarëve ndaj skenarit ndriçuan nevojën për bashkëpunim midis industrisë, qeverive kombëtare, institucioneve kryesore ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, për të shmangur pasojat katastrofike që mund të lindin nga një pandemi në shkallë të gjerë.”

Këto të dhëna janë publike në faqen e internetit “Event 201”:

Të dhënat themelore në faqen zyrtare

NGJARJA – EVENT 201

Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore në partneritet me Forumin Ekonomik Botëror dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates priti Eventin 201, një ushtrim i nivelit të lartë pandemik më 18 tetor 2019, në Nju Jork, NY. Ushtrimi ilustroi fushat ku partneriteti publik/privat do të jetë i nevojshëm gjatë reagimit ndaj një pandemie të rëndë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat ekonomike dhe shoqërore në shkallë të gjerë.

Vitet e fundit, bota ka parë një numër në rritje të ngjarjeve epidemike, duke arritur në rreth 200 ngjarje në vit. Këto ngjarje janë në rritje, dhe ato janë shkatërruese për shëndetin, ekonominë dhe shoqërinë. Menaxhimi i këtyre ngjarjeve tashmë tendos kapacitetin global, madje edhe në mungesë të një kërcënimi pandemik. Ekspertët pajtohen se është vetëm çështje kohe përpara se një nga këto epidemi të bëhet globale – një pandemi me pasoja potencialisht katastrofike.

Një pandemi e rëndë, e cila bëhet “Ngjarja 201”, do të kërkonte bashkëpunim të besueshëm midis disa industrive, qeverive kombëtare dhe institucioneve kryesore ndërkombëtare.

SIMULIMI I PANDEMISË

Një version të shkurtër me pikat kryesore të filmit në gjuhën gjermane mund të shikoni këtu:

https://www.youtube.com/watch?v=ekLJ692XyC

***

Një version i shkurtër me pikat kryesore të filmit në anglisht. Ngjarja 201 – Shtrirja kryesore e Ushtrimit Pandemik (Event 201 – Pandemic Exercise Highlights Reel)

PJESËMARRËSIT NË NGJARJEN – “EVENT 201”:

Në këtë aktivitet morën pjesë 15 persona nga fusha e ekonomisë, shëndetësisë, shoqatave private me ndikim dhe autoriteteve të ndryshme shtetërore e bankare:

1. Latoya Abbott, Drejtor i Menaxhimit të Riskut dhe Drejtor i Lartë Global i Shërbimeve Shëndetësore në Punë, Marriott International;

2. Sofia Borges, Zëvendës Presidente e Lartë, Fondacioni i OKB-së;

3. Brad Connett, President, Grupi Mjekësor i SHBA, Henry Schein, Inc.

4. Christopher Elias, President, Divizioni i Zhvillimit Global, Fondacioni Bill & Melinda Gates;

5. Tim Evans, Ish Drejtor i Lartë i Shëndetësisë, Grupi i Bankës Botërore;

6. George Gao, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve;

7. Avril Haines, ish-zëvendësdrejtor, Agjencia Qendrore e Inteligjencës; Ish-zëvendës këshilltar për Sigurinë Kombëtare;

8. Jane Halton, anëtare e Bordit, ANZ Bank; Ish Sekretare e Financave dhe Ish Sekretare e Shëndetësisë, Australi;

9. Matthew Harrington, Zyrtari Kryesor i Operacioneve Globale, Edelman;

10. Martin Knuchel, Shef i Menaxhimit të Krizave, Emergjencave dhe Vazhdimësisë së Biznesit, Lufthansa Group Airlines;

11. Eduardo Martinez, President, Fondacioni UPS;

12. Stephen Redd, Zëvendës Drejtor për Shërbimin e Shëndetit Publik dhe Shkencën e Zbatimit, CDC e SHBA;

13. Hasti Taghi, Zëvendës President dhe Këshilltar Ekzekutiv, NBCUniversal Media;

14. Adrian Thomas, Zëvendës President, Global Health Public, Johnson & Johnson;

15. Lavan Thiru, Përfaqësues Kryesor, Autoriteti Monetar i Singaporit.

_________

Burimi:

EVENT 201, A GLOBAL CHALLENGE EXERCISE

https://www.centerforhealthsecurity.org/event201/

***

Nën rrogozën e Plandemisë “Covid-19” po përgatitet Plandemia “SEERS 2025”.

PLANDEMIA “SEERS 2025”

Më 23 tetor 2022 në kryeqytetin e Bashkimit Europian, Bruksel (Belgjikë), Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondacionin Bill & Melinda Gates, në tryezën e tyre me moton: “Catastrophic Contagion. A global challenge exercise – 23 October 2022 (Infektimi katastrofik. Ushtrim për një sfidë globale, – 23 tetor 2022), kanë kryer një tjetër stërvitje pandemike. Fenomeni quhej “Severe, Epidemic, Enterovirus, Respiratory, Syndrome 2025”, SEERS 2025, (Sindroma e Rëndë Epidemike Enterovirus Respiratore, 2025, SREER 2025).

TË DHËNAT ZYRTARE

Në faqen e tyre zyrtare: “Catastrophic Contagion – A global challenge exercise, 23 October 2022” publikohen këto të dhëna:

INFEKTIMI KATASTROFIK

Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, në partneritet me OBSH-në dhe Fondacionin Bill & Melinda Gates, kryen Infektimin Katastrofik, një stërvitje tavoline pandemike në Takimin Vjetor të Sfidave të Madhe në Bruksel, Belgjikë, më 23 tetor 2022.

Grupi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve përbëhej nga 10 ministra aktualë dhe ish-ministra të shëndetësisë dhe zyrtarë të lartë të shëndetit publik nga Senegali, Ruanda, Nigeria, Angola, Liberia, Singapori, India, Gjermania, si dhe Bill Gates, bashkëkryetar i Fondacionit Bill & Melinda Gates.

Stërvitja simuloi një seri takimesh të bordit këshillues shëndetësor emergjent të OBSH-së, duke trajtuar një pandemi imagjinare të vendosur në të ardhmen e afërt. Pjesëmarrësit u ndeshën me mënyrën se si t’i përgjigjen një epidemie të vendosur në një pjesë të botës, e cila më pas përhapet me shpejtësi, duke u bërë një pandemi me një shkallë më të lartë vdekshmërie sesa COVID-19 dhe duke prekur në mënyrë disproporcionale fëmijët dhe të rinjtë.

Pjesëmarrësit u sfiduan të merrnin vendime urgjente të politikave me informacion të kufizuar përballë pasigurisë. Çdo problem dhe zgjedhje kishte pasoja serioze shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

VIDEOT

Vlera e Ushtrimeve

Kjo është një video e përdorur si pjesë e një prezantimi se pse ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme e gatishmërisë

***

Pikat kryesore

Kjo video ofron një përmbledhje të shkurtër të ushtrimit “Infektimi katastrofik”

PJESËMARRËSIT E USHTRIMIT

Për suksesin e këtij ushtrimi janë mirënjohës dhjetra individë nga shumë organizata.

Në veçanti janë:

1. David Blazes, Fondacioni Bill & Melinda Gates;

2. Chelsea Hamby, Fondacioni Bill & Melinda Gates;

3. Frankie Francavilla, Interface Media Group;

4. Loren Fitzgibbon, Empire Entertainment.

***

Nga Qendra për Siguri Shëndetësore:

Eric Toner, Lucia Mullen, Tara Kirk Shitet, Matthew Shearer, Debora Sandiford, Clint Haines, Andrea Lapp, Rachel Vahey, Sanjana Ravi, Diane Meyer, Prarthana Vasudevan, Anita Cicero, Tom Inglesby.

***

BILL GATES PARALAJMËRON PLANDEMINË E RADHËS: “INFEKTIMI KATATROFIK”!

https://www.facebook.com/reel/890120495754692/?s=single_unit

_______

Burimi:

Catastrophic Contagion – A global challenge exercise, 23 October 2022

https://www.centerforhealthsecurity.org/our-work/exercises/2022-catastrophic-contagion/

***

Plandemia “SEERS 2025” duket se, do të jetë sfida më e rëndë për mbijetesën e njerëzimit! Prandaj njerëzimi duhet të përgatitet, që të mos befasohet nga kjo plandemi e planifikuar!

Te zgjimi dhe bashkimi është shpëtimi 🤝

____________

Ilustrimet: faqet zyrtare të “Event 201” dhe të “Catastrophic Contagion. A global challenge exercise – 23 October 2022”

—————

COVID-19: E GJITHË E VËRTETA

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura