KRIMI DHE POLITIKA KRIMINALE!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 20 tetor 2021
Njerëzit mendojnë se krim është vetëm vrasja me armë, dhe se kriminelë janë vetëm ata që marrin jetë njerzish me plumb!
– Unë nuk mendoj kështu?
– Pse?
– Sepse nuk është krim as nuk janë kriminelë vetëm ata që vrasin dikë me plumb, por është krim dhe janë kriminelë edhe politikanët të cilët përmes sistemit të tenderimit, nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar e vënë pushtetin në shërbim të vetvetes dhe të klientelës së tyre !
Duke qenë kështu, rrjedhimisht mbi 80% e qytetarëve janë lënë nën mëshirën e fatit, të pa punë, me paga minimale, në varfëri të skajshme dhe të pashpresë për jetesë!
Kjo gjendje ka shkaktuar dhe po shkakton ikjen masive të të rinjëve dhe jo vetëm nga Kosova?
– A s’është ky krim?!
– Po është krim, madje është vrasje kolektive!
Prandaj personalisht shumëherë kam kërkuar dhe vazhdoi të kërkoj ndryshimin substancial të kësaj politike kriminale!
—————
Shtojcë:
NEPOTIZMI, KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR (2000 – 2020)
Nga Sheradin Berisha
https://pashtriku.org/sheradin-berisha-nepotizmi-korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar-2000-2020/