Një analizë për reflektim
Kush nuk pranon agjendën e Brukselit… rrëzohet!
KRYEMINISTRI I DIALOGUT DHE I NEGOCIATAVE ME SERBINË!
Nga Sheradin Berisha
Albin Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, por edhe pas fitores në këto zgjedhje, kishte deklaruar se dialogu me Serbinë do të jetë prioritet i shtatë (7), por tani e shohim se si dialogu me Serbinë është bërë prioriteti i parë i tij! Pse? Sepse agjendën e dialogut me Serbinë e përcaktojnë Brukseli dhe jo vetëm, e jo Albin Kurti!
Më 27 janar 2021, 18 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke u bazuar në rrjedhën e zhvillimeve rreth dialogut me Serbinë dhe ndikimin e shteteve të QUINT-it në këtë proces, kam bërë një analizë me titull: “KRYEMINISTRI I DIALOGUT!”
***
Në vijim ju ftojë të lexoni këtë analizë:
Nga arkivi i FB, 27 janar 2021
KRYEMINISTRI I DIALOGUT!
Nga Sheradin Berisha
Deri më sot asnjë kandidatë për kryeministër, që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nuk kanë treguar se në ç’mënyrë do t’i çasen procesit të negociatave me Serbinë, si njëra nga sfidat më të rënda për qeverinë e re!
Më 10 janar 2020 kam shkruar: “Më duket që agjenda e negociatave me Serbinë do përcaktoj qeverinë dhe të ardhmen e saj! Në politik për çështje të mëdha vendosin regjisorët, jo aktorët!”
***
Tani të kujtojmë rrjedhën e formimit të qeverisë Kurti (pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019) sfidat, rrëzimin e kësaj qeverie, mënyrën se si erdhi qeveria Hoti, kush ishin aktorët e kush regjisorët (?) dhe cili ishte qëllimi i kësaj maskarade?!?
– Qëllimi kryesor doli se ishte pranimi pa kushtëzime i negociatave dhe marrëveshjeve me Serbinë!
Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021! Pse? Sepse kemi një republikë të shpallur (më 17 shkurt 2008) nga pakoja e Ahtisarit, e cila dervion nga shumë marrëveshje ndërkombëtare, dhe si e tillë kjo ‘pako’ ka lënë të hapur derën e dialogut me Serbinë!
Për regjisorët (ndërkombëtarët) pas 14 shkurtit do të jetë i pranueshëm një qeveri vetëm me një kryeministër (aktor) që pranon pa kushtëzime dialogun me kompromiset e dhimbshme, të cilat dizajnojnë një marrëveshje finale me Serbinë!
Kush s’e pranon këtë agjendë rrëzohet!
Rrjedhimisht në planë të parë do të kemi një kryeministër të dialogut me Serbisë, i cili pas përfundimit të këtij procesi mund të merret mirëfilli me çështjet problemore të brendshme, siç janë:
– reformat në sistemin zgjedhor,
– në drejtësi,
– në prokurori,
– në polici,
– në AKI,
– në arsim,
– në shëndetsi, pastaj në luftimin e nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar etj.
______________
POLITIKA E PARTIVE NË REPUBLIKËN E AHTISARIT!