NJË SHPËRTHIM BËRTHAMOR ME ORIGJINË TË “PANJOHUR”!

Një shpërthim bërthamor me origjinë të “panjohur”!

Nga Oliver Stone, 2 maj 2022

Që nga viti 2014 e kam ndjekur situatën në Ukrainë, me Robert Parry-n në krye si mësues. Kam ndjekur djegiet në Odessa, persekutimin pa të drejta ligjore dhe vrasjet e gazetarëve, kryebashkiakëve, politikanëve dhe qytetarëve. Kam ndjekur ndalimin e partisë kryesore opozitare, e cila kishte sondazhe më të larta se qeveria Zelensky.

Jam tronditur nga urrejtja e qartë e shprehur kundër pakicës ruso-ukrainase. Është një histori e gjatë dhe e trishtuar që rrjedh nga grushti i shtetit i vitit 2014, i bashkë – inxhinieruar nga SHBA, që i hoqi Ukrainës neutralitetin dhe e bëri atë anti-ruse; Në tetë vjet që nga ajo kohë, rreth 14,000 njerëz të pafajshëm në Ukrainë janë vrarë, dhe asnjë prej të cilëve nuk u pasqyrua seriozisht nga mediat tona.

Kam parë me frikë në rritje gjatë javëve të fundit teksa Victoria Nuland doli sërish nga bluja, duke paralajmëruar rusët dhe ne – audienca e synuar – se nëse rusët përdorin një pajisje bërthamore të çfarëdo lloji, do e paguanin në ferr. Kjo u kap shpejt nga një mori zyrtarësh të administratës dhe kanaleve televizive në ditët në vijim, duke përforcuar të njëjtën ide – Rusia do përdori armët bërthamore.

E gjithë kjo vjen për shkak të rideklarimit të politikës bërthamore të Rusisë nga Putin, e cila me që ra fjala nuk është aq agresive sa sjellja jonë bërthamore. Kjo më bëri të pyes veten, pse ta përsëris këtë pa pushim? Së pari, ishin të gjitha akuzat për krime lufte që erdhën shpejt dhe furishëm dhe kishin nevojë për hetime dhe prova serioze.

Si rezultat, pyes veten nëse SHBA po përgatit skenën për një shpërthim bërthamor me rendiment të ulët, me origjinë të panjohur, diku në rajonin e Donbass, duke vrarë mijëra ukrainas?

Sigurisht, nëse kjo do të ndodhte, Zoti na ruajt, të gjithë sytë e botës do të rrotulloheshin, si një qen Pavlov, për të fajësuar Rusinë. Ai faj është vendosur tashmë paraprakisht, pavarësisht se kush e ka lëshuar pajisjen. Ky përdorim sigurisht që do të ndikonte në 50%-shin e mbetur të opinionit botëror, i cili nuk është në kampin perëndimor. Rusia do të ishte Satani, Beelzebub.

Mbani në mend, është e vështirë të dihet se nga është gjuajtur një pajisje bërthamore, veçanërisht në një situatë të shpejtë si kjo luftë, në të cilën duket se Rusia mund të akuzohet për çdo sjellje, pavarësisht se sa është absurde.

Ndoshta do të duheshin disa ditë për të zbuluar të vërtetën, por e vërteta nuk është e rëndësishme. Perceptim është, dhe SHBA po drejton një luftë perceptimi me aftësi të mëdha dhe forcë të hapur, duke ngopur valët e CNN/Fox dhe vendet tona satelitore në Evropë dhe Azi, siç nuk e kam parë kurrë më parë.

Duke bërë këtë, ne do të ishim një hap më afër për të marrë atë që shpresojmë të jetë një tjetër Yeltsin, i cili mund të krijojë për vendin tonë një tjetër mundësi të madhe ideologjike dhe biznesi.

Por, më e rëndësishmja, në ujdi, izolimi i Kinës nga Rusia. Sigurisht, Kina do të ishte objektivi i radhës nëse Rusia bie. Ky, besoj, është skenari i ëndrrave të anarkistëve neokonservatorë në qeverinë tonë për ta bërë atë që ata e konsiderojnë një “botë të bazuar në rregulla” më të mirë.

(E shqipëroi: Sheradin Berisha, Fb, 22 tetor 2022)

————-

Burimi:

Oliver Stone @TheOliverStone

My thoughts on some potential objectives

May 2, 2022

https://mobile.twitter.com/The…/status/1521203717453852672

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura