Të dhëna historike
KUJTESA KOMBËTARE PËR ETIKETAT KOMUNISTE TË PARTISË KOMUNISTE MARKSISTE – LENINISTE TË SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI (PKMLSHJ)
Nga Xhafer Durmishi
Përmbajtja e lëndës:
1. Kontinuiteti nga Lidhja e Prizrenit
2. Fundamenti i Programit të Lidhjes së Prizrenit
3.Tendencat për Lëvizje klasike të tipit të Lidhjes së Prizrenit duhet hudhur
4. Regjimi barbar i diktaturës komuniste titiste
5. Ndarja radikale nga e kaluara komuniste titiste-staliniste
6. Telegrami ngushëllues për vdekjen e Shokut Tito
7. Kishim nevojë për rrobaqepësin e flamujve kombëtar
8. Përshëndetja e Jusuf Gërvallës për nevojtarët e rrobaqepësit në ditën e Flamurit kombëtar
9. Nuk pranon biseda vetëm në katër sy
10. Pranon biseda vetëm në katër sy
11. Mjerisht me këtë takim përfundoi edhe bashkëpunimi ynë
12. Udbashin Abdullah Prapashtica, që dikton letra, duhet ta lëmë t’i lëpijë kockat
PAKISTANI dhe PKMLSHJ
13. PAKISTANI
14. PKMLSHJ
***
1. Kontinuiteti nga Lidhja e Prizrenit
Abdullah Prapashtica: ”Me dekada të tëra vendi dhe populli i ynë ju ka nënshtrua një presioni të tmerrshëm psikologjik në fushat sociale, ekonomike, kulturore, politike, ideologjike e fetare. Për këto vite shqiptarët me tëra këto kushte ia arritën të shkundin pluhurin e harresës historike dhe të dalin në arenën ndërkombëtare si faktor i cili më nuk mundet të mohohet. Kjo është rezultat e kontinuitetit të Lëvizjes Kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit e 10 Qershorit 1878, e cila i refuzoi vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë, e deri te Lëvizja Vetëvendosje e 10 Shkurtit 2007 e cila e refuzoi Planin e Ahtisarit për demontimin e kombit shqiptar përmes të teorisë mbi “MULTIENICITETIN” e trojeve tona etnike shqiptare.” (Pse po heshtet mbi përmendoret e Rankoviqit dhe të Millosheviqit në Prishtinë?; 18 Shtator 2011 22:05; kosovapress.com)
2. Fundamenti i Programit të Lidhjes së Prizrenit
Abdullah Prapashtica: ”I tërë koncepti i Platformës Politike për Republikën Shqiptare të Kosovës i hartuar nga ideologët e PKMLSHJ (Partia Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi), pran asaj që për fundament qenësor kishte Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878, kjo Platformës Politike mbështetej edhe në Bazat Teorike të Eduard Kardelit mbi Zgjedhjen e Çështjes Nacionale Sllovene dhe në Bazat Praktike të Lëvizjes Masovike (MASPOK) Kroate të viteve të 1970 për sh´fuqizimin e centralizmit unitarist të Beogradit dhe për fuqizimin e sovraniteti të Republikave që përbënin RSFJ.” (RRUGËTIMI DREJT 17 SHKURTIT TË DYTË; Publikuar më 18 shkurt, 2013 në orën 20:10, www.albaniapress.com)
Abdullah Prapashtica (dhe PKMLSHJ): “Ju komunikojmë edhe njëherë se qëndrojmi para asaj që u tha edhe në letrën e 17.II.1985, dhe nga ju kërkojmi që sa më parë të na paraqitni përfaqësuesit kompetent të OMLK e LNÇKVSHJ të mëparshme që sa më shpejt që është e mundur të bëjmi një takim. Edhe në bisedat që i patëm me shokët që i cekëm kemi theksuar dhe po ju lusim edhe njëherë që në mesin e atyre që do të ju përfaqësojnë të mos jenë ata që deri më tani penguan bashkimin dhe që shkaktuan përçarjet, që ishin zbatues të komploteve, që kanë bërë veprime antiparti e antilëvizje dhe ata që kanë patur çfarëdo kontakti me reaksionin e vjetër ballisto-ustash. Sepse ata që kanë punuar kundër bashkimit dhe që janë kundër tij, sigurisht që këtë rrugë do ta vazhdojnë.
Presim përgjigje me shkrim gjatë muajit Qershor.
shokët e PKMLSHJ” (Letër Xhafer Durmishit-Skenderit, 13 shkurt 1985)
3. Tendencat për Lëvizje klasike të tipit të Lidhjes së Prizrenit duhet hudhur
Abdullah Prapashtica: “Sa i përket vetë organizimit të këtyre organizatave ato organizohen nga përbërjet e ma parshme me tituj të njejt në tri drejtimet veç e veç (për shkaqe objektive), kurse kordinimin dhe udhëheqjen e tyre e bën Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ që do të thotë se Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ qëndron mbi Komitetet Qendrore (apo si emnohen) të këtyre organizatave. Konkretishtë, p.sh. nga Kryesia në tri drejtime shtrohet realizimi i këtij vendimi!
Pra tendencat që të mos respektohet ky vendim dhe LRSHJ të shëndrrohet në Lëvizje klasike të tipit të Lidhjes së Prizrenit, duhet hudhur, sepse LRSHJ nuk është lëvizje klasike patriotike por është lëvizje e cila përkrah pavarsis dhe barazis kombtare, për të cilat lufton, njëkohësisht zhvillon edhe luft klasore. Andaj kjo duhet të kutphet nga të gjith, dhe nuk ka lëkundje nga ky vendim.” (Letër Osman Osmanit, 14 qershor 1982)
4. Regjimi barbar i diktaturës komuniste titiste
Abdullah Prapashtica: ”Adem Demaçi ishte disidenti kryesor kundër regjimit barbar të diktaturës komuniste titiste dhe ju megjithatë e injoruat Adem Demaçin dhe Ju personalisht privatisht ishit pas zgjedhjes se Behxhet Pacollit për president.” (Letër publike Ambasadorit të SHBA Christopher Dell, në lidhje me deklaratën për marrëveshjen e Brukselit; Publikuar më 10 dhjetor, 2011 në orën 21:50, albaniapress.com)
5. Ndarja radikale nga e kaluara komuniste titiste-staliniste
Abdullah Prapashtica: ”- Ligji Zgjedhor i cili së pari; – do të duhej të përjashtonte nga pjesëmarrja në zgjedhje të njerëzve të pushteti të ish-LKJ të regjimit diktatorial të ish-Jugosllavisë, gjë që kishte mundësuar një ndarje radikale nga e kaluara diktatoriale komuniste titiste – staliniste dhe vendi do hynte në një epokë të re historike pa gjarpërinjtë e se kaluarës titiste nëpër këmbë.” (THIRRJE LIDERËVE TË PARTIVE POLITIKE QË MENJËHERË TË NDALIN ARMIQËSITË DHE TË FILLOJNË MOBILIZIMIN PËR MBROJTJE NGA AGRSIONI SERB Publikuar më 07 korrik, 2012 në orën 01:11 albaniapress.com)
6. Telegrami ngushëllues për vdekjen e Shokut Tito
Aktgjykim: ”I akuzuari Nusret Ahmeti, në mbrojtjen e vet ka deklaruar se në vitin 1978, mes Osman Osmanin, kanë biseduar rreth çështjes pse Kosova nuk zhvillohet sa ka mundësi, e në një rast tjetër për ato çështje ka biseduar së bashku me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticën, pas dy-tre muajsh prej atyre bisedave në korzo në Prishtinë është takuar me Osman Osmanin e ai i ka thëne që të shkoj në shtëpinë e Abdullah Prapashticës, e për vehte thotë se ka vepruar ashtu, ku është takuar me Osman Osmanin, Rexhep Maqedoncin, Lutfi Meqedoncin, Adem Prapashticen, Abdullah Prapashticen, Kadri Cakiqin, Faton Topallin, dhe Skenderin. Në bisedë e sipër, siç thot ky i akuzuar, ka kuptuar për ekzistimin e PKMLSHJ, e Osmani e ka spjeguar për qëllimet e kësaj partie, duke e komentuar platformën, e duke treguar se duhet organizuar në formë të treshit. Pas një kohe, prej këtij takimi, ka shkuar te Abdullah Prapashtica, e me atë rast Abdullahu i ka diktuar e ky ka shkruajtur letrën për organet politiko-shoqërore, me të cilën e ka njohtuar për ekzistimin e PKMLSHJ. Më tutje thotë se në shtëpinë e Osman Osmanit, me Abdullah Prapashticën e kanë shkruajtur telegramin ngushllues me rastin e vdekjes së Shokut Tito.” (P-K.nr.167/82; Ethem Çeku, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, faqe 672)
Në libër thuhet shumë qartë se është fjala për telegram ngushëllues dhe jo për telegram të asnjë natyre tjetër. Prandaj telegrami ngushëllues me rastin e vdekjes së Shokut Tito mund të kuptohet vetëm ashtu si ka qenë: si telegram për të treguar pjesëmarrjen në dhembjen e LKJ-së, një telegram i shprehjes së simpatisë, ashtu siç janë telegramet e tilla në të gjithë botën, e në të gjitha kulturat.
7. Kishim nevojë për rrobaqepësin e flamujve kombëtar
Abdullah Prapashtica: ”Takimi i Komisionit për Bashkim të PKMLSHJ me Sabri Novosellen u iniciua jo pse ne kishim informacione se ai është anëtar i udhëheqjes së LNÇKVSHJ, por se na duhej një lidhje e sigurt që të na ven në kontakt me Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën. Për Sabri Novosellën e dinim qe ishtë rrobaqepës nga Prishtina dhe se ishte dënuar me Adem Demaçin pse i ka qep flamujt kombëtarë qe janë shpërnda ne vitin 1963/64 dhe se është vëlla i Selatin Novosellës që ishte njeri nga organizatorët e demonstratave të 1968, e qe ne e çmonim shumë si shok të Osman Dumoshit, i cili ishte lider i demonstratave të 1968. Prandaj thirrjet për Bashkim me Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën i dërguam përmes Sabri Novosellës nga Adapazari. Sipas Sabri Novosellës, ai ato letra ua dërgon Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës dhe pas rreth një muaji vjen te ne një përgjigje me shkrim, me dorëshkrimin e Jusuf Gërvallës.” (17 SHKURTI – 4 VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË DHE 30 VEJTORIT I THEMELIMIT TË LPK -së; Publikuar më 19 shkurt, 2012 në orën 18:44 albaniapress.com dhe E marte, 21.02.2012, 08:55 PM në zemrashqiptare.net)
http://www.zemrashqiptare.net/news/26516/rp-0/act-print/rf-1/printo.html
8. Përshëndetja e Jusuf Gërvallës për nevojtarët e rrobaqepësit në ditën e Flamurit kombëtar
Fjalët që Jusuf Gërvalla ia thotë Abdullah Prapashticës dhe PKMLSHJ-së në festën e 28 Nëntorit 1981, i boton në Zërin e Kosovës që ka dalë në janar 1982. Për këtë citat më poshtë është fjala dhe për të cilin shkruan Ibrahim Kelmendi në romanin Atentatet.
Jusuf Gërvalla: “Po të kihet parasysh pesha historike e situatës aktuale, një detyrë prioritare del bashkimi optimal i organizatave e grupeve komuniste, patriotike e revolucionare, të cilat luftën kombëtare dhe shoqërore të popullit tonë të shumëvuajtur e marrin në tërë seriozitetin e saj. Ato grupe e organizata, që bëjnë
-lojën e “politikës së madhe”,
-lojën e arrivizmit revolucionar,
-të udhëhequra prej karrieristësh megalomanë, dhe ato që
-janë organizuar prej elementësh të dyshimtë
-e tani mbjellin në radhët e njerëzve tanë anarki dhe
-sjellin dezinformime në fitim të qeverisë së Beogradit,
-i ftojmë të heqin dorë nga rruga e tyre e gabuar.”
(T’I JAPIM SHTYTJE TË RE LUFTËS, Zëri i Kosovës, janar 1982, faqe 1-2)
Me fjalët me ngjyrë të plotë dhe të nënvizuara Jusuf Gërvalla i përdorë për Abdullah Prapashticën dhe shokët e tij.
9. Nuk pranon biseda vetëm në katër sy
Abdullah Prapashtica: ”Por, pas vrasjes së tyre, neve na paraqitet Sabri Novosella si përfaqësues i LNÇKVSHJ. Ne i besuam atij, duke ditur se ai ishte dënuar së bashku me ADEM Demaçin! Mirëpo me që vetëm ai do të ishte i pa pranueshëm për vazhdimin e bisedimeve, Sabri Novosella e sjell me vete një Durmishin. Ishte hera e parë dhe fundit që jam takuar me këtë njeri në Ankara, me 17 Shkurt 1982.” (ATA QË MERREN ME INTRIGA KUNDËR LUFTËTARVE TË LIRISË OSE JANË TË ÇMENDUR OSE JANË TRADHTARË; Publikuar në albanispress.com, më 02 maj 2011 në orën 01:19)
10. Pranon biseda vetëm në katër sy
Xhafer Shatri: “Kur ka ardhur te botimi i komunikatës, përfaqësuesi i ish-OMLK-së ka insistuar që ajo të përpunohet pak, por në esencë të mbetet e njëjta, dhe i ka bërë ndonjë plotësim, ashtu siç qe vendosur, dhe e ka dërguar në botim, mirëpo përfaqësuesi i ish-PK… ka insistuar në që në komunikatë të futet pasusi se prijëse ideore e Lëvizjes do të jetë Partia Komuniste, gjë që në fillim tingëllonte fare padajllëzisht… Njeriu kur të bashkohet me dikend të luftoj për të njëjtin qëllim aty s’ka asnjë vend dyshimi, dhe thënë të drejtën sikur të mos ishte përfaqësuesi i LN… kjo do të bëhej, mirëpo ai duke i njohur mirë ua hetoi qëllimin, dhe kuptohet doli komunikata që thotë se LRSH është një organizatë unike e operative… U zgjodhën organet e përkohshme udhëheqëse, por në mbledhjet e tyre mungonte përf. i PK… ai insistonte rregullisht që të flasim vetëm në katër sy.” (Qarkore në emër të Redaksisë së Zërit të Kosovës, qershor 1983)
11. Mjerisht me këtë takim përfundoi edhe bashkëpunimi ynë
“Pasi i përgëzova shokët e Gjenevës, Ejup Ahmetin dhe Elfi Agushin, për organizimin e mirë të demonstratës, (së 10 dhjetorit 1982 në Gjenevë-shën i Xh.D.) ata më takuan me Xhafer Shatrin, të cilit i kërkova bashkëpunim… edhe pse më premtoi me fjalë të „sinqerta“, mjerisht me këtë takim përfundoi edhe bashkëpunimi ynë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, f.54)
12.Udbashin Abdullah Prapashtica, që dikton letra, duhet ta lëmë t’i lëpijë kockat
Xhafer Shatri: ”Me Nuhiun po “letërkëmbejmë”. Po na dërgon letra që po ia dikton AP (Abdullah Prapashtica-shën i red.) Përmes tyre po përpiqet me tërë qenien e vet ta kuptojë se çka e kemi ndërmend të ndërmarrim. Natyrisht, s’ka mundur të blejë asgjë dhe tash e ka qitur viçin (të gjitha letrat e tij janë shumë provokative) dhe po thotë hiç më pak se “Punëtorët” po i qetë ish-LNÇKVSHJ! Po kërkon takim me “përfaqësuesit e OMLK-s” (Po e përsëris, këtë po e bëj me keqardhje, që të mos ndodhë ndonjëherë të dalë diçka nga letërkëmbimi ynë…). Do t’ia kthej një përgjegje dhe do t’i them merri dy shokët e tu, pra Sk. (Skënderin=Xhafer Durmishin-shën i red.) dhe shokun në Turqi, dhe eja të bisedojmë.
Pra loja duhet vazhduar… ata duhet t’i tërheqim për gjuhe ngadalë ngadalë. Natyrisht pa ia përmendur kurrë “Punëtorët” ose fraksionin. Zotriun e tij, udbashin AP duhet ta lëmë le t’i lëpijë kockat Përshëndetje revolucionare Xhema (Xhafer Shatri) (Letër Qendrës Ekzekutive –Hasan Malës, Faridin Tafallarit dhe Ibrahim Kelmendit, shtator 1983-shën i red.)
PAKISTANI dhe PKMLSHJ
13.PAKISTANI
Thirrja për krijimin e një shteti të pavarur Islamik në nënkontinentin Indian daton nga viti 1930 në një fjalim të
Sir Muhammad Iqbal, një poet e filosof, dhe gjatë asaj kohe president i All India Muslim League (pas pamvarësisë së Pakistanit, shkurtimisht Muslim League). Argumenti i tij ka qenë që katër provincat veriperëndimore dhe regjionet e Indisë Britanike (British India) – si janë Sind (Sindh), Balochistan, Punjab, dhe North-West Frontier Province (tani Khyber Pakhtunkhwa)—do të duhej një ditë të bashkohen në një shtet të pamvarur Mysliman.
Gjatë asaj kohe ka munguar emri që mund ta përshkruaj një shtet të tillë të Azisë Jugore, ku Myslimanët do të bëheshin zot të fatit të tyre. Ajo detyrë (për gjetjen e emrit) i ka ra Choudhary Rahmat Ali (në foto) dhe tre kolegëve të tij të Cambridge -it, të cilët e kanë krijuar emrin si shkurtesë prej inicialeve:
–Punjab,
–Afghania (North-West Frontier Province),
–Kashmir, dhe
–IndusSind, të kombinuar me prapashtesën –stan nga
-Baluchistan (Balochistan).
Më vonë është nënvizuar gjithashtu, se fjala PAKISTAN, kur të përkthehet nga gjuha Urdu, mund të kuptohet edhe si “Land of the Pure.”
Historianët dhe opinioni i interesuar e din origjinën e emrit PAKISTAN. Por ka edhe me miliona që nuk e din dhe e mendojnë si një emër që nuk ka të bëjë me shkurtesa e me iniciale.
14. PKMLSHJ
Në faqen pashtriku.org gjendet i publikuar punimi i Osman Osmanit me titull:Organizata për Republikë-PKMLSHJ (2017)
Fjala “komuniste” nga Osman Osmani në këtë punim prej 42 faqesh, përmendet vetëm dy herë dhe atë kur përmendet Lidhja e Komunistëve të Kosovës, dhe vetëm njëherë përmendet në formë të cituar nga Ibrahim Qavolli. Fjala PKMLSH – PKMLSHJ përmendet 61 herë.
Është kulturë që në punime historike, të shpjegohen shkurtesat, por Osman Osmani dhe PKMLSHJ nuk e bëjnë atë me shpresë së populli harron domethënien e kësaj shkurtese duke shpresuar se kjo shkurtesë – PKMLSHJ, një ditë të kuptohet e lexohet ashtu siç lexohet shkurtesa e emrit të Pakistanit në ditët tona.
Kjo sjellje e ky veprim nuk tregon siguri, por në themel e ka frikën se populli i cili ka vuajtur prej krimeve në emër të komunizmit, e nga etiketat e komunizmit, t’a vendosë edhe këtë organizatë në mesin e organizatave me ide e me praktika të falimentuara, të cilët:
-nuk janë mjaftuar me u quajtur vetëm komunist,
-nuk janë mjaftuar me u quajtur vetëm marksistë,
-nuk janë mjaftuar me u quajtur vetëm leninistë, por me të tre emrat së bashku.
Shkurtesa PKMLSHJ është e paimagjinueshme pa emrin e plotë: Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi, Parti e cila i ka marrë këto etiketa me të vetmin qëllim e me të vetmen shpresë se mund t’i dominoj të tjerët, vepër në të cilën ka dështuar.
Suedi, Maj 2023
==============
Nga arkivi i LRSHJ-së (1982)
LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E KLASËS PUNËTORE DHE POPULLIT SHQIPTAR NË RSFJ, SI PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së …
Shkruan: Abdullah Prapashtica, Ankara 14 qershor 1982